|
Duke pare 109 - 117 nga 126 Bloge.
| Faqe:
|
|
|
13 |
|
STATUEOF LIBERTY-MANHATTAN(NEW-YORK)
Kjo statujë është më e njohura në Nju-JORK:Është simbol i lirisë dhe pavarësisë-1886.
Statuja i është dhuruar nga Franca,propozues i saj ishte jurist i njohur dhe udhëheqës i liberalve në Francë Eduard Rene Lefebvre de Laboy Laye. Projektin ja ka bërë dhe e ka gëdhendur skulptori Frederik August Bartholdi.Statuja ka formën e një gruaje me një mbulesë hedhur krahëve,e cila në njëren dorë bartë librin si simbol i diturisë,në tjetrën një pishtar që simbolizon dritën.Statuja ka një sistem ndriqimi dhe videomonitorimi ,e lartë 46 metra,e vendosur në Ishullin Liberty Island të gjirit të New-Yorkit.
Tage: SH C
Një këngë shumë e dhimbshme për ÇanakKalanë këndohet dhe u dedikohet të rinjëve tanë të cilët
shërbyer ushtrisë osmane, madje ata i çonin kudo nëpër fronte të luftërave, pa asnjë pikë mëshire! Çanak Kalaja është një qytet turk në Anadoll, ku humben jetën shumë të rinj shqiptarë duke luftuar për interesat e osmanlinjve. Kjo këngë këndohet edhe në gjuhën turke, por më tepër këndohet nëpër trojet etnike shqiptare të cilat ndër shekuj kanë jetuar nën sundimin otoman.
Tage: SH C
Është kjo kënga që Demir Krasniqi e nisi në vitin 1968,këngë me të cilën e nisi karierën
e vet prej këngëtari, në vitin 1968. Kjo këngë e autorit gjakovar,Zekeria Çarkaxhiut, atë botë shënonte Jubileun e 500- vjetorit të vdekjes së trimit tonë legjendar dhe heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Sivjet, po kjo këngë shënon 540-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe 40- vjetorin e këngës dhe të krijimtarisë muzikore të Demir Krasniqit.
Tage: SH C
KËNGËTAR DHE KRIJUES
DEMIR KRASNIQI
Demir Krasniqi u lind më dhjetë shkurt 1950 në fshatin Tugjec të komunës së Dardanës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmën drejtimin e muzikës në Prishtinë,ku më pas studjoi gazetari.Ai lindi me këngën,themi kështu për një dhunti ,kurse bazën muzikore e mori në fëmijëri.Si i ri iu përvesh manifestimeve dhe festivaleve,ku mori qindra shpërblime,por shpërblimin e parë e mori në Manifestimin Rajonal"MIKROFONI ËSHTË I JUAJI"Ka punuar plot 37 vjet mësimdhënës në shumë shkolla të Kosovës.Pos profesionit mësues,ai ishte shpirtërisht i lidhur me këngën.Ka kënduar muzikë folklorike dhe popullore,po që ka shpalosur historinë kombëtare mes këngëve më tepër se ndonjë historian.Është ndër këngëtarët e parë të Anomoravës,ishte më i përhapuri në shtëpitë e produksioneve,shumë i pranishëm në RTP,si kompozitor e krijues.Ai ka në opusin e vet mbi 2000 këngë të vetat që vet i ka shkruar dhekomponuar ,të inqizuara në pllaka gramafonesh,radio,audiokaseta,videokaseta,cd dhe DVD.Është mbledhes i folklorit në gjitha trojet etnike shqiptare nga ka mbledhur mbi 4000 këngë,që i ka botuar në blendet shqiptare IV;V;VI;VII.Ka botuar 14 libra dhe tani ka të pregaditur për botim librin"LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT" me 1216 këngë të mbledhura.Shpërndarje të diturisë në shkolla,qindra albumesh me këngë,qindra artikuj në gazetat dhe revistat tona,reportazhe në TV,15 libra këngësh,po e përmbushin jubileun e dyzet të krijimtarisë muzikore të tij.Ai bënë vetëm punë,mësim,krijimtari,e përgëzojmë për këtë dyzetvjetor të madh të punës së tij,duke i uruar edhe shumë,shumë përvjetor të suksesshem.
Tage: SH C
Nëntë vjet më parë Lufta e Kosovës pos që mori me vete viktima të pafajshme por që nuk kishin fuqi të mbroheshin,një shtresë tjetër që i mbijetuan ishin mbetur pa themelet e ekzistencës,të pafuqishëm për punë,të strehuar diku nën tenda,duke u rrëpatur për një korë buke,me shëndet të dëmtuar nga lagështia dhe të ftohëtit,por që jetën duhej të e bënin sot për nesër.Çka duhej të bënin ata?Ata nuk do mundnin të dilnin rrugëve dhe të bërtisnin:Ombaruam aman!Shoqëria në mundësi më të mirë jetese do të duhej të trishtoheshin nga vuajtëjet e tyre,dhe të ua hidhnin një vështrim përkujdesje,por jo nuk ndodhi!Disa që rritën pasurin e tyre pas lufte,sikur nuk kishin kohë të i shiqonin këta njerëz me fatkeqësi.Ata sikur kishin synim marshimin drejt qiellit!
