| Shikime: 125 - Replika: 1 |
|
| POSTED BY: iliria me 08/18/2008 07:33:56 |
|
 Engjëll Koliqi Engjëll Koliqi, është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë). Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri. Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëre edhe me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë. Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare. Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë. Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë. Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve. “Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Këto ditë është dorëzuar për botim edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën potugeze – “Ndjenjë Drite”, që pritet të dalë nga shtypi brenda gushtit 2007.
|
|
| POSTED BY: Ademi on 08/18/2008 08:05:07 |
|
Kam shumë rrespekt për z. KOLIQI dhe nga zemra e falenderoj për punen dhe angazhimet e tija në funkcion të çështjes kombtare shqiptare. Njëherit e përgëzoj edhe për veprat e tija, vëllimet poetike siq ka potencuar z. ILIRIA. Unë kam pasur rastin dhe knaqësinë të lexoj edhe një shkrim të z. Koliqi lidhur me të cilin kohë më parë kisha shkruar edhe një koment të cilin po e vendos edhe këtu :
Një koment-plotësim në shkrimin e z. Engjëll KOLIQI të prezentuar nga anëtari me nikun Anaa në forumin http://www.diskutime.com, shkruar më 01. 03. 2008. Ndonëse me shumë vonesë e për shkak se operatori, gjegjësisht manipuluesi me kompjuterët e KK të Rahovecit gjëja sipas urdhërave të eprorëve të tij komunalë, përkatësisht institucioneve të përkohëshme të Kosovës ndërsa tash Qeverisë së Republikës së Kosovës, në server ka bërë blokimin e msn-ve por edhe disa websiteve tjera gjë që ndodhë edhe gjetiu, mes tjerash ka bërë edhe blokimin e kësaj faqeje, gjegjësisht forumit http://www.diskutime.com , nuk kisha mundësi që për një kohë të gjatë të jem prezent në këtë forum ku për webmasterin, administratorët, moderatorët por edhe gjithë anëtarët e vizitorët e tij kam rrespekt të veqantë, sot u detyrova qe në një internetkafe të shfrytëzoj rastin dhe të paraqitem përsëri. Së pari do të deshiroja qe gjithë shqiptarëve, veçanërisht atyre të Kosovës, të iu përcjell urimet e mia më të mira dhe më të përzemërta për Diten e Madhe të Pavarësisë, këtë ditë të shenjtë e të shumëpritur nga çdo shqiptar në venat e të cilit qarkullon gjaku me ngjyren e platformës (sfondit) së shqiponjës tonë të lavdishme dykrenare e cila valon në flamurin tonë të lavdishëm kombtar, shumëshekullor.
Me këtë rast desha qe nga zemra të përshendes dhe falenderoj anëtarin me nikun Anaa për përzgjedhjen e shkrimit "N'ALTARIN E SHTETIT TË KOSOVËS PRIN IBRAHIM RUGOVA Shkruan: Engjëll KOLIQI .
Veçanërisht e përzemërsisht dua të falenderoj dhe përgëzoj të nderuarin Engjëll KOLIQI për shkrimin e tij si më lartë, si një shkrim shumë komplet, kuptimplot e domethënës dhe të paanshëm me ç'rast qe në fillim ngrit në piedestal vleren e gjakut të dlirë të deshmorëve të lirisë të derdhur në token e tyre amtare për lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre. Edhe unë do të thosha : Lavdi iu qoftë deshmorëve, të lehtë e paqin dheun e tokës së Kosovës së tyre martire.
Mirëpo, krahas gjakut të dlirë të deshmorëve të derdhur për lirinë dhe pavarësinë e atdhut, i nderuari KOLIQI, shumë me vend dhe përgjegjësi spikatë rolin e presidentit tonë historik, Xhorxh Washingtonit të Kosovës, të pavdekshmit dhe të Madhit Dr. Ibrahim Rugova. Më bën përshtypje konstatimi i pakontestueshëm i Z. KOLIQI kur thot se : "Ç'është e vërteta, Ibrahim Rugova nuk ishte një lider i moderuar, siç cilësohej publikisht nga qarqe të shumta, por ishte një ekstremist tipik dhe një luftëtar karakteristik i çështjes kombëtare, konform rrethanave historike-politike, që në fund të shekullit të kaluar dhe në filllim të shekullit në vijim, ndërronin me një dinamizëm shumë të përshpejtuar".
