|
Duke pare 10 - 18 nga 126 Bloge.
| Faqe:
|
2 |
|
|
|
|
|
ESSE
Shkruar me 12/06/2008 06:26:57
|
SHKRUAN:RRUSTEM GECIEse letrar për librin e Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“
KRISMA E FJALËS
( Një krismë në këngë, është fjala, gjaku i të rënëve, dhimbja e së bukurës, jetët e mia në kryengritje! )
Libri më i ri i Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“ është një prurje e re në komunitetin letrar në diasporë. Shpirti i trazuar i poetit lexuar përmes vargjeve të tij na e afron një shpërthim poetik të kohës sonë. Në këtë vetësi shpërthimesh, Cakolli guximshëm hyn thëllimave të turbullta të jetës , për të kap të thellën, të gjerën, të largëten. Udha e ylbereve shkruan Cakolli përherë më ka pëlqyer. Nga ajo udhë nuk kam të shkëputur. Përplasjet e jetës për poetët jo rrallë e godasin, e gërvishtin, dhe shenjëzojnë. Burra, shkruan Cakolli, / Nata është shumë poshtë / për ta ndjerë diellin / për të bërë më shumë/. Asnjë dehje s´më ndihmon. Të gjitha dehjet i kam braktisur. Më kot futem në pijetore, dhimbja nuk më del, nuk më ik as zemërimi. Këto dhe vargje të tjera të Cakollit tregojnë se kemi të bëjmë me një poet të mirëfilltë.Shaban Cakolli u lind më 22 korrik 1958 në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe studimet në Prishtinë. Në jetën e ashpër me Kosovë, përballja me armikun ishte e domosdoshme. Çdo fjalë e imja në shqip në veshin e fqiut serb ishte një krismë pushke . Cakolli deri më tash ka botuar 4 libra; 1) Tokë dardane, 2) Deti i qiellit, 3) Loti i atdheut, 4) Krisma e fjalës. Peisazhi poetik i Cakollit është i gjerë dhe i thellë. Është e çuditshme por e vërtetë. Nën krisma fjalësh nisi poemën time ,sa herë të kam në varg o Kosovë, vargje të pathëna prej shpirtit ngrihen . Dallendyshe, shko tek kopshti im, dhe këputë një mollë, dy mollë,.. tri mollë…dhe na i sjell në tryezë t´i hamë , se janë të kopshtit tim. Pamjet e fiksuara poetik, togfjalshi I pasur, metonimia dhe ylberet e tjera të semantikës, përshkojnë në tërësi librin. Jo vetëm në këtë vepër, por edhe në librat e tjerë Cakolli ka një linjë të pandërprerë të penjëve të gjakut, që poezisë së tij i japin jetë. Veprimtaria poetike dhe politike e Shabanit është e gjerë. Përveç pasionit të poezisë, Cakolli shquhet edhe për aktivitetin e tij nëpër forume në internet, në shpërndarjen e krijimeve të autorëve të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare. Trazirat në mua thotë Cakolli janë të perëndishme. I gjithë ky gjelbërimi ynë rrënjët i ka në kozmosin e shpirtit , në mendjen tonë të pafjetur. Andaj, dora është pjesë e këtij krijimi që bënë vetëm detyrën. Të krijosh nuk është lehtë. Poezia për Cakollin është vasha e ëndrrave, ku sa më shumë njihesh, aq më shumë dashurohesh.Kujtoj se botimi I “Krismës” I liron vendin një libri që memzi prêt të botohet. Sukses autorit!..
Tage: "KRISMA E FJALËS"
|
|
ESSE
Shkruar me 12/03/2008 04:51:23
|
Ese letrar për librin e Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“
KRISMA E FJALËS
( Një krismë në këngë, është fjala, gjaku i të rënëve, dhimbja e së bukurës, jetët e mia në kryengritje! )
Libri më i ri i Shaban Cakollit, „Krisma e fjalës“ është një prurje e re në komunitetin letrar në diasporë. Shpirti i trazuar i poetit lexuar përmes vargjeve të tij na e afron një shpërthim poetik të kohës sonë. Në këtë vetësi shpërthimesh, Cakolli guximshëm hyn thëllimave të turbullta të jetës , për të kap të thellën, të gjerën, të largëten. Udha e ylbereve shkruan Cakolli përherë më ka pëlqyer. Nga ajo udhë nuk kam të shkëputur. Përplasjet e jetës për poetët jo rrallë e godasin, e gërvishtin, dhe shenjëzojnë. Burra, shkruan Cakolli, / Nata është shumë poshtë / për ta ndjerë diellin / për të bërë më shumë/. Asnjë dehje s´më ndihmon. Të gjitha dehjet i kam braktisur. Më kot futem në pijetore, dhimbja nuk më del, nuk më ik as zemërimi. Këto dhe vargje të tjera të Cakollit tregojnë se kemi të bëjmë me një poet të mirëfilltë.Shaban Cakolli u lind më 22 korrik 1958 në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe studimet në Prishtinë. Në jetën e ashpër me Kosovë, përballja me armikun ishte e domosdoshme. Çdo fjalë e imja në shqip në veshin e fqiut serb ishte një krismë pushke . Cakolli deri më tash ka botuar 4 libra; 1) Tokë dardane, 2) Deti i qiellit, 3) Loti i atdheut, 4) Krisma e fjalës. Peisazhi poetik i Cakollit është i gjerë dhe i thellë. Është e çuditshme por e vërtetë. Nën krisma fjalësh nisi poemën time ,sa herë të kam në varg o Kosovë, vargje të pathëna prej shpirtit ngrihen . Dallendyshe, shko tek kopshti im, dhe këputë një mollë, dy mollë,.. tri mollë…dhe na i sjell në tryezë t´i hamë , se janë të kopshtit tim. Pamjet e fiksuara poetik, togfjalshi I pasur, metonimia dhe ylberet e tjera të semantikës, përshkojnë në tërësi librin. Jo vetëm në këtë vepër, por edhe në librat e tjerë Cakolli ka një linjë të pandërprerë të penjëve të gjakut, që poezisë së tij i japin jetë. Veprimtaria poetike dhe politike e Shabanit është e gjerë. Përveç pasionit të poezisë, Cakolli shquhet edhe për aktivitetin e tij nëpër forume në internet, në shpërndarjen e krijimeve të autorëve të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare. Trazirat në mua thotë Cakolli janë të perëndishme. I gjithë ky gjelbërimi ynë rrënjët i ka në kozmosin e shpirtit , në mendjen tonë të pafjetur. Andaj, dora është pjesë e këtij krijimi që bënë vetëm detyrën. Të krijosh nuk është lehtë. Poezia për Cakollin është vasha e ëndrrave, ku sa më shumë njihesh, aq më shumë dashurohesh.Kujtoj se botimi I “Krismës” I liron vendin një libri që memzi prêt të botohet. Sukses autorit!..
