POETËT
Poetët...ah...poetët,
..............ç´njerëz qenkan,
..........................vallë?
Lindin
.......të dashuruar,
.........dhe vdesin beqarë.
RRUGË QË SHKELEN
Kjo rrugë ende më do,
edhe pse çdo ditë e kam shkelur...
Sa rrugë të tilla ka në botë,
që të pafjala kanë ngelur...