|
Duke pare 10 - 18 nga 31 Bloge.
| Faqe:
|
2 |
|
|
Kjo është përrallë, fantazi autori.
&nb sp; &nb sp; &nb sp; &nb sp; &nb sp; Lundrimi i 500 Faqistave do të shndërrohej në lundrim qejfi, mbase edhe Orgazme sublime.!! Erdhi dita e madhe! Sponsori i këtij udhëtimi të këndshëm mespërmes Mesdheut ishte Sheiku arab Abdyl Y, dashamirësi i Faqet.com. Pesë mijë euro në dispozicion të çdo Faqisti që pranoi ftesën e lundrimit për njohje, miqësi, dhe lidhje serioze. Sllogani është shkruajtur gjithandej nëpër anijen kryqëzor. " Jetë të lumtur". &nb sp; &nb sp; Gjthçka kushton 3.000 euro dhe plus kësaj secili ka 2.000 euro në xhep për t'i shpenzuar sipas qejfit nëpër qytete bregdetare apo ishuj.
Synimi kryesor për Sponsorin miliarder është të krijohen 250 çifte të reja, ndaj janë zgjedhur 250 goca dhe 250 Nëpër korridore, kabina, sallën e kinemasë dhe pishina bën vaki të ndodhi jo vetëm vardisje, por edhe puthje, lëpirje, thithje gjiri, përkëdhelje, pa harruar stile të tjera .... Kjo do të jetë një javë e artë për të gjithë, ndoshta edhe plot mjalt.... Do të jepte ky udhëtim aq shumë kënaqësi, sa shumë persona do të kishim frikë të merrnin pjesë.))  Zbarkimi në Ibiza (Spanje) nga anija e madhe Kryqëzor u shoqërua nga shtrëngimi i duarve për disa çifte të reja. Ecnin duke kapur doren e njeri tjetrit si çiftet e lumtura. Faqistat ndodheshin pranë femrave shqiptare që herë dukesh si hynjesha dhe herë si yje Hollivudi. Në rrugët e ishullit të gjithë turistat e banorët vendas kthenin kryet për të parë Hyjneshat e veshura në përgjithësi me rroba të bardha, aq sa mund te dukeshin edhe si nuse te reja, ose në prag të martesës.Po, tamam në prag të kurorëzimit. Atë më të ëndërruarin.. Do të ketë edhe një dhuratë prej 15 mijë eurosh për çiftin më të bukur. Vijon Shfletoni blogun tim për ta lexuar në tërësi. Mos e merrni seriozisht
Tage: Perralla Udhetim
Për vajzat që kërkojnë djem E keni ëndërruar qysh nga fëmijëria "Princin e kaltër", shpirtin binjak,ose thënë ndryshe djalin që do t'ju rrëmbejë zemrën. Ndoshta edhe nëpërmjet një lajmërimi të thjeshtë do të mundeni të gjeni personin e përshtatshëm për ju. Ndonjëherë interneti na krijon mundësira të njohim persona që në jetën e përditshme nuk do t'i kishim njohur kurrë. Ata janë dhjetëra mijëra djem shqiptarë kudo në bote që kërkojnë lidhje me vajza shqiptare. Po te deshironi Provoni të publikoni një kërkesë/lajmërim këtu tek Faqet.com edhe te Profili juaj personal sipas dëshirës tuaj dhe prisni pak ditë. Kryesorja është që lajmërimi juaj të jetë i qartë dhe të sqaroni përfundimisht pretendentët tuaj se çfarë po kërkoni dhe në cilin qytet apo shtet kërkoni partnerin e ardhshëm. Gjithashtu do t'ju këshilloja të shfrytëzoni mundësitë që ju ofron Forumi i mrekullueshëm Bota Juaj http://www.botaforum.com Do të merrni dhjetëra përgjigje nga meshkujt, por lind pyetja ; cili prej tyre është më i miri?. Këtë nuk e di askush, veçse ka disa gjëra që mund të kenë njëfarë vlere. Ai që ju shkruan përgjigje/propozim për njohje me katër,pesë fjalë të llojit: "ç'kemi, a je mirë, të hëngsha buzët etj" nuk duket në pamje të parë dhe aq i përshtashëm. Gjithsesi kjo është gusto personale. Përparësi në këto raste mund të kishte më tepër dikush që ju dërgon foto (le të shpresojmë se jane foto reale) dhe disa rreshta prezantues. Edhe nëse djali ju pëlqen mos u përgjigjni menjëherë. Ai është mesuar të presi femrat. Më interesanti nga ata meriton një përgjigje jo më parë se pas 2-3 ditësh, kjo gjë rrit ndjeshëm vlerat tuaja, dhe merrni ndër duar kontrollin e situates.Dhe jo vetëm kaq. Në këto 3 ditë mund t'ju përgjigjet dikush tjetër akoma më interesant se i pari. Duke qenë se sot kemi gjithandej me bollëk edhe web kamera, me kalimin e kohës po ta shihni të arsyeshme zhvilloni një bisedë në Messenger. Le ta hapi ai i pari kamerën. Kështu e shihni se cili është dhe evitoni rrezikun që rastësia nganjëherë mund t'ju sjelli në Messenger edhe kolegun e punës apo komshiun tuaj. Çfarë nuk ndodh! Në qoftë se ju pëlqen dhe me kalimin e kohës dëshironi të takoheni (Kjo është zgjedhja juaj personale) do të ishte më logjike, takimi në nje vend publik, kafene,shesh apo rrugë kryesore. Takimi i parë me një person ende të panjohur në një vend të fshehtë në periferi etj., mundet edhe të sjelli fatkeqësisht të papritura të papëlqyeshme. Dhe kur çdo gjë shkon për së mbari, vendosni ju dhe vetëm ju se çfarë do të bëni më tej. E.Selmani P.S Këto janë vetëm disa pikepamje modeste personale.Kini parasysh se është e pamundur që këto pikëpamje të vlejnë për të gjithë, por dikujt mund t'i shërbejnë. 
