Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

<< E Para  < Me pare | Faqe:  1 | 2 |
Shikime: 2771 - Replika: 14




POSTED BY: Ademi on 06/26/2008 03:26:25


MOS BRAKTISNI VLERAT TUAJA

“Kurr e huaja – e jote s'bëhet”
gjithë kështu të parët ne na kanë thënë,
mos lakmoni në dhena të huaja
se këtu e kemi të vetmen nënë.

Atë ngrohtësi që na e shtrinë nëna,
askush në botë s'mund të na e ofrojë,
veç në këtë vend na shihet nama
kush si nëna, s'mund të na dojë.

Mos braktisni vlerat tuaja,
mundi i të parëve të mos shkojë kot,
këtu të punojmë ne ditë e natë
vendit tonë t'i dalim zot.

Kalamajt tonë si petrita
sa të mençur e sa të shkathtë,
për çdo ditë iu shtohet rrita,
në botë nuk ka fëmijë më të aftë.

Bukuroshet që ne i kemi,
sa të shëndosha e sa të dlira,
pa të dashur mos i leni
se të huajat s'janë më të mira.

Kullat tona me frengjia
qe perskuan gjithë historinë,
s'i tund era e as stuhia,
ia shtojnë vendit madhështinë.

Gjithë këto fusha dhe blerina
e ato male që shqip frymojnë,
mos t'i lëmë si fëmijët jetima
se edhe gurët do të na mallkojnë.

Dhe, për këto troje stërgjyshore
që aq shumë herë i lamë me gjak,
për këtë tokë të shenjtë arbërore
edhe vdekja na është pak.

 





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: Ademi on 07/06/2008 11:43:22


PREHJA NË QYTETIN TIM

 

Shkova e kah nuk shkova,

gjithkah më përplasi jeta,

Askund si në qytetin tim

prehje kurr nuk gjeta.

 

Shpesh dal fushave plot bári

e kënaqem me shumë begati,

vreshtat me rrush si qehlibari

vendit i japin imazh të ri.

 

Djelmoshave si tarzana

qiftat askund nuk ua gjanë,

të dijes e të punësi ka lindur nëna

një meter gjoksin e kanë.

 

Bukuroshet si zana të malit

veç zoti kështu ka ditur t’i falë,

si fluturat shkojnë përkrah djalit

e mua, zemra më bëhet mal.

 

Djem e vasha të reja

janë të penës e të pushkës,

dinin të godasnin si rrëfeja

kur hov duhej t’i jepej luftës.

 

Burra vigana me mustaqe

e plisa të bardhë në kokë,

më duken si lulet në bahqe

në gëzime e hidhërime janë tok.

 

Sabahudini kur shtërngon penen

kush mund t’i del përpara?

si lulja kur zbukuron pemen

më duket Fitore Metbala.

 

Laps të hollë e të mprehtë

kush mund të ketë si Agimi?

shkrime qe të kënaqin bëjnë

Besmira, Xhela, Fahredini, . . .

 

Eeeej! Këto qe i zuna n’goje

janë vetëm një minimum,

të mirat që ka Rahoveci

sikur nuk kanë fund.





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: Ademi on 07/25/2008 02:48:59


Për knaqësinë dhe rrespektin shumë të lartë që kam ndaj Ledio, Erionit, Iliria-s dhe LESIANA. e kurrsesi nga këtu nuk përjashtohen edhe lexuesit tjerë të nderuar, sot po postoj një poezi kushtuar një burri të Madh të Drenicës kreshnike, bashkëluftetar dhe anëtar i Shtabit Suprem të çetës së heroit të pavdekshëm kombtar Shaban Palluzha, përjetues dhe mbijetues i masakrës famkeqe të Tivarit të cilen e kishte përjetuar edhe babai i im, tash një plak i cili më 15. 07. 2008. kishte ditëlindjen e 84-të e i cili akoma vazhdon së shkruari dhe punuari me kompjuter për të pasuruar sfondin e veprave të tija të jashtëzakonshme të cilat ndriqojnë disa ngjarje historike pothuajse të pandriquara deri më tani siq jan:
1. Tragjedia e Tivarit, 2. Masakra e Tivarit, 3. tri vëllime voluminoze mbi luften e Drenicës dhe komandantit Shaban Palluzha 4. Lufta e Prellofcit dhe Skënderajt dhe 5 një tjetër që momentalisht nuk po më kujtohet emëri, e ky është i Madhi  AZEM HAJDINI - XANI.

    I KAM  LAKMI
Azem Hajdinit-Xani në ditëlindjen e 84-të 15. 07. 2008


Njeriu jeton sa vepra e tij

e kujtimi për te nuk zhbëhet kurr,

kur len gjurmë në histori,

lind si engjëlll e vdes si burr.

 

Të vish nga çerdhja e shqipeve të malit,

nga Drenica e jonë kreshnike,

të luftosh përkrah Shabanit

është një vepër shumë heroike.

 

Një Tivar famkeq të mposhtësh

që për shumë kend ish fat i zi,

përball bishave të mos gjunjëzohesh

e të mbijetosh është mrekulli.