Sidoqoftë ka ende njerëz me zemra të mëdha,ata ndiejnë dhembje për dëmet që i mori shoqëria në këtë fatkeqësi.Ata njerëz me zemra të mëdha,nuk duan të bëjnë shumë pasuri,por ata që kanë duan të e ndajnë me njerëz në halle të ekzistencës. Një bir zemër gjërë,një 22 vjeqar tani shumë i njohur në estradën tonë këngëtari Mehedin Përgjeqaj i njohur si MEDA,këtë verë shkoj në pushime nga Gjermania ku jeton përkohësisht ,shkoj të pushoj në Kosovë,por kjo shoqëri e vuajtur nuk e lente të qetë dhe hë për hë mori një vendim:AI ZGJODHI KATëR FAMILJE,të cilat po jetonin mundimshëm nën tenda plastike,dhe vendosi me ndihma vetanake të ju siguroj kulm mbi kokë,dhe shtëpit e banimit që ua ndërtoj nuk ishin sa për të thënë,por me kushte të mira për jetesë.
Familjet që përfituan shtëpi nga zemërmadhi Meda janë:
1Familja Rashiti nga Hajvalia 2.Familja Jetullahu,nga Prekazi 3Familja Pepaj,nga Kodrali e Deqanit 4 Familja,Peraj nga Gjakova Kudo në Kosovë flitej për birin zemërmadh Meda,thureshin urime,bekime,falemnderime,lavdata.......
Shpresojmë se Meda do të jetë shembull të cilin duhet të ndjekin edhe njerëz të tjerë me këtë mundësi.Lufta e Kosovës ishte fatkeqësi e përbashkët kombëtare,dikush e pësoj më shumë,dikush më pak.Por këtë fatkeqësi do të duhej të e zbusin sadopak çdonjëri që ka mundësi.
Tage: MEDA
Martin Camaj u lind me 1925 në Temal të Dugagjinit.Në Shkodër mbaroi shkollën françeskane,ndërsa studimet e romantistikës i filloi në Beograd dhe i mbaroi në Romë,ku doktoroi me Mesharin e Gjon Buzukut.Mbi tridhjetëvjet punoj si profesor në Universitetin e Münchenit.Botoi këto vepra letrare:
Një fyell ndër male Kënga e vërinit, Djella Legjenda Lirika mes dy moteve Rrathë Njeriu me vete e me tjerë Dranja Shkundullima poezi 1953-1967
dhe Karpa. Veprat e tij u përkthyan në gjuhët italiane,gjermane dhe angleze.Botoi edhe nje varg veprash nga fusha e gjuhësisë.Vdiq me 1992 në Lenggries të Gjermanisë.
Tage: SH C
Fragment ----------------
Niset për gurbet punëtori me një copë qielli në krah e krypë deti në kutia pishe. Në dorë mban një bahe e gur lumejsh në gojë në vend të bukës.
Rruga i zdrit përpara nga gaca zjarrmi në sy.
Tage: Fragment
Nexhat Rexha u lind me 01.o2.1956 në fshatin Topanicë,komuna e Dardanës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Dardanë,kurse Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Univerzitetin e Prishtinës.Nexhat Rexha merret me poezi dhe kritikë letrare,aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës.Ai jeton në vendlindje dhe është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës,si dhe kryeredaktor i revistës "Nositi" që botohet në Dardanë. -Ndrydhja e pikës"K" -Unazë Qiellore",janë dy librat e parë të tij ndërsa kohë më parë botoi edhe monografinë"Ligjërime përjetimesh".Për dallim nga dy librat e parë të Nexhat Rexhës që janë pjesë e botës së tij krijuese,libri monografik "Ligjërime Përjetimesh";NA E BëNë Të NJOHUR BOTëN E TIJ INTELEKTUALE,që shpërfaqet nëpër mjet gjykimesh mbi fushat e ndryshme të aktivitetit intelektual.Kjo monografi bënë fjalë mbi aktivitetin e disa figurave kombëtare dhe intelektuale si:Fazli Grajqefci,Sabile Keçmezi-Basha,Halil Matoshi,Sinan Matoshi,Baki Krasniqi,Shpresa Ajvazi,Hasije Selishta-KRYEZIU,Hysen Kçiku,Xhemajl Halili,Mehmet Surdulli,Sali Shkodra,Paulo Coehlo,Ibrahim IBISHI;RAMADAN HAZIRI;Kadri Rexha dhe Jusuf OSmani.Struktura e librit ndahet: -Nëpër vargje -Alkimia errëfimit dhe diskurs mbi autoktoninë.
Nexhat Rexha tani në botim e sipër ka një antologji poetike,ku do të përfshijë 43 poet nga Dardana.
Tage: SH C
Të gjithë emigrantët pavarësisht racës,kombit apo vendndodhjes,kanë një Itakë të përbashkët:Atdheun.Dikush kthehet dikur,shumëkush mbetet Odise i përjetshëm.Mes këtyre kategorive më fatlumët(nëse kjo mund të konsiderohet fat) janë krijuesit e letërsisë.Ata kanë edhe një Itakë tjetër,Fjalën të cilës i falen ditë dhe netë,përmes së cilës qoftë edhe virtualisht arrijnë te Itaka e tyre,Atdheu.Kështu kemi menduar dhe shprehur kaherë,dhe këtë e vërtetoj këto dita në një revistë Robert Goro,në parathënjen e antologjisë Itaka e Fjalës,të autorit Nase Jani.
Tage: SH C
| Faqe:
|
|
|
13 |
|
|