Z. KOLIQI konstatimin e tij e mbështetë me fakte dhe dëshmi të qendrueshme e të pamohueshme deshmitar i dorës së parë te të cilave është ai vetë, kur thot se:
"Duke shfrytëzuar akreditimin si gazetar në Romë dhe në Selinë e Shenjtë në Vatikan, kam pasë rastin të takohem me shumë liderë botërorë, të vendeve të mëdha europiane dhe të kontinenteve të tjera dhe që të gjithë ma kanë konfirmuar ekstremitetin e Dr Rugovës, i cili nuk ka rrëshqitur as nuk ka lëvizur kurrë, as një milimetër, nga qëndrimi i tij këmbëngulës për njohjen legale e formale të Republikës së Kosovës, nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe vendosmërisht, që të gjithë bashkëbiseduesve ndërkombëtarë, gjithnjë u ka sygjeruar se duhet të pajtohen me realitetin historik të shqiptarëve dhe ta njohin shtetin e Kosovës, vetëm për një fazë kaluese, deri në bashkimin faktik kombëtar".
Unë më shumë po përsëris dhe përshkruaj thëniet e z. KOLIQI sepse dua qe sa më shumë të forcojë saktësinë e tyre nga se për filozofinë politike të çështjes kombtare shqiptare të Dr. Ibrahim Rugovës si dhe jeten e vepren e tij të lavdishme kushtuar atdheut, tashmë dihet botërisht nga gjithë ata të cilët kanë qenë në gjendje të lexojnë dhe deshifrojnë strategjinë politike të këtij kolosi historik kombtar, natyrisht, përveq kundershtarëve karieristë ose edhe tendenciozë të rivalëve politikë të pushtuar nga mënia dhe urrejtja si armik i vetisë hyjnore të engjujve të përendisë - DASHURISË (Unë do të thoja: "Të dashurosh, ke vrarë urrejtjen".), të cilët dinin qe shenjtërinë e Dr. Rugovës ta quanin si "Një Rrahman Morinë të dytë". Qe besa, kjo është turp. E zgjata tejmase këtë shkrim por deshiroj që edhe një herë të potencoj dhe citoj pjesë të shkrimit te të nderuarit z. Engjëll KOLIQI ku nder të tjera na ofron edhe të dhënen që shumëkush nuk ka pasur mundësi ta ketë në dispozicion dhe për shumëkend të jetë e panjohur, e cila shumë fletë për faktin se kush dhe çfare ishte presidenti i jonë i parë e historik - Dr. Ibrahim Rugova. Z. KOLIQI na ofron edhe këtë të dhënë të argumentuar e cila nuk do koment :
"Dr Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri, veç Papës, të cilit Shenjtëresha Shqiptare – Nëna Tereze – i ishte përkulur dhe ia kishte puthur dorën, dhe atë – publikisht, në praninë e shumë liderëve të vendeve dhe të popujve të të gjitha kontinenteve. Në të vërtetë, në shkurt të vitit 1997, në Lutjet Tradicionale të Mëngjesit, në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Nëna Tereze ishte përkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrë e ia kishte puthur dorën dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit të SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thënë: "Zotni President. Ky është presidenti im dhe i Kosovës – Ibrahim Rugova. Të lutem ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!" Mbas përfundimit të luftës në Kosovë, Klinton kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënës Tereze, ndër të tjera i kishte thënë: "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lire dhe po ndërton demokracinë".
Mendoj se është mirë kur të tjerëve iu pranohen dhe rrespektohen vlerat reale dhe objektive aq më parë kur popujt tjerë dijnë që shpesh herë të krijojnë vlera edhe nga antivlerat ndërsa nuk është mirë të mohohen vlerat e njerzëve të tu sepse me ate mohon vetë veten tuaj. Ju kerkoj ndjesë për një tejzagjatje të shkrimit por njëkohësisht nga zemra ju përshendes dhe uroj gjithë të mirat e mundëshme në jeten tuaj. I juaji xhaxhi Adem Berisha, Rahovec.
--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
|
| Back To Top |
|
|