 

Kur shumë sfida tejkalon e

faqebardhë mbetësh përhera,

gjithë shoqëria të admiron

si njeri që ka shumë vlera.

 

Burr i burrave Azem Xani

lindë e rritë në Polacin trim,

një shekull jete atdheut i fali

thellë ka hy në shpirtin tim.

 

Vepra e tij është e përmotëshme

brezat këtë do e ruajnë përhera,

si feniks do të ripërtrihet

qe të iu prijë në vepra tjera.

 

Udhërrëfyes është për rininë

qe atdheun më shumë të dojë,

sa më shumë të çmojë lirinë

kurr asgjë të mos e sfidojë.

 

Në këto pak vargje që rradhita

shumëçka mbeti e pathënë,

por, shumë më shumë do flasin veprat

vetë Azemi që na i ka dhënë.





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: Ademi on 08/15/2008 13:15:00


NDARJE QË SHËMTON 

Atëbotë, Zoti nuk të fali të gjymtuar

por të stolisi si një krijesë hyjnore

që i tëri të jetosh i bashkuar

shpinë për shpine e kapur dorë për dore. 

 

Por, diçka e trishtë shpirtrat trazon e

si ëndërr e keqe, diç të mirë nuk thotë,

forcërisht  në gjoks zemrat  shtrëngon

e fytyrat engjëllore don të lajë në lotë.

 

Të kishin larguar nga logu i kuvendit

e për  ty, së prapmi pa ty flitej,

të bënë  edhe tabu të kohës e vendit

e flamurin të ndaluan të valëvitej.

 

Të vranë, të dogjën, të sakatuan...

kushdo që zgjohej më i pari,

si bishat pamëshirshëm të copëtuan

vetëm pse kishe mish e gjak shqiptari.

  

Ndalem, mendoj dhe pyes vetën

mbase , nuk jam duke kuptuar ?!

si të tjerët pse të mos e kesh jetën

vallë, edhe  me këtë duhet pajtuar?!

 

Jo, jo! shëmtimin nuk ke për të duruar

e përbindësha nuk do të ketë këtupari,

si vëllezër e motra keni për të bashkëjetuar

Ti, Ibri, Buna dhe Vjosa e Vardari.

 

Dhe, ky vend prapë do të bëhet ILIRI

e me ty më kurrë nuk do të abuzohet,

do të jetosh me dinjitet e krenari

në trojet e tuaja ku lirshëm do të frymohet.

 

Të jetosh i denjë si e gjithë njerëzia

këtu ku me shekuj ke varret e të parëve,

për çka e di kjartë edhe parahistoria

ç’ prej se këtu nuk vinte erë e barbarëve.

 

Në këtë tokë që Zoti e kishte krijuar

e për Zot të sajë vetëm ty caktoi,

këtë tokë të shenjtë e të bekuar

që ndër shekuj me ty bashkëjetoi.

   

Kush misionin e shenjtë nuk ndihmon

që penën e pushkën tok  t’i bashkojë

e At-Mëmëdheut veten nuk i kushton

përjetësisht kjo tokë do të  mallkojë.

 

 





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: Ademi on 09/17/2008 14:32:55


RETROSPEKTIVË

 

Kur lartë mbi re fluturova

nuk kisha frikë e as stres

mu duk se shqipës ia kalova

e në tokë, kurrë më nuk zbres.


Bjeshkët më bëheshin livadhe,

lisat nuk më dukeshin si lisa,

poshtë nuk shihja asgjë të madhe

e besa as shqiptarë me plisa.

 

Atje kishte mirë të hahet e pihet,

për asgjë nuk më dhimbte koka,

poshtë lash ata që iu rrihet

e të tjerët mos t’i mbajë as toka.

 

Besa as gocat nuk më mungonin

ato gushëbardha si pëllumbesha,

në çdo kohë më shoqëronin

shtat’hedhura ishin, si princesha.

  

Mendova, këtu ku tash jam unë

askush nuk do të më arrij,

bota le të bëhet shkrumë

veç flaka tek unë mos të vij.

 

Unë, duhej përmbushur premtimet

ndaj edhe shpesh më duhej të  udhëtoj,

por edhe mua më nevoiten pushimet

gjithëmonë, unë nuk mund të punoj.

 

E për faturat kur të pasojnë

as që dua për për të ditur

plisbardhët për to le të punojnë

pse? nga unë çka kanë papritur?!

 

Një këthim prapa nuk imagjinohej

të vinte koha prap të zbrisja në tokë,

veç aeroplani uroja të mos rrëzohej

çmimin e gjithë kësaj të paguaja me kokë.

 

Por, koha nisi të ndërronte

mbi kokë qielli më nxihej,

për dreq, askush nuk më tregonte

se lartë tokës gjithëmonë nuk rrihej.

 

Tash po iu bindem fjalëve të urta

se “kungulli gjithë mbi ujë nuk shkon”

gjithëmonë në lartësi jeta nuk po u bëka

“rënia nga lartë, shumë më tepër dëmton”.





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top
11/20/2008
<< E Para  < Me pare | Faqe:  1 | 2 |



*** Faqet.Com ***