Tage: Shenime Vajza
 E kemi imagjinuar per dite e nete te gjata trupin e personit qe duam t'i pushtojme zemren. Dhe vjen momenti i triumfit. Perballe njeri-tjetrit, me ne fund lakuriq. Ka raste qe na vjen turp nga lakuriqesia jone, dhe thuhet se meshkujt ne pergjithesi u vjen pak turp te ecin nudo neper dhome kur ajo i ndjek me sy, paçka se mund te kene bere 10 here dashuri me ate femer. Ndersa femrat kane turp heren e pare, por me pas ajo s'ka aspak ndrojtje te qendroj e zhveshur perballe mashkullit, as kur shkon ne banje e as kur ben dush. Kuptohet, jo te gjitha femrat jane njesoj! Ndodh qe t'a imagjinojme me te bukur partneren/in para se te bejme dashuri. Dashuria eshte edhe çeshtje fantazie. Sidomos femrat jane me zhgenjyese, ngaqe me veshje seksi dhe truk ato mbulojne difektet ne trup dhe fytyre. Por vjen dita qe e sheh pa truk sapo zgjohet nga gjumi ne mengjes, dhe habitesh perse je lodhur aq shume! Nuk eshte e thene qe lodhja e vardisjes per ate femer mos t'ia vlej barra qerane, ngaqe edhe ne mengjesin e ardhshem me nje tjeter vajze ne shtrat, e cila mbase s'te ka lodhur aspak, sidoqofte ben vaki te zhgenjehesh. Jane njerezit qe me imagjinaten e tyre kerkojne bukurine e persosur. Ate qe nuk ekziston! Te habit dhjami, celulite e saj tek kofshet dhe vithet qe te ishin dukur teper joshese kur ajo vishej me pantallona, fustane etj,. qe fshihnin mjeshterisht difektet. Zhgenjimet jane pjese e jetes tone, dhe eshte me mire te shohesh nje nudo zhgenjyese sesa asgje fare. Edhe meshkujt nganjehere zhgenjejne femrat kur ata zhvishen per here te pare perballe syve te saj, pasi edhe format e permasat e tyre jane shume te paparashikuara. Ku t'a dish se çka i pelqen,e si i pelqen asaj?! Ne njohjet virtuale ka me teper gjasa per t'u zhgenjyer, sepse e imagjinojme personin tjeter shume te bukur me syte e mendjes. Ndoshta gjate shkembimeve te fotografive via e-mail mund te pesohet goditja e pare. Ajo/Ai nuk eshte si e kemi imagjinuar. E çfare t'i thuash per shembull vajzes X pasi ke pare foton e saj? S'mund t'i thuash qe je e shemtuar, pasi eshte mungese edukate. Ne keto raste mendoj se ja vlen te behet nje kompliment, qofte edhe fallco, dhe me lezet nderpriten marredheniet. Per fat te keq ne ca raste sado lezet apo edukate, ajo s'te ndahet. Gjithçka eshte e perkohshme, dhe dikur ajo e kupton qe ka edhe djem te tjere ne kete bote perveç teje. Duke lene menjane zhgenjimet apo iluzionet s'duhet harruar qe secili/a ka bukurine e tij, sidomos kur sheh punen e vet, dhe eshte i ndergjegjshem per ate qe vlen.
Erion Selmani Këtë shkrim e kam botuar edhe nëpër faqe të tjera pak kohë më parë
Tage: Shenime
Ai është poeti i dashurisë njerëzore dhe paqes. Baca i nderuar Adem Berisha ka botuar përmbledhjen e bukur me poezi "Krenaria dhe pikëllimi". Kushtuar vendlidjes së tij të dashur Kosovës dhe mbesës së tij, vogëlushes së artë Diellza e cila për fat të keq ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Bacë Ademi me vargjet e tij e prek lexuesin thellë në zemër, e trishton lexuesin, e gëzon dhe njëkohësisht i jep kurajo për të përballuar vështirësitë e jetës. Kur lexova biografine e tij të shkurtër e kuptova që vetëm vullneti, forca shpirtërore dhe dashuria për jetën të jep mundësinë për të fituar betejat e panumërta dhe shpeshherë të pamëshirshme, fatkeqësisht.! . Ai me familjen e tij ka patur forcë dhe kurajo mahnitëse, madje edhe Zemër fisnike, e madhështore për të fituar betejat e jetës dhe për te qenë përherë Zotni i nderuar, sot edhe krijues i pëlqyer. Poeti shqiptar nga Republika e Kosovës, xhaxhi Ademi rrëfen këtu me pak rreshta jetën e tij :http://naki.newdiscussion.net/gjuhe-dhe-letersi-shqipe-f28/portreti-i-moderatorit-adem-berisha-t1052.htm Kombin e bëjnë poetët.