Rrustem Geci
Demir Krasniqi: Kush e urren Plisin - nuk duhet t'i veshë Tirqit!
Demir KrasniqiKUSH E URREN PLISIN – NUK DUHET T’ I VESHË TIRQIT ! Nga Demir KRASNIQI Veshjet tona kombëtare janë shumë të begatshme, me shumë kolorite dhe ornamentikë autoktone, me të cilat kombi ynë identifikohet në opinionin ndërkombëtar. Ato janë aq karakteristike dhe aq joshëse për studiuesit e folklorit dhe etnografisë, sa të gjithë mahniten në rastet kur i shohin ato, nëpër skenat e ndryshme: koncerte, festivale, programe televizive dhe simpoziume të ndryshme ndërkombëtare që kanë të bëjnë me folklorin dhe traditat e popujve të botës. Pa dyshim, se pjesa më e ndjeshme dhe më karakteristike e kostumografisë sonë kombëtare, është plisi, apo qeleshja e bardhë, simbol ky që nuk e ka asnjë popull tjetër në botë. Plisi, apo qeleshja e bardhë shqiptare është shumë i lashtë , i përpunuar prej leshit të deleve , i cili simbolizon paqen , kthjelltësinë dhe pastërtinë shpirtërore të kombit shqiptar. Ashtu siç ndryshojnë dialektet e të folmes, traditat, zakonet dhe forma e veshjeve kombëtare prej një krahine në një krahinë, ashtu ndryshon edhe forma e plisit, apo qeleshes së bardhë. Në Kosovë bahen dy lloje të plisave të bardhë, që kanë formën e kupës dhe njëri lloj është pa kurriz, e tjetri ndahet për mes një kurrizi. Edhe në krahinat e Shqipërisë, na paraqiten dy lloje të plisave, apo qelesheve të bardha. Në veri bahet plisi me kupë të rrafshët , i cili pak a shumë për kah forma i ngjet fesave të kuq e të zi, të cilët i mbanin dikur osmanlinjtë , ndërsa në jug bahen plisat (qeleshet) e bardha me kupa të mprehura dhe në maje të kupës kanë një bisht të vogël. Përveç plisit që ndryshon formën prej krahine në krahinë, këtë ndryshim e hasim edhe tek forma e tirqve dhe pjesëve tjera të veshjeve kombëtare shqiptare. Bie fjala, në Kosovë bahen dy lloje tirqish: të zi dhe të bardhë. Tirqit e zi, tradicionalisht janë bajt për punët e përditshme në bujqësi e blegtori, kurse tirqit e bardhë janë përdorë ekskluzivisht për solemnitete, dasma, ahengje dhe mysafirllëqe. Por më tepër, tirqit e zi janë bajt në krahinat e Kosovës lindore:Llap, Gollak e Karadak. Në disa krahina të Shqipërisë jugore, tradicionalisht janë bajt fustanellat, të cilat në Kosovë, kurrë nuk kanë qenë pjesë e veshjes kombëtare. Për derisa veshjet tona tradicionale kombëtare janë ruajtur nëpër shekuj të robërive të ndryshme, me një dashuri dhe autoktoni të palëkundur, sot në përpjekjet e demokratizimit të vendit dhe popullit shqiptar, nuk mund të krenohemi se po ruhen dhe kultivohen këto vlera me një përkushtim, seriozitet dhe autoktoni të trashëguar! Në skenat tona koncertale, në festivale dhe në skenografitë e televizioneve tona publike, është krijuar një kakofoni e përdorimit dhe veshjeve tona kombëtare, me çka ia humbin vlerat e autoktonisë së tyre. Çoroditje të mëdha po i bëhen kostumografisë sonë kombëtare që nga qepja e tyre e deri tek përdorimi dhe mënyra e veshjes së tyre. Tanimë , nuk mund të thuhet se janë duke u ruajtur vlerat autoktone të këtyre veshjeve , në bazë të krahinave ,qoftë për nga përdorimi i lëndës së parë për përpunimin e tyre, qoftë për qepjen, qoftë për veshjen e tyre. Kostumografia jonë kombëtare sot, më tepër është një imitim i origjinalit përmes pëlhurave dhe stofave të lehta e të pambukta , të cilat synim kryesor e kanë tregun dhe biznesin, e jo vlerat e autoktonisë. Njëra nga çoroditjet më të shprehura të përdorimit të veshjeve tona kombëtare, pa dyshim është përdorimi i fustanellave të burrave të jugut, të cilat jo rrallë herë na bie t’i shohim të veshura nga anëtarët e grupeve dhe ansambleve burimore nga Kosova?! Një gjë dihet mirëfilli , se kurrë në historinë e kostumografisë kombëtare, burrat e Kosovës nuk i kanë bartur fustanellat e jugut, sikur që as burrat