| Shikime: 2772 - Replika: 14 |
|
| POSTED BY: Ademi me 05/14/2008 11:56:20 |
|
KROI QE NUK SHTERROI
Diçka më sillet nëpër kokë. Ndalem, përqendroj shikimin. Disi emocion të shtuar kam sot, nuk shmang dot përmallimin.
Në fytyren burrërore të një veterani shikoj një shpirtë të madh shqiptari. Shikoj burrin që i përngjan një vigani trimit me fletë e burrit si skyfter mali.
Shumëçka unë shoh tek Reshat Arbana. Më bëjnë përshtypje edhe thinjat e tia. Një burrë që rrallë mund të lindë nëna, si këtë të rrallë i ka, jo vetëm Shqipëria.
Kur aktron Isa Boletinin, përulet, shtërngon e puthë flamurin, duani, mbani, lartësoni trimin – virtyte të larta ka, që stolisin burrin.
Kur deklamon At Gjergjin e Madh, atë kolos të shqiptarisë, të bën të ndjehesh hero e zemra bëhet mal, ballhapur e krenar, si bir i Shpipërisë.
Për të gjallë t’i këndosh këngen thonë se nuk është në traditë. Por, për burrat si Reshat Arbanen s’e kuptoj dot, çfarë tjetër duhet pritë.
Të jetojë edhe poaq vite sa i ka mbushur sot, për gjithë veprat e tija stoike t’a shpërblejë, vetë i Madhi Zot.
--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
|
|
| POSTED BY: Ledio on 05/16/2008 18:23:42 |
|
--------------------------------------------------------------
aka MiNiMaL :: FASHION AGENCY: Public Relations, Style, Movement of People
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Ademi on 05/17/2008 07:18:48 |
|
Ledio, të falemnderit për komplimentin. Nga xhaxhi Adem
--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Erion on 05/18/2008 04:52:28 |
|
I dashur Xhaxhi Adem! Mbi te gjitha nuk kane mbarim vlerat e artit, poetit. " Kombin e bejne poetet " ka thene poeti yne i madh Lazgush Poradeci. Ndikimi i artit ne vlerat kombtare eshte krejt natyral. Faleminderit per poezite tuaja te bukura, dhe te nevojshme per dashamiresit e letersise!
--------------------------------------------------------------

|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Ademi on 05/18/2008 11:12:52 |
|
Shumë i rrespektuari miku im Erion,
nga zemra të falenderoj për kujdesin dhe rrespektin që ke ndaj meje. Nganjëherë më duket që së tepërmi më lartëson por ok, le të jetë kjo një shtytje për punë më efikase duke logaritur edhe në ndihmesen tuaj si një krijues i ri e i mirëfilltë dhe që premton shumë. Le të vazhdoj të postoj edhe një poezi për një vlerë tjetër kombtare, për një yll të shkencës së mjekësisë shqiptare, doktorreshen e mirënjohur Silva Bala nga Tirana që fatmirësisht nuk është e vetmja.
MAJA E MADHËSHTISË - doktoreshës Silva Bala -Tiranë
Sa herë mendja tek ti më shkon zotin tim më përkujton, Ti një jetë të dytë më fale rrofsh e qofsh Ti sa këto male.
Për një kohë pse nuk të shkrova mos pandeh se të harrova, të kam në mendje të kam në zemër Ti për mua nuk je veq emër.
Në mes yjesh që shëndrijnë në qiell je si hënë e je si diell, Ti shkëlqim i jep atdheut se je mbesa e Skënderbeut.
Kurr ty forca s’të ka munguar popullit tuaj për t’i ndihmuar, je e rralla e shqiptarisë Ti je Maja e Madhështisë. Për sa Shqipëria të ekzistojë vepra jote do të jetojë, lum të dashurit qe të kanë lum ata qe të thërrasin nënë.
Me këto vargje unë që shkrova për Ty të shkruaj nuk përfundova, lapsi im kurrë s’do të pushojë për Ty të shkruaj kurrë s’do të ngurrojë.
E pavdekshmja Silva Bala nga Ademi ke shumë të fala, për sa të kam jetë në këtë botë Ty do të di njeri dhe zot.
--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Erion on 05/21/2008 03:36:39 |
|
Miku im i shtrenjtë xha Ademi, Ju lartësoj sepse e meritoni! Të jesh poet, (apo me qenë poet) do të thotë të kesh shpirt të mirë dhe zemër të madhe. Prandaj ju qëndroni shumë lart!!!