Tage: Letersi Shqipe
E ndёrpreu udhёtimin e tij nё Kёln. Kishte mjaft kohё per te pirё kafe dhe marrё vendimin pèrfundimtar mbi atё udhetim pa destinacion. Nxorri nga çanta hartёn gjeografike te cilёn e kishte studjuar qindra herё ne ditёt e fundit kur i kishte mbёrritur nje letёr rekomande e mallkuar ku shkruhej se kёrkesa e tij pёr azil politik ishte hedhur poshtё. "Ku te shkoj?" mendonte ai." Ne Hollande apo Danimarkё?" Hollanda ishte afèr Kёlnit nё drejtimin perёndimor, ndèrsa Danimarka ne veri te Gjermanisё ishte qindra km nga Kёlni. "Erdha deri kёtu e s’di ku te shkoj?Paskam marre fund! Ç’mu desh qe ika nga Manhajmi? Atje mund te gjeja ndonje vend pёr t'u fshehur, mund tё punoja nё tё zezё, ashtu si njё mi qё ka frikё ta nxjerri kokёn nga vrima ku eshte fshehur."
Doli nga stacioni i trenit dhe i hodhi nje sy qytetit te bukur. Pa nga jashte Katedralen dhe vijoj rrugen e tij per te eksploruar qytetin. " Nuk mund te shkoj ne Danimarke sepse ёshtè dimёr dhe do tё ngrij nga te ftohtit kur te kaloj kufirin nё kёmbё. Nё Hollande ndryshon muhabeti, sepse mund ta kaloj kufirin me autobus, tren ose taksi." Ditёve tё fundit ai ishte informuar mirё pёr kёto dy vende. U kthye prapё te stacioni qёndror i trenit. I duhet te merrte mё nё fund vendimin. "Danimarkè apo Hollandё? Jo. Asnjёra nga tё dyja. Po qёndroj kёtu nё Kёln ose do kthehem nё Manhajm e do qёndroj ilegal" tha me vete ai. - Taksi!- thirri ai dhe nje shofer taksie i morri dy çantat me veshmbathje e sende tё tjera duke i vendosur nё bagazh.
- Dua te shkoj nё qёndrёn e azilkёrkuesve. Unё jam kёrkues azili politik - i tha shoferit.
-Ok, por duhet tè pyes nje shokun tim sepse hera e parё qё me ndodh kjo. Zakonisht unё punoj me turista- tha shoferi dhe buzёqeshi. Shoferi doli nga makina dhe bisedoj me dy kolegё tё tij. - Shkojme!- tha shoferi- e njoh vendin- - Duhet te me zbresёsh 30-40 metra larg nga zyrat e azilantёve, ngaqё s’dua te mё shohin qё udhetoj me taksi. - Natyrisht- tha shoferi.
" Ditёt e arta mbaruan " tha me vete ai ndёrsa po hynte nё ndёrtesё ku i duhej te ndryshonte emrin per herё tё dytё ne pak vite. " Pse nuk i quajnё , Zyrat e ndryshimit te emrave?" mendoi, dhe i erdhi pёr tё qeshur kur iu kujtuan shumё raste kur te huajt kёrkonin strehim politik ne tё njёjtin shtet, me emra tё ndryshёm, me qёllim qё te qёndronin sa mё shumё kohё. "Tashmё me quajnё Alban D " mendoi ai ndёrsa po plotёsonte formularin qё i dhanё punonjёset. Formulari ishte nё tre-katёr gjuhё, biles edhe nё shqip e si zakonisht ne kёto raste ai vuri re se sa shumё gabime gjuhёsore gjendeshin nё tekstin e formularit. " Kёta pёrkthyesit tё marrim mё qafё" mendoi ai. E dinte se jo rrallё kur azilantёt lypnin strehim politik, pёrkthyesit zakonisht jo profesionistё, mund edhe te pёrkthenin me gabime duke i shkaterruar tё ardhmen dikujt.
Pas 4 ditёsh nё Kёln e transferuan nё ish- Gjermaninё lindore. Alban D u inatos keq. Do largohej nga Kёln-i pёr tё cilin kishte hequr dorё nga Hollanda e Danimarka. Nё ate qytet i pёlqente gjithçka. Hera e parё qe shihte nje qytet aq tё bukur e shumё shpejt do t’a harronte Manhajm-in qё ishte 3-4 herё mё i vogёl nga Kёln-i. -Alban D, nesёr do shkoni nё Chemnitz.- I thanё
Ai pa me shpejtèsi hartёn e madhe nё mur dhe e vёrejti qё ishte jo larg nga Drezden-i dhe Lajpcig-u. " Atёherё, Chemnitz ( Kemnitc) do te thote qe eshtё ish- Karl-Marx-Statd!" tha me vete ai duke u inatosur mё tepёr.
Mbёrriti nё qendrёn e refugjatёve nё mbasdite dhe kishte ende 500 marka nё xhep.E kuptoj qe e pati tepruar nё Kёln me shpenzime tё kota, por nё Kemnitz do t’i duhej tё kursente sepse tashti nuk i dihej sesi rridhnin ngjarjet. Pas dy ditesh i morrèn shenjat e gishtave. Ai iu pёrmbajt kёshillave tё refugjatёve ekspert prandaj ndёrkohё qё priste rradhёn e tij hyri disa herё nё WC dhe fёrkoj gishtat e duarve te muret e banjos. Sipas "ekspertave" format e gishtave ndryshonin dhe kompjuteri nuk arrinte tё kuptonte qё ai kishte shenja te mёparshme gishtash, me njё emёr tjetёr.