e jugut nuk i kanë bartur tirqit e bardhë e të zi, që përdoren në Drenicë, Dukagjin, Rugovë, Llap, Gollak e Karadak! Çoroditjet, injorimet dhe nënçmimet më të mëdha në përdorimin e kostumografisë kombëtare nëpër skenat publike, koncerte, festivale, programe televizive, spote këngëtarësh, pa dyshim kohëve të fundit janë duke iu bërë plisit të bardhë kombëtar, apo qeleshes! Është e çuditshme se si veprohet kështu nga ana e disa këngëtarëve, rapsodëve, valltarëve, të cilët i përdorin veshjet kombëtare sa për sy e faqe me një kamuflim të pa parë para shikuesve e dëgjuesve, por të rrallë janë ata të cilët do të dalin në skenë me plis të bardhë mbi kokë! Kjo dukuri e shëmtuar nëpër skenat tona muzikore, të iriton dhe të nervozon, nga se para sysh na dalin disa pseudo – artist që e çorodisin veshjen tradicionale kombëtare, duke mos e përfillur atë në origjinal, duke mos ditur se si vishen ato dhe mbi të gjitha, duke e urryer bartjen e plisit të bardhë mbi kokë?! Artistët e tillë, që përbuzin dhe urrejnë kostumografinë kombëtare, para auditorit të gjerë , dalin aq artificial dhe aq qesharak, për të mos thënë edhe banal, nga se t’ i veshësh tirqit , shokën, këmishën , opingat e të mos e vësh plisin e bardhë mbi kokë, kjo është më shumë se injorim ndaj simboleve tona kombëtare! E terë kjo çoroditje, strëkeqje dhe injorim që i bëhet plisit të bardhë, rrjedh nga një mentalitet i shizofrenisë adoleshente të atyre që mendojnë se në skenë po ua shëmton bukurinë plisi i bardhë, duke ua pa mundësuar që auditori t’ ua shoh kaçurrelat e flokëve të ngopura me llaqe e gelle të ndryshme, por mbi të gjitha, personazhet e këtilla vuajnë nga kompleksi, se mos vallë, përmes ekraneve televizive – nuk do t’ i njohin dashnoret e tyre, po qe se e qesin plisin mbi kokë?! Pra, thjeshtë: Ata që e urrejnë plisin – nuk duhet t’ i veshin as tirqit! Përveç keqpërdorimit që po i bëhet plisit të bardhë nëpër skenat tona publike nga ana e artistëve të këngës dhe muzikës sonë popullore, të paktë janë ata që dinë se si mbështillet shoka në brez dhe si mbathen opingat tradicionale. Prandaj, shumë herë shohim artistë në skenë, pa shokë, pa opinga, me këpuca, e puma të ndryshme, duke mos ditur se sa i bëjnë dëm veshjes sonë tradicionale! Dhe krejt në përfundim, po shtoj se kohëve të fundit , në skenat dhe spotet e disa këngëtarëve tonë popullor, na ka rënë që të shohim “artistë” të veshur me tirq, por të zhveshur lakuriq mbi brez , pa këmishë, pa xhurdi dhe pa plis?! Skenat dhe spotet e këtilla, nuk mund të quhen ndryshe, pos çmenduri e llojit të vet, nga se tradicionalisht, shqiptari kurrë nuk ka dalë lakuriq para masës , i veshur vetëm me tirq, madje edhe në kohërat kur varfëria ishte e skajshme! E gjithë kjo që u tha dhe shumëçka që nuk u tha, flet për mungesë të kritereve dhe mbikëqyrjeve profesionale, e mbi të gjitha , flet për mungesën e regjisorëve dhe kostumografëve profesionist në ansamblet dhe skenat tona të muzikës tradicionale! Gjilan, më 02.12.2008.
Fatmir Terziu NJË ZË LARTËSOHET MAGJISHËM
(Kushtuar legjendës shqiptare: Tefta Tashko Koço)
Aty pranvera ka gjetur strehë Aty rinia ka mbetur buzëqeshur Aty muzika dhe kënga marrin vlerë Aty talenti mbeti ndezur!
Një zë që lartësohet magjishëm Në imagjinaren rrugëtuese të këngës Përshkon tejskajshëm jetën Me motivin e saj jashtë brengës.
Një simbol që mbeti Meshë e muzikës Nga breza dashamirës që e mbajnë gjallë Një lajtmotiv legjende që sfidon ecjen e kohës Zëri i Teftës, i veçantë, tipik dhe i rradhë!
Në labirinthet e historisë, shkëlqen nuri i saj mbi foto Kënga e saj kumbon ende rrjedhshëm Pentagrami krenohet me emrin; Tefta Tashko Koço; Që t'u flasë brezave të sotëm dhe të nesërm.
Aty pranvera ka gjetur strehë Aty rinia ka mbetur buzëqeshur Aty muzika dhe kënga marrin vlerë Aty talenti mbeti ndezur!