--------------------------------------------------------------

|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Ademi on 05/22/2008 05:29:53 |
|
HOMERIT TË SHQIPËRISË Lum shqiptarët e lum Shqipëria për nj’at yll që ua dha zoti, lakmi i pat këtij gjithë njerëzia e kish shpirtin të kthjelltë si lotii
Humanist e dijetar, si At Gjergji është vështirë me le, mbi të gjitha atdhetar – prijatar në shkencë e fe. Nga e muar atë energji aq me forcë të dojë Shqipërinë këtë veç zoti mund ta dij që i dha Gjergjit madhështinë. Motet ndërrohen si â zakoni por kujtimi vie tu u shtue, këngët e tij tash lirshëm këndohen dhe s mund kush më me i ndalue. At Gjergj Fishtës të madhit vëlla le t’i këndojmë lavdi përherë për gjithë veprat që na i la si një engjëll i krishterë.
--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: Ademi on 05/31/2008 14:48:02 |
|
SKYFTER MALI -Kushtuar deshmorit të kombit – Tahir Sinani
Dua të shkruaj ca rreshta për një gjak të dlirë shqiptari qe u derdh për troje të veta trashëgim që i kishte lënë i pari.
Dua t’i këndoj një trimi atdheut jeten që i fali, dua t’i këndoj një shpendi me krah si skyfter mali.
Këndoj për at trim Tropoje të fortë për nga ideali, që kurr nuk u kursye e luften kurr s’e ndali.
Të mbronte pragun e shtëpisë amanet i kishte lënë i pari, zot t’i dilte vllazërisë përherë e digjte malli.
Në gjithë luftërat çlirimtare populli i vetë që i bani, shkëlqeu ky trim Tropoje që i thonë Tahir Sinani.
Anë e mbanë Kosovës luftoi kurr pa ia nda, që vllezërit e motrat e tija të mos mbesin nën shkja.
Presheva kur bëri luften me bishat nga Serbia, fortë e shtërngoi pushken, ngjeshi gjithë armët e tija.
Si kokrra e rrufesë godiste kudo që gjëndej armiku, kur pushka e Tahirit kriste gjithë shkiet i kapte paniku.
Kur Tetovës e Gostivarit don t’u vente thika në asht, Tahiri me trimat e idealit armikun e nxoren jashtë.
Këta dhanë mesazh të qartë se si duhet të luftohet, për idealin më të lartë se si duhet të flijohet.
Tahiri një ideal kishte bashkimin e trojeve shqiptare, pamëshirëshëm të coptuara nga hordhitë sllavo-barbare.
Por më njëzetenëntë korrik të vitit dymijë e një, bie në altar të lirisë për të shkuar në pavdekësi.
Tash ky trim-tribun jeton në zemrat tona, këtij i këndon Pashtriku, i këndon edhe Valbona.
I këndon shqiptaria anë e mbanë këtij globi, mbi të gjitha për te ish liria, atdheu dhe i gjithë kombi.
Lavdi Tahir Kosova, lavdi Tahir Presheva, lavdi Tahir Tetova, lavdiiii ooo, Tahir Emblema !!!
--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: iliria on 06/22/2008 03:40:12 |
|
Jemi mësuar tani nëpër libra dhe faqe të netit,të lexojmë poezi të këtij njeriu të madh,krenarë dhe plot dinjitet me një krenari njerëzore të ngjezur nga dashuria kombëtare në të cilën mban ndezur dhe e shprehë mes vargjeve të fuqishme,i madhi Adem Berisha.Tani nuk ke si mos të ndjehesh i gëzuar dhe i frymëzuar kur Homeri Kosovar i shkruan Homerit të Shqipërisë.
Përgëzime baca Adem
|
| Back To Top |
|
| POSTED BY: LISIANA on 06/24/2008 15:05:24 |
|
Mua me vjen per te qare kur i lexoj keto poezi. me ngazellen forca qe poeti percjell, une ndjej se mbushem e plotesohem shpirterisht.
une mendoj se ktu duhet nje poeme kushtuar Adem Berishes. po! ketij njeriu qe i ka me te zjarrta se kushdo idealet patriotike. faleminderit xhaxhi Adem per frymen qe na percjell.
|
| Back To Top |
|
|