Ditёt nё Kemnitc i kalonte nёpèr kafene dhe nё mbrёmje shkonte te i vetmi MC Donald’s i qytetit, atje qarkullonin shumё tё rinj dhe natyrisht femra tё bukura. Nuk i pёlqente ai qytet plot shenja vuajtjeje nga historia komuniste e ish-Gjermanise lindore. Bёnte shumё ftohtё por atij s’i interesonte aspak dhe vazhdonte tё kёrkonte njё vajze pёr t’u argёtuar, nё pritje tё transferimit tё ardhshёm qe sipas rregullores do tё ndodhte pas 3 muajsh.
Nuk ishte llogjike tё kёrkonte femra pёr lidhje serioze nё situatёn e tij. Do tё qёndronte 3 muaj atje e pas kёsaj disa muaj ne ndonjё qytet tjetёr, e mё pas kushedi se çfarё ndodhte.Ndaj njё dashuri serioze vetёm sa do t’i shtonte dhimbjet, trishtimin. Dy herё ai kishte braktisur tё dashurat e tija, thjesht pёr arsye transferimi. Dhe kjo nuk dukej aspak njerёzore, por s’varej nga ai. Disa herё nё jetё njerёzve u mohohet e drejta pёr tё dashuruar, ndaj ka tё ngjarё qё me kalimin e kohёs tё krijohet njё ndjenjё e kundёrt me dashurinё; Anti-Dashuria, e cila ёshtё skalitur me "mjeshtёri" tё pёrbindshme nga njeriu modern.
U njoh me tre vajza 18-19 vjeçe disi tё shthurura nё MC Donalds. Ato e donin secila pёr vete. Kishte dalё disa herё shetitje me ato dhe ishte puthur me dy prej gocave, i pavendosur se cilёn tё merrte e çfarё tё linte. Ato i treguan mё ne fund qё kryenin vjedhje tё vogla nёpёr supermarketa. Hipnin ne autobus dhe vidhnin ne zona tё ndryshme tё qytetit. -Unё s’merrem me vjedhje" u tha ai kur dy nga vajzat hynё nё njё supermarket, dhe ai qèndroj jashtё me njё nga gocat, atё tё cilёn ende s’e kishte puthur. -As une nuk vjedh- i tha vajza.- Jemi shoqe dhe unё nuk dua tё ndahem nga ato.Po ti cilёn prej nesh dashuron? -Unё? Po ta them troç qё unё çmendem vetёm pas teje dhe habitem sesi mund tё mё rezistosh?! -Imagjino ne tё dy duke shijuar buzёt e njeri-tjetrit, sikur tё provoje pёrkedheljet e mia, tё dёgjoje rènkimin tim tё eksituar! Do te doja tё puthja sytё e tu, buzёt e tua tё ёmbla dhe tё tё lёpija, puthja e thithja çdo pjesè tё trupit tёnd. Parajsa qёndron kёtu pranё teje dhe t’i vetёm duhet t’a pranosh qё ke dёshirё tё shkosh nё parajsё, e gjithё kjo mund tё ndodhi po tё mё pranosh mua, dhe rrugёn drejt parajsёs s’mund tё na e ndёrpresi askush, ngaqe ne tё dy e meritojmё kёtё kёnaqёsi sublime!
Suksesi i tij me femrat varej zakonisht nga fjalёt e tij tё bukura deri nё egzagjerim, por tё nevojshme pёr mendjen e disa vajzave, sepse jo rralё shumё vajzave u pёlqente tё degjonin fjalё tё veçanta aq sa ato fillonin t’a ndjenin veten; femra fatale! - Vёrtetё?-pyeti vajza- sa fjalё tё bukura! -Po.- u pёrgjigj ai dhe e puthi me dhunё. Ajo nuk kundёrshtoj. U dёgjua alarmi i supermarketit dhe shoqet e tyre qe i ndiqte nje burrё. - I kapёn duke vjedhur- Tha ajo- Ikim!