Një vepër që dita-ditës i shtohen vlerat Kur këngën e saj e dëgjon me ëndje Që mbetet e tillë për të gjithë brezat Ngjizur tek ai Zë që kurrë s'ka vdekje! NËNA
Natën e kalova maleve lule mblodha fushave në ullishte u ndodha pa gdhirë të këpusë karakaften, lulen e mirë.
Era e bugaçes, simites së pjekur Gjithë natën s'mu nda Dy duar mbetën duke më përkëdhelur Një zemër që digjej, mall.
Tani fshij sytë si i dehur Ëndërrat më janë vrarë Mësova se mbrëmë papandehur Nënën e kisha pasur pranë.
ALFABETI I ECJES SË GJATË
Agimet na zgjuan Bereqetin të korim ugareve, ku Cicërimat e zogjve s'pushonin, Çelnin lulet erëmira, Dielli lëshohej pakursim, Dhimbja harrohej Era flakte tutje dhe sillte me nxitim Ëmbëlsinë e nektarit të stinës, që Flakëroi perëndimin, atë buzënatë Garantoi ecjen tonë të gjatë Gjuhën e zgjoi nga sepetet, sonduqet e Todhrit Heshtjes i dha çmimin Inatin na tha të flakim Jetën të jetojmë ndryshe Kalëruar mbi muzë të viteve Lartësuar në piedestalin e Njeriut të Lirë Llumit larguar Mendimeve përhumbur Ndryshimeve përshtatur Njeri i një rruge plot nxitim Orteqet e tmershme për të sfiduar Pagëzuar në Tempullin e Jetës Qarjen për të harruar Rilindjen për të parë në sy Rrugëve të nisura hershëm Stacionuar në fletë historie Shpëtuar nga zhdukja Tani krenarë të dëshmojnë Thellë në potencën jetike Universi zbret firmos dëshminë Vetvetiu na hapen krahët Xixëllojnë lotët ndër sy. Xhirimet sapo kanë filksuar këtë kolorit Ylberi ngjyrat na ka falë Zërat e jetës që të fiksojmë Zhytur nga A-ja tek Zh-ja në këtë alfabet të ecjes së gjatë.
&nb sp; Manastir, 2006 PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR
E shihja përditë Shkëlqente, përherë Aty në atë rrugë Aty në atë derë.
E shkruar me dorë Dukshëm, me kujdes Mbi kokë një kurorë Në trup; vetëm Pesë.
Për çudi të gjithë aty shihnin Mëngjeseve, drekave, darkave Dhe dukej sikur e piketonin Me "Pesë"-n e sfilatave.
Ajo ishte vetëm një pesë Një numër si gjithë numrat Mbi të s'kish kaluar një fshesë Në ndryshk, mbytur thumbat.
Pesa e gozhduar në atë derë Tashmë kish hyrë në histori Dhe pse s'fliste për ndonjë vlerë Dhe pse s'fliste për njeri.
Të vetmit vizitorë "Pesa" kish tashmë përditë: merimangat thurëse e njerëzit, që ia ngulnin sytë.
Tani ajo pesë… S'ishte më rrezatore Kish ndodhur, per besë Nga braktisja njërëzore.
Fatmir Terziu, gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe regjisor filmi. Është i pranishëm në letrat shqipe në Shqipëri dhe më gjerë. Punën si gazetar e filloi që kur ishte student në gazetat e viteve 80-të, dhe e vazhdoi duke qenë Kryeredaktor i të Pavarurës "Fjala e Lirë". Që nga viti 2001 ndodhet me banim dhe studime në Mbretërinë e Bashkuar. Ka studiuar në London South Bank University pranë Faculty of Arts and Human Science dhe ka punuar po pranë këtij Universiteti në Departamentin e LRC-së (Widening Participation Unit). Eshtë në progres të studimeve të mëtejshme në Roehampton University në fushën e kultures, medias, politikes, gazetarise dhe film studimit. Ka botuar vëllimin poetik "Mos Hesht" në vitin 2000, vëllimin me tregime "Djalli i Argadasit" me të cilin fitoi cmimin e tretë "Kadmus" në Greqi, vëllimin me poezi "Ecje ne Qelq" , vëllimin me tregime "Krokamat" ELBASAN
Elbasan! Aty ku dhimbja, malli, dashuria,
Pikëtakohen, Refrenin e jetës për të nisur Aty ku dy sy të qeshur Modelojnë ëndërra, dëshira Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur, Bukurinë përrallore që ka natyra.
Kohën ke humbur shëtitoreve Muajt, vitet të kanë shkarë Gjuha ngatërruar auditoreve Tani shqipja të duket "e vrarë".
Shkon takon Kristoforidhin Abetaren për t'ia parë Dhe s'di ku t'a zësh fillin Lotë nga sytë të kanë shkarë.
Ngre sytë vëzhgon dhe s'ngopesh Ndërtime të reja anembanë Pastaj duket se qetësohesh Kur dhjetra miq të vijnë pranë.
Një këngë e moçme dëgjohet Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin Një tingull violine vjen e largohet Je ndodhur pranë Myzyrit.
Elbasan! Aty ku mijëra vetë turren Të këpusin Karakaften, Lulen e radhë Aty ku zemrat kënaqen Vetëm duke parë. ATA DY SY TË KALTËR
Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën Dheu kurrë s'ka për të më tretur Nëse ata dy sy s'do më shohin në sy, të paktën.
Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë Vegim i përçudshëm më rrethoi Në rrugë për turp gati s'rashë Më iku qënësia, më tradhtoi.