Ata u larguan me nxitim dhe pёrfunduan nё nje lulishte pa njerёz nё atё orё tё mbrёmjes. Bёnё dashuri midis ngricёs, mbrapa nje peme. Nuk mund tё shtriheshin pёrtoke se kishte dёborё prandaj ajo mbèshteti duart te trungu dhe ai nga mbrapa plot kёnaqёsi dhe zjarr (zjarr i domosdoshёm pёr temperaturёn – 6°) e penetroj nё pozicionin lop**. Po bёnin dashuri plot ёndje. Ai e shtynte plot qejf dhe duke qenё se vajza ishte me trup tё vogёl ai i ledhatoj e shtrёngoj pa vёshtirёsi sё pari gjoksin e pastaj poshtё …. . Ishte shtytja e tij dhe njёkohёsisht masazhi intim qe i dhane asaj kёnaqesinё. Me kalimin e kohёs ai kishte mёsuar deri diku sesi u pёlqente femrave masazhi intim te klitori, paçka se nuk ishin tё gjitha njёsoj, me pak delikatesё e ndjenjё, ndoshta edhe me pak talent; suksesi arrihej. – Es hat mir sehr gefallen ( mё pёlqeu shumё)!- tha ajo plot buzёqeshje. "Ku m’i gjen kёto fjalё kjo? Unё do sёmurem, e kam prapanicёn akull" mendoi ai. Ai e pёrkёdheli sёrish.- Faleminderit ёmbёlsirё! Ёmbёlsirё!? Padyshim qё ishte e ёmbёl, ngaqё marrёdhёnia seksuale me atё kishte qenё me tё vёrtetё, e kёndshme! " Kjo ёshtё Anti-dashuria ime e parё nё Kemnitc" mendoi. "Nё fund tё fundit unё tre muaj qё do qёndroj kёtu, s’kam kohё pёr t’iu vardisur vajzave pёr sё mbari, prandaj unё thjesht s’kam kohё, s’kam "tё drejtё" tё dashuroj"
Pas dy ditёsh nё orёn 6 tё mёngjesit Alban D e zgjuan nga gjumi rojet e kampit te refugjatёve. -Ju do tё transferoheni- I tha shefi ne zyrё. "Shumё shpejt pёr kёtё"mendoi ai i shqetesuar. Sapo kishte mbushur dy jave ne Chemnitz. -Urdhёroni biletёn e trenit dhe adresёn ku duhet tё paraqiteni.- i tha shefi. Ai lexoj adresёn: Rheinau strasse n° ** Mannheim. "O Zot! Po kjo ёshtё adresa ime e vjetёr! Erion Selmani, Prill 2007 VIJON
Tage: Tregime Letersi Shqipe
Djaloshi mori trenin per Manhajm. Ata me anё tё shenjave tё gishtave e kishin zbuluar. Kёshillat e "ekspertёve" nuk qenё nevojitur në atë rast. Nuk mund te paraqitej nё atё adresё me njё emёr tjeter, ngaqё atje e njihnin tё gjithё. Shefat e emigracionit i jepnin keshtu mundёsinё t’ia mbathte nga sytё kёmbёt pa shpenzuar kohё e tё holla me tё. Zbriti nga treni ne Frankfurt duke e braktisur pёrgjithmonё idenё pёr t’u kthyer nё Manhajm. Nё ate moment i gjendeshin nё kuletё jo mё tepёr se 90 marka, shumё pak pёr tё ёndёrruar gjёra tё paarritshme. Porositi njё picё dhe ujё nё lokalin mё tё afert. Aty u zhyt nё mendimet e tij. " Gjynah qё mё zbuluan. Sikur tё mё lejonin tё qёndroja disa kohё dhe tё mё vendosnin nё Lajpcig, s’do tё kishte qenё keq. Atje nё Kemnitc qe kot fare dhe nё Drezden do tё kishte qenё nje mallkim pёr mua. Akoma mё frikèson ai udhetimi i frikshёm Drezden - Nyremberg ku pёr pak sa nuk vdiqa."
Iu kujtua ajo natё bashkё me njё shokun e tij ku diku afer Nyrembergut u kishte ndodhur nje aksident i frikshёm me makinё.Nё 5 javёt e kaluara nё spital pёrkujdesja e mjekёve gjerman e kishin lёnё me gojё hapur. Infermieret qё e kuronin plot kujdes, e lanin-shplanin me sfungjer nё shtrat, ngaqё ai ishte nё gjendje tё rёndё, madje edhe i jepnin pёr tё ngrёnё ashtu siç bёhet me fёmijёt e vegjёl, midis trullosjes nga operacionet, ilaçet qetёsuese etj, ai kishte vёnё re, njerёzit e civilizuar, pёrkushtimin ndaj detyrёs sё tyre. - Kemi patur kёtu disa studentё e shqiptare pёr specializim dhe e dimё si ёshtё mjekёsia te ju. Pate fat tё madh djalosh qё rastise kёtu, ngaqё nё Shqipёri do …. tё …vuaje shumё.- I kishte thenё doktori i tij gjatё vizitёs sё mёngjesit.
Kuptohej qё doktori e kishte shmangur fjalёn " Vdekje" duke e zёvendёsuar me atё tjetrёn; "Vuajtje" Kur kishte dalё nga spitali ecte me paterica dhe mjeket kishin thirrur nje taksi per ta shoqeruar deri nё njё qendёr refugjatesh. Ai pati nxjere nga xhepi 40 marka pёr t’ja dhёne shoferit, por shoferi i refuzoj paret. -Mё ka paguar spitali- i kishte thёnё shoferi. Ishte mahnitur me ata mjekё qё i kishin shpёtuar jetёn dhe i paguan taksinё!!
Nuk ishte aspak e natyrshme prandaj kur ai ua tregonte tё tjerёve mё vonё, ata do e besonin me vёshtirёsi. Ose nuk e besonin aspak.
"Ku tё shkoj tani? Tё vazhdoj rrugёn pёr Hollande apo tё rikthehem nё Manhajm?" Mendonte ai i shqetёsuar. U mendua pёr njё kohe tё gjatё dhe pabesueshёm morri vendimin e tij tё rrallё. "Fillimisht do shkoj nё Belgjikё e po nuk mё pёlqeu e kam dy hapa larg Hollandёn. N.q.s nuk mё ecёn puna edhe atje, atёherё kur tё shkrij dèbora ose do tё hidhem nё Danimarkё e pse jo edhe nё Suedi.Ose nga Belgjika mund tё "fluturoj" deri nё Londèr. Nё portin Belg tё Ostende-s kalojnё shumё tё huaj pёr nё Angli. Do mё duhen pare pёr tё paguar ndonjё "mjeshtёr" qё tё mё ndihmoj tё hipi nё ndonjё kamion. Kushedi se sa herё do mё duhet tё ndryshoj emrin nё keto udhetime!"
Filloj udhёtimin pёr nё Belgjikё paçka se nuk i pёlqente tё largohej nga Gjermania.
" Nё fund tё fundit sido qё tё shkoj rrugёn pёr nё Shqipёri e kam tё hapur" mendoi ai dhe i erdhi pёr tё qeshur me vetveten pёr ato ditё udhetimesh jo tё zakonshme. Qeshi me tё madhe ngaqё nuk donte tё qante, por pas pak iu kujtua atdheu tё cilit ai po i shmangej me çdo kusht e me shumё sakrifica pa e ditur nёse ja vlente vёrtetё!? Me kёto mendime nё kokё e kuptoj qё po i mbusheshin sytё me lot. Qenё lot malli pёr atdheun e nostalgji pёr ato pak ditё tё "Arta" tё pёrjetuara nё Manhajm, ditё tё cilat ai i quante tё Arta ngaqё zgjatёn pak, pёndryshe do t’i emёrtonte ditё "argjendi", "Bronzi" ose edhe ditё qymyri. Kёtu qymyri nuk hynte aspak nё punё ngaqё ditёt qё po pёrjetonte djaloshi ishin vёrtetё tё zeza, kёshtu qё nuk qe e nevojshme pёr tё pёrdorur qymyrgurin pёr t’ia sterrosur mё tej jetёn. "Jeta ime ёshtё e bukur, sidomos pas njё pёrvoje tё tillё. Tashmё, jam unё qё drejtoj udhetimin tim tё shpresёs, atё mё joshёsin deri mё sot, i cili do tё mё vlej pёr gjithё jetёn.
Alban D po bёhej gati tё ndryshonte pёrsёri emrin dhe shtetin, ndonёse ai vazhdonte tё mbetej pёrherё i njёjti. Me tё vetmin ndryshim qё pas kёsaj historie do tё fitonte pёrvojё e cila mё pas do t’i nevojitej pёrgjithmonё dhe do t’a ndihmonte tё rigjente identitetin e tij, tё humbur dhe tё rifituar, me shumё sacrifica. Kёshtu ndodhi vёrtetё.
Copyright Erion Selmani Terni, Prill 2007 
Tage: Tregime Letersi Shqipe
Ka të ngjarë që po kërkoni vajza Shqiptare për shoqëri, fejesë apo martesë. Në ditët tona edhe interneti mund të ndryshoj diçka për ju, mjafton të përfitoni nga mundësia që ofrojnë website te ndryshme, veçanerisht ketu te www.FAQET.COM. Vajzat u përgjigjen mjaft rrallë lajmërimëve të djemve në internet, por nëse ju djem shkruani diçka të veçantë, atëherë nuk do t'ju mungojnë përgjigjet. Femrat nuk i përgjigjen pothuajse asnjeherë Njoftimeve me sfond të theksuar erotik apo me fraza vulgare. Ajo është femër dhe brenda saj ëndërron dashuri, besnikëri, krijim familjeje,lindje fëmije... Shkruani me qetësi një lajmërim dhe rilexojeni disa herë. Mundësisht pa gabime gjuhësore, pra shkruani shqipen Standarte, sepse kjo ju rrit vlerat në sytë e saj. Shkruani diçka romantike dhe në lajmërim shtoni ndonje fjalë si, ledhatime, respekt, dashuri, ndjenja, sinqeritet etj. Për shembull: Për një jetë bashkëshortore plot ledhatime, respekt e ndjenja kërkoj vajzë mosha ... etj. Shumica e femrave në përgjithësi kërkojnë lidhje serioze jo vetëm nëpër rrugë, sheshe, plazhe, por edhe në internet. Pas kësaj shkruani dy rreshta për të treguar kush jeni dhe si jeni nga pamja e jashtme. Teksti i lajmërimit duhet t'ju shfaqi disi Special, prandaj mos përdorni fjalë të trishtueshme, madje tregohuni Optimist (pa ekzagjerime). Mos u tregoni shumë të etur apo të paduruar për marredhënie seksuale. Ka të ngjarë që ajo të mendoj se doni veç ta shfrytëzoni..., biles ka të ngjarë ta frikësoni po të tregoni shumë etje... Po të doni të përdorni pak strategji, mund të publikoni më tepër sesa një lajmërim - shpallje me tekste të ndryshëm. Kështu që në qoftë se lajmërimi i parë ku ju përdorni fjalët, ledhatime e ndjenja, ndoshta asaj nuk i bën përshtypje. Mundet t'i pëlqej lajmërimi i dytë ku thuhet me pak ekzagjerim artistik se: " Nëse ne të dy do të jemi pranë njëri - tjetrit, edhe një shikim do të vlente më tepër sesa 1000 puthje".Fjalët romantike sot dëgjohen shumë pak në jetën e përditshme, ndaj femrat jane të "uritura" për meshkuj romantik ose paksa Special. Ato (shumica e tyre) adhurojnë djemtë xhentila! Pra zbukurojeni pak dhe suksesi nuk do t'ju mungoj, ose tè paktèn do tè jeni nè prag të suksesit. Po të kini dëshirë dhe kurajo vendosni edhe një foto personale. Imazhi është mjaft i rëndësishëm. Ka gjithmonë një femër që ju pëlqen ashtu siç jeni pamja e jashtme. Çdo vajzë që ju duket e paarritshme në rrugët e qytetit tuaj, mund të bëhet e juaja me pak shkathtësi. Po sikur juve ta provoni të gjeni fatin tuaj këtu www. Faqet.com ose te http://www.botaforum.com ! Kini parasysh se Ajo dëshiron kryesisht respekt, ndjenja, sinqeritet, admirim e natyrisht shumë dashuri e përkushtim. Në këtë mënyrë mund ta krijoni pak a shumë kërkesën tuaj, dhe vajzat nuk do t'ju rezistojnë... Këto jane opinione personale dhe jo Rregulla. Ndoshta ju shërbejnë. Ku ta dish!?