Kaloj pranë detit në Verë Përhumb në të kaltrën e tij Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej Mbetur fiksim që kur isha i ri.
Vitet kalojnë, rrudhat shtohen Të kaltrën kam filluar të ngatërroj Por ato dy sy s'më harrohen Edhe pse e di se kurrë s'do ti shikoj. FJALA
Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq Flokëngjyer, ngritur lart si iriq S'lanë pa kopjuar pastaj modë Kudo në Europë, në Botë.
Pastaj shëtitën të trullosur U mbushën revista, gazeta Fjala iu turr për t'i damkosur Me fjalën s'bëhej shaka!
Fjala është fjalë vërtet S'do intrigë, krenohet kur e mbron O njeri i mirë, o poet Fjala, ka kostumin e vet.
LONDËR
As mal, as kodër Vetëm fushë erë dhe pak vapë shi që të bën çdo stinë dush Londër.
Qëndër e botës, metropol që lëviz Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë Aty mbi Tamiz.
Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit kapilarë u shtojnë çdo ditë nisen e zbresin në Londër.
Aty ditët, muajt, vitet, shekujt dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve qetësojnë të gjallë e të vdekur.
Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet Londër, të falemi përjetë.
Unë një lëvizje digitale në këtë vrull turrem t'i bashkohem ecjes së Kohës Mirënjohje Londrës! JËTË NË QELQ
Vërviten në ujë Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi Pa dallgë, pa bujë Jetë akuariumi.
Ushqim sa të mund Zhytur nën qelq Pa llucë në tubë "S'heqin aspak keq"!
Jetë aquariumi, Biznes me peshq Ç'ka oqeani, deti, liqeni, lumi T'a sheh syri nën qelq.
Mijëra sy takohen Aty në çast mbi peshq Dhe pse s'dinë të ankohen Është jetë në qelq!
(Angli, 2007)
Poetë të mëdhenj shqiptarë F A T M I R T E R Z I U ( Poezia e Fatmir Terziut është poezi e shpirtit,e ndjenjës së madhe,poezi e thëllimave dhe e gjerësive. Vargjet e Fatmirit janë drithëruese dhe drithmojnë. Në betejat e përditshme të jetës, poezia e Fatmir Terziut, është poezi e pjekur, e tymosur, kuptimplote. Poezia e Fatmir Terziut është një gjak i ri në letersinë tonë të bukur ) Në komunitetin letrar në internet dhe nëpër faqe të revistave dhe forumeve, emri i Fatmir Terziut është i pranishëm kudo. Asgjë nuk mund të mos kthehet.Fatmiri jeton dhe bashkëjeton me poezinë, „Ecja e tij në qelq" është një shqetësim i madh në ngushticën e shpirtit. Pejsazhi poetik i Fatmirit është i gjerë dhe i thellë. Poeti nuk ndalon,shpërthen të gjitha vetmitë që e rrethojnë. Libri "Ecja në qelq" i Fatmir Terziut thyen gjithë xhamat që poeti shpirtin ta prekë këthjellët, me duart e tij të gjelbërta. Fatmiri është poet I konsoliduar, dhe I mirëfilltë. Libri "Ecja në qelq" shprehë qartë urdhërin hyjnor të poezisë. I guximshëm si poeti, ai nuk është I ndikuar nga shtrëngimi I hijeve, apo heshtjet anakronike të kohës. Nëpër dallgët memece të jetës, aty ku unë bashkëjetoj, poeti qartëson të bukurën,të dhimbshmen, të pazgjidhurën."Ecja në qelq" është një poezi që të lë pafjetë,dhe të drithmon.Ai edhe kur shkruan në letër, edhe kur shkruan në qelq, Fatmiri ka token dhe qiellin e tij, hapësirën ku ai vzionon. Libri "Ecja në qelq" është një poezi që shpie në të ardhmen, në kopshtin me ngjyra të shpirtit . Fatmiri është kopështar I madh I fjalës poetike. Në shpirtin e tij prej poeti, Fatmiri ka disa puse në artin e tij.Krojza nga më sublimet, prushëza nga më intimet, motive nga më të përbashkëtat. Në poezinë "Koha e njeriut" poeti guximshëm dialogon me kohën, me dhimbjen,me të bukurën. / Kohën e gozhduam mureve / E futëm në dosje / në sirtar e kyçëm…/ iu qepëm… së prapthi / kohën që na kishte grabitur më parë…/ Këto dhe qindra vargje të tjera Fatmirin ( pa e tepruar ) e ngrejnë në piadestalin e poetëve të mëdhenj shqiptar. Ecja në qelq , është një kohë e njeriut, një kohë që vetëm sa ka filluar. Për ta copëtuar atë kohë shprehet poeti, kohës I vumë emra të hajdutëve të saj/ dhe thirrëm kohën si prone e tyre / duke mos e kuptuar se bënim të njëjtin faj/. Koha nuk shahet thotë poeti,..koha ka kohën e saj… shkruan poeti Terziu. Të bërit poet nuk është I lehtë. Kohën nuk është vetëm ta ndjesh, por edhe ta shkruash. Sa herë jemi bijë të kohës, na qëllon të ulem në shesh dhe ta ndjejë poezinë, vullkanin që vlon në mua. " Ecja në qelq " shprehet Terziu më lidh me kohën, me të fshehtën e ajrit, dhe zemërimin e së bukurës. Asgjë e virgjër më s´ fluturon, pa I vënë një shenjë, një gërvishtje, nga ata që komandojnë këtej. Plot është sheshi I betejave, sheshi I të kundërtave, i të ndryshmëve, i të pamundshmes.Kjo është bota jonë,fati që po e jetojmë.Po e mbylli këtë ese me një urim vëllazëror, rrofsh o poet I gjakut tim, rrofsh!.. Rrustem G e c I – Dortmund
Modelja shqiptare nga Shkupi, 21 vjeçarja Sara Lleshi, do të jetë shqiptaria e parë që do të pozojë nudo për edicionin slloven të revistës së njohur amerikane të meshkujve “PlayBoy”. Sara Lleshi, si rezultat i paraqitjes se saj në ballinën e kësaj reviste me drita të kuqe, ka qenë edhe mysafire speciale e pronarit të “PlayBoy”-it Hugh Hefner, në vilën e tij luksoze në Los Angeles të Kalifornisë. Shkupjania bukuroshe, shprehet se ka nderin që të jetë fotomodelja e parë shqiptare që do të pozojë nudo për një reviste kaq të famshme botërore dhe ndjehet tepër krenare që do të thyej tabutë. Sara Lleshi që ka lindur në 7 mars 1987, është bjonde, sykaltër, 1.76 cm e gjatë dhe peshon 48 kg dhe kulmi i suksesit të saj është shpallja “Miss Maqedonia” në vitin 2004.