Tage: Vajza
Hera e fundit është edhe më e bukura. Ndoshta ngaqë e kujtoj me mirë Ose kesaj here pata me tepër dëshirë dhe ti më kënaqe deri në delir
Orgazma më e bukur eshte ajo cerebrale ne të dy përjetojmë këtë kënaqësi fatale Ti je ajo qe gjithnjë më ke munguar dhe kete se kisha kuptuar Sepse kaq shume, nuk qeshe kurre i dashuruar
Kjo dashuri nuk është vetëm ndjenjë totale por edhe orgazmë cerebrale. pranë teje çdo gje shkëlqen dhe asgjë nuk më zhgenjen
Pasi te tjerat qenë vetëm virtuale, ose tepër reale ndërsa ti je krejt dashnore gjeniale  -- --
Vjen nje dite kur te dobësohet dëshira per spektakel, stile, dhe instikti i "gjuetise" bie. Ne mungesë të këtyre gjërave, dikush pas shumë humbjesh e fitoresh të vogla, përgatit goditjen e madhe. E krijon pa shumë strategji e më tepër përvojë.
Magjia e përvojes është e papërballueshme. Ai me tre fjale te medha, dy buzeqeshje te embla dhe nje shikim joshes e vendos femren me shpatulla pas muri. Nuk i krijon enkas ato fjalë e gjeste shpartalluese. Ato i dalin krejt natyrshëm pa asnjë sforcim. Dhe kur ajo nuk i dorëzohët në këtë menyre, nga përvoja ai e kupton që është kot muhabeti. Ai e harron atë dhe kërkon femrën tjetër, por pikërisht ajo që nuk ju dorëzua para nje jave me tre fjale, dy buzëqeshje e nje shikim, i shkon nga mbrapa djalit per tre muaj rrjesht duke i vështiresuar njohjen me vajza më të gatshme.
E dikur lodhesh me orgazma shtazore, tashti kërkon diçka më madhështore.
Kërkon orgazmën cerebrale, të cilën ende nuk e ke perjetuar. Në momentin që truri i shkrihet në kënaqësi dhe shpirti i bie në qetësi Ai e kupton që këtë lloj kënaqësie nuk ta shkaktojne as buzet e bukura, as gjoksi apo vithet marramendese. Eshtë kënaqesia që vetëm njeriu i mirë mund te ta dhuroj me bujari e mirekuptim. Prandaj e kupton qe ato kryeveprat erotike të së kaluares mundet edhe të të duken si zhgaravina perballë asaj që ke zgjedhur, paçka se ajo nuk është me e bukur sesa të tjerat. Megjithatë ai falenderon te kaluaren kaotike, pasi pa eksperiencën e të kaluares asnjë rrugë nuk do e kishte gjetur dot. Madje as atë vajzen që me shumë durim e mirësi e lejoj te bënte ç'ka te donte, e bindur që ai do kthehej tek ajo. Përgjithmonë! Ai del nga shtepia per të blerë nje buqete me lule. Shkruan nje biletë dhe ja bashkënjgjit buqetës.
Per Ty princesha ime e embel ! Te dashuroj shume! I yti pergjithmone!

Tage: Letersi Shqipe
 Kurorezimi i dashurise se tyre meritonte edhe shijimin e muajit te mjaltit. Larg nga Evropa, udhetuan drejt ishullit plot me palma e gjelberim. Mund te ndodhte qe deti, dielli dhe palmat ta benin ate muaj mjalti akoma me te embel, ndoshta edhe me dehes.Ashtu si dehja qe shkakton alkooli, me te vetmin ndryshim se ne kete rast dehja mund te shkaktohej edhe me nje puthje apo ledhatime te panumerta. Nga ato te cilat çdonjeri meritonte t'i perjetonte sipas qejfit. Pa harruar asnje çast se puthjet dhe dehja kane gjera te perbashketa per te gjithe njerezit, si pershembull; marramendjen.;)) Shtepia ku pushonte çifti, e marre me qera per ate periudhe ishte e rrethuar me palma e lule shumengjyreshe, nga ato lule qe duket sikur u zbukurojne jeten njerezve. Ne plazhin e vogel perballe shtepise benin plazh edhe disa çifte te reja e familje. Gjate paradites ai i lyeu asaj shpinen me krem solar, derisa ferkimi i lekures u shnderrua ne masazh te kendshem qetesues dhe, qetesia e tepruar dalengadale ne disa raste mund te kthehet ne eksitim. - Wow, ku i ke gjetur gjithe keto lule?!- e pyeti ajo kur pa vasken e banjes te tejmbushur me petale te kuqe trendafilash. - I kam blere e dashur, ku mund t'i gjeja tjeterkund? - Paske harxhuar shume leke!? tha ajo me instiktin e femres kursimtare. - Ok, kam shpenzuar por, heres tjeter do te shkoj t'i vjedh lulet. hahahahahhaaha - do dal per "vjedhje" lulesh, biles do t'i grabis me dhune hahhahahahaha Ajo u fut ne vaske ku gjeti me shume petale te kuqe sesa uje.Trupi i saj u fundos brenda ngjyres se kuqe dhe gjinjte humben midis petaleve, e jo pa qellim ajo beri disa levizje per te ngritur lart gjoksin duke nxjerre ne pah kontrastin e luleve me lekuren e bardhe te gjirit. çdo mashkulli qe do ta shihte ne ate pozicion mund t'i lindte deshira te puthte gjinjte e saj, madje rrezikonte edhe t'ia kafshonte ;) - Paske filluar te kursesh shampon! Tha ajo kur vuri re se mungonte shampoja brenda ujit me petale. - Ne fakt une doja qe trupi yt te merrte aromen, ndoshta edhe shijen e trendafilave.Pra, diçka speciale! u pergjigj ai thuajse i trembur nga ekzagjerimi i tij. - Mire, eja i dashur edhe ti ketu brenda, prane meje ne lundrimin tone te perbashket brenda vaskes se dashurise. Ai pa u ngutur u zhvesh e hyri ne vaske. Pa humbur kohe ajo u afrua duke qeshur dhe hedhur petale mbi fytyre per ta puthur e para, here tek syte, here tek faqet derisa kur e puthi ne buze perveç buzeve gjeti edhe petale te kuqe. Ndodhi nje puthje e vrrullshme me kafshime te buta buzesh, thithje gjuhe e te pandashmet petale u ngelen neper dhembe e gjuhe. Dolen nga vaska dhe u shtrine mbi nje peshqir. Dyshemeja krijoj njefare zhurrme nga lezizjet e tyre ritmike, aq sa mund te krijohej pershtypja edhe e nje termeti te lehte i cili me pas mund edhe te quhej si "orteku i dashurise", mbase nga afshi i madh, zerat e tyre ne forme ulerime dikujt tjeter qe rastesisht do i degjonte, do t'i ngjanin edhe me "masaker" kenaqesie.:))) I perveluar nga deshira, i djegur nga epshi ai e puthi me neps, dhe ndjenje. E ulur siper mashkullit me pamjen e Sundimtares ajo rrembeu me shkathtesi midis kofsheve ate qe i pelqente me teper.... Organi mashkullor humbi atje midis kofsheve dhe femra me levizjet e saj here e shtrengonte, terhiqte ne brendesi derisa shtytja e saj me ritem te qete u kthye ne vallezim. Beli i saj levizi sikur te donte te shoqeronte tundjen e gjoksit mbi te cilin ende shiheshin dy petale trendafili te ngjitura me lekuren siper dy gjinjve, pikerisht mbi thithkat, atje ku gjithkush do te donte te afronte buzet plot etje.... Kishte ne zerin e tyre shenja qe deshmonin ndjenje, pasion, deshire dhe mirenjohje per delikatesen dhe kujdesin ndaj njeri - tjetrit. Ne ato çaste ai e rrembeu dhe e vendosi poshte, tashme ishte rradha asaj per te ndjere peshen e trupit te atij, kontaktin me lekuren . dhe aromen e lehte qe petalet ende kishin lene neper trup .... - Paksa e lodhshme dhe derrmuese mbi dysheme. tha ai me pas kur gjthçka qe kryer dhe ashtu te shtrire ajo kishte vendosur koken mbi kraharorin e atij. - Jo, nuk eshte keq.- u pergjigj ajo duke qeshur- po me keto lulet ç'pate ti? Si e mendove kete gje? - Doja te ndryshoja diçka per ne te dy, per te sjelle dhe dhuruar njeri-tjetrit emocione te reja. Per te qene te sinqerte duhet thene se edhe kafshet bejne seks, por ne njerezit kemi aftesine edhe te dashurojme. Shpjegoi ai me qetesi. - Aman me keto llafet e tua. E ke gabim edhe kafshet dashurohen!hahahaha Provoj perseri ta ngacmonte ajo. - Jo e dashur,-foli ai me seriozitet - kafshet e bejne per natyre, per instikt, dhe jo per tjeter. Ndersa njeriu dashuron, krijon e nderton dashuri dhe dashuria mund te meritoj edhe pak spektakel siç ndodhi ne vasken tone. Apo jo? - Prape ti, per mua qe mjaft bukur por do te kenaqeshe me shume tani sikur te pija nje gote shampanje te ftohte mbi divan prane teje dhe te benin prape ashtu... -Ok shpirt e kuptova, ti do qe spektakli perseritet.;)))Nuk na mungon as divani dhe as kolltuku -Mos valle duhet te dal per te blere ose "grabitur" lule te tjera....?? - Jo s'ka nevoje per lule, tha ajo dhe filloi t'i puthte atij mjekren, pas pak gushen, gjoksin dhe ta ledhatonte ne pjeset intime... me shumë ëndje. Qene dite te embla pushimesh dhe dashuria e shtoi mjaltin e atij muaji. E.S Korrik 2008

Tage: Tregime Eros Soft
| Faqe:
|
2 |
|
|
|