Në Wiesbaden të Gjermanisë festojmë ditën e madhe të flamurit kombëtar, ditën e paraqitjes publike të UCK-së dhe pavarësisë së Shqipërisë
Shoqata Atdhetare "DARDANIA", me seli në Wiesbaden të Gjermanisë, ju fton që në mënyrë masovike të vini e të ngritemi para HYMNIT KOMBËTAR, t'i këndojmë së bashku vargjet e bukura të Asdrenit përballë FLAMURIT me SHQIPONJËN DYKRENARE.
Ejani dhe të përkujtojmë para jush figurat më të ndritshme të kombit tonë. Si çdo herë edhe kësaj radhe jemi përkujdesur që kjo festë të kalojë si është më së miri dhe me një program të bukur kulturor artistik; kuptohet falas. I tërë manifestimi mbahet të premten më 28 NËNTOR 2008 : në Teutonen str. 2a Germania Halle ,Wiesbaden.
Manifestimi fillon në ora 19.00 h. Për çdo informatë telefononi në këta numra: 01734169029 dhe 015775386219.
Ju mirëpresim: Seksioni për kulturë dhe informim
Baki Ymeri: Revista Shqiptari nr. 120 (2008) E hene, 17-11-2008, 10:16am (GMT)
 Fondat de Nikolla Naço (1888) - Serie nouă (1993) - fondator: Xhelku Maksuti. Nr.120 (2008) Periodic al Uniunii Culturale a Albanezilor din România Periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë Director: Mircea Istrate, Redactor-şef (Kryeredaktor): Baki Ymeri Unicul popor din lume, înrudit cu românii pe linie daco-traco-ilirică, este poporul albanez I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës daco-traco-ilire, është populli shqiptar Uniunea Culturala a Albanezilor din România şi redacţia revistei Albanezul sunt onorate să felicite din toata inima alegerea Excelenţei Sale, Domnul Barack Obama în cea mai înaltă şi prestigioasă funcţie a Statelor Unite ale Americii - aceea de Preşedinte. Dumnezeu să binecuvânteze America! Shipëria në 96 Vjetorin e Ditës së Shpalljes së Pavarësisë (Albania la cea de-a 96-a aniversare a Zilei Declarării Independenţei) România, o ţară prietenă în regiunea noastră, a fost şi rămâne o ţară cu tradiţii vechi în relaţiile de prietenie şi de cooperare cu Albania. Cu politica ei externă, constructivă, contribuie la menţinerea păcii, stabilităţii şi securităţii. Membră a UE şi NATO, România rămâne nu numai un aliat sigur care sprijină unitatea acestor organizaţii, ci şi o ţară fără rezerve în încorporarea Albaniei şi a altor ţări din Balcanii de Vest în structurile euroatlantice, contribuind la crearea unei zone de securitate pentru ţările noastre cuprinse în spaţiul dintre Marea Neagră şi Adriatică. România a fost şi rămâne un important partener al Albaniei în alcătuirea politicilor comune, precum şi în procesele politice şi sociale similare ale ambelor ţări care trec pe calea consolidării reformelor democratice şi economiei de piaţà. În volumul schimburilor economice şi comerciale între ţările noastre, constatăm cu plăcere că, în ultimul an, indicatorii s-au dublat. Dashnor Dërvishi, Ambasador al Republicii Albania în Bucureşti Më 28 Nëntor 2008, mbushen 96 vjet nga dita e shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë. Këtë përvjetor, populli dhe kombi shqiptar e përkujtojnë duke jetuar çaste shumë të rëndësishme, politike, ekonomike dhe sociale. Sot, Republika e Shqipërisë është shumë afër realizimit të objektivave të saj strategjike dhe kombëtare. Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në të gjitha reformat e saj. Ajo forcoi institucionet e saj demokratike dhe shtetin ligjor. Reformat zgjedhore dhe ajo në fushën e drejtësisë po përparojnë me shpejtësi, të mbështetura nga një konsensus i fuqishëm politik. Ekonomia shqiptare gëzon një rritje me ritme nga më të shpejtat në rajon dhe me potenciale të mëdha për të ardhmen. Klima e biznesit është mjaft e favorshme dhe gjithnjë e më tërheqëse për investitorët e huaj. Viti 2008 ishte një vit i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot, Shqipëria nuk i përket më grupit të vendeve me të ardhura të ulëta, por i përket grupit të vendeve me të ardhura të mesme dhe është një Shqipëri krejtësisht tjetër. Qëllimet dhe aktiviteti diplomatik i Shqipërisë ka qenë në radhë të parë i fokusuar drejt Brukselit, në shtimin e kontakteve me NATO-n dhe Bashkimin Europian, duke përballuar me sukses dinamikën integruese për t’i ofruar politikës shqiptare modele, standarde dhe programe zhvillimi për një Shqipëri të integruar. Ne jemi të vendosur të bëhemi anëtarë me të drejta të plota në NATO dhe do të vazhdojmë të përmbushim e të respektojmë standardet demokratike që kërkohen nga ky anëtarësim. Procesi i ratifikimit të protokolleve të anëtarësimit nga vendet anëtare të Aleancës është sa vlerësues, aq edhe nxitës për të forcuar demokracinë dhe standardet. Ratifikimi i shpejtë dhe unanim nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregon se demokracia e liria në Shqipëri nuk janë monopol vetëm i politikës shqiptare, por edhe i aleatëve që vazhdojnë të investojnë për të. Në Samitin historik të Bukureshtit Shqipëria mori ftesën për në NATO, nënshkroi ne korrik protokollin e anëtarësimit dhe po pret ratifikimin e tij nga të gjitha vendet anëtare me synim anëtarësimin me të drejta të plota para Samitit të Strasburgut. Samiti i Bukureshtit, siç pritej, kurorëzoi përpjekjet tona për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO duke bërë kështu realitet njërën pjesë të ëndrrës euroatlantike shqiptare. Shqipëria në NATO do të thotë Shqipëria demokratike e sigurtë dhe e zhvilluar. Ecuria e deritanishme në këtë proces, i cili pret të marrë konfirmimin përfundimtar në Samitin e prillit 2009, ka vërtetuar se Shqipëria është tashmë një demokraci funksionale dhe e stabilizuar, e gatshme për të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe për të kontribuar bashkarisht me partnerët e tjerë në forcimin e paqes dhe sigurisë në Europë. Ftesa për në NATO dhe nënshkrimi e ratifikimi i protokolleve të anëtarësimit shënon kurorëzimin e përpjekjeve të gjata dhe të vendosura të Shqipërisë dhe arritjeve të saj. Për të është dashur një punë e gjatë dhe e madhe, këmbëngulje dhe përkushtim i palëkundur si dhe ndihma e vyer e miqve dhe partnerëve tanë në Aleancë. Forcat e armatosura shqiptare kanë ndërmarrë një transformim dhe modernizim thelbësor dhe sot shërbejnë krenarë, krah për krah, aleatëve të tyre në NATO. Ftesa në Samitin e Bukureshtit dhe ngjarjet që rodhën janë konfirmim i këtyre arritjeve. Përpjekjet tona do të vazhdojnë në kursin e reformave për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej të gjitha standardet, kriteret dhe normat e një vendi anëtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Promovimi i tyre në vendet anëtare është një kusht i domosdoshëm, në mënyrë procesi të kompletohet brenda një kohe sa më të shkurtër që të jetë e mundur. Politika jonë e jashtme gjeneron stabilitet, moderim, dialog dhe bashkëpunim rajonal, si vlera të saj thelbësore. Shqipëria dhe shqiptarët besojnë dhe mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë plebishitare projektin europian dhe euro-atlantik të rajonit. Ne do të zhvillojmë marrëdhëniet me vendet fqinjë sipas vizionit evropian të politikave të përbashkëta të mirëkuptimit, të bashkëpunimit e të integrimit. Qëllimit të përbashkët për t’u integruar në strukturat europiane dhe euroatlantike duhet t’i shërbejnë politikat lokale e rajonale për paqe, stabilitetit e zhvillim të qëndrueshëm. Shqipëria dhe shqiptarët do të vazhdojnë të luajnë rolin e rëndësishëm moderues ndaj ngjarjeve në rajon. Ne do të mbetemi aleatë të besueshëm të zbatimit të politikave për zhvillim, siguri e integrim që projektohen në tryezat e NATO-s apo të Bashkimit Evropian. Procesi i ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga vendet anëtare të Bashkimit Europian ka ecur në përputhje me parashikimet dhe pritet të përfundojë brenda vitit. Në fund të vitit 2007 Shqipëria, e para nga vendet e rajonit, u bë anëtare e Procesit të Barcelonës, i cili, në Samitin e korrikut në Paris, u transformua në Bashkimin për Mesdheun. Në periudhën maj/tetor 2008 Shqipëria mori Presidencën e BEDZ dhe e përmbylli atë me sukses, duke kryesuar nënshkrimin e një numër marrëveshjesh dhe dokumentesh të rëndësishme në një periudhë të vështirë për rajonin e Detit të Zi. Nga 1 prilli deri me 30 tetor, Shqipëria e realizoi kryesinë e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), në kushtet kur rajoni i Zgjeruar i Detit të Zi, gjithnjë e më shumë, po transformohet në një zonë dinamike zhvillimi me peshë në rritje, si në rrafshin gjeo-politik, ashtu dhe në atë gjeo-ekonomik. Presidenca shqiptare u kushtoi vëmendje të veçante aktiviteteve në nivelet sektoriale, si parakusht për promovimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh në rajonin e BEDZ-it dhe për përparimin e Organizatës. Në kalendarin e kryesisë sonë ishin parashikuar mbi 55 veprimtari duke përfshirë takime ministeriale, konferenca ndërkombëtare, takime të grupeve të punës, seminare, tryeza të rrumbullakëta, ekspozita etj. Gjatë këtyre muajve janë mbuluar me aktivitete fushat dhe sektorët më të rëndësishëm, me synim rritjen e bashkëpunimit të vendeve anëtare në fushat e energjisë, transportit, mbrojtjes mjedisore, lehtësimit të tregtisë dhe investimeve, bashkëpunimin në bujqësi, arsim, shkencë, teknologji, shëndetësi farmaceutikë, sistemin bankar, financë etj. Ne ia dolëm, më një situatë jo pa komplikime, të përfundonim me sukses këtë Kryesi, duke arritur nënshkrimin e dy marrëveshjeve: për liberalizimin e vizave për shoferët kamionistë dhe biznesmenët dhe të miratonim direktivat për përmirësimin e efiçencës të Sekretariatit të Organizatës tonë. Ngjarja më e madhe në historinë moderne të shqiptarëve, pavarësia e Kosovës Cel mai important eveniment în istoria modernă a albanezilor, independenţa Kosovei a fost aşteptată de Albania cu bucurie şi realism. Lupta permanentă, pe care albanezii au declanşat-o împotrivă nedreptăţii, violenţei şi genocidului etnic. Putrezirea sistemului dictatorial iugoslav şi angajarea serioasă a Aliaţilor Euroatlantici au culminat logic cu apariţia noului stat - acela al Kosovei. Această nouă realitate geopolitică reprezintă o investiţie bilaterală. Azi, Kosova a fost recunoscută de 52 de ţări, cu consideraţia că niciuna din ele nu au recunoscut independenţa Kosovei ca un act de duşmănie împotrivă naţiunii sârbe, ci ca o favoare faţă de albanezi. Aceste naţiuni au cunoscut Kosova fiindcă sunt convinse că această este cea mai sigură cale pentru a contribui la stabilitatea regiunii din Balcani. Pavarësia e Kosovës u prit nga Shqipëria me gëzim dhe realizëm. Lufta e vazhdueshme që shqiptarët bënë ndaj padrejtësisë, ndaj dhunës dhe gjenocidit etnik, kalbëzimi i sistemit diktatorial jugosllav dhe angazhimi serioz i aleatëve euroatlantike kulmuan logjikshëm me shtetin e ri të Kosovës. Ky realitet i ri gjeopolitik përfaqëson një investim dyplanësh. Sot, Kosovën e kanë njohur vetëm 52 vende, me konsideratën se asnjë prej këtyre vendeve nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës si një akt armiqësie ndaj kombit serb apo si favor ndaj shqiptarëve. Këto kombe e kanë njohur Kosovën sepse janë të bindura se kjo është rruga më e sigurt për të kontribuar në stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Diplomacia shqiptare ka mbrojtur dhe do të mbrojë, ka promovuar dhe do të promovojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Natyrisht, qëndrimi ndaj pavarësisë së Kosovës nuk kushtëzon qëndrimin e Shqipërinë në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ne përpiqemi t’i zhvillojmë këto marrëdhënie në mënyrën më miqësore dhe ky është një qëndrim i pandryshueshëm i politikës tonë. Për ne marrëdhëniet e fqinjësisë se mirë me vendet e Evropës Juglindore mbeten prioritet i politikës së Jashtme. Me të gjitha vendet e rajonit ne do të vazhdojmë të zhvillojmë atë marrëdhënie cilësore që i ka bërë vendet tona të ndërlidhura jo vetëm nga parimet e fqinjësisë së mirë, jo vetëm nga dëshira e shprehur, por edhe nga gjithë ai numër marrëveshjesh dypalëshe e shumëpalëshe, nga projektet e përbashkëta të integrimit në NATO dhe BE dhe projektet e zhvillimit ndërrajonal. Në planin shumëpalësh, vendet e rajonit kanë ndërtuar një rrjet kontaktesh, marrëdhëniesh e forumesh të shumëllojshëm që na shërbejnë jo vetëm për të diskutuar për çështje të përbashkëta por edhe për të bashkuar energjitë dhe mjetet për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. Sfida jonë e përbashkët është të arrijmë të realizojmë projekte me interes në sektorët e energjisë e transportit, konkretizimin e Tregut Rajonal Energjetik, veçanërisht për realizimin e projekteve të interkoneksioneve dhe të linjave të transmetimit të energjisë në rajon. Krijimi i një zone të lirë tregtare për Evropën Juglindore është tashmë një arritje konkrete e integrimit tonë rajonal. Por ky proces integrimi tregjesh nuk është i plotë dhe nuk mund të jetë funksional pa sigurimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve në rajon. Rumania, një vend mik në Rajonin tonë, ka qenë dhe mbetet një vend i vlerave me tradita të lashta në marëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit me Shqipërinë. Me politikën e saj konstruktive të jashtme, ajo jep një kontribut të rëndësishëm në Rajonin tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë. Antare e BE dhe NATO-s, Rumania mbetet jo vetëm një aleat i sigurt që mbështet unitetin e këtyre organizatave, por edhe një vend pa rezerva në gjithëpërfshirjen e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike, duke dhënë kështu një kontribut mjaft të rëndësishëm në krijimin e një zone të sigurisë për vendet tona që përfshihen në hapësirat nga Deti i Zi deri në Adriatik. Rumania ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë edhe në përpunimin e politikave të përbashkëta si në proçeset e ngjashme politike e sociale qe dy vendet tona po kalojnë në rrugën konsolidimit të reformave demokratike, ashtu edhe në ato të ekonomisë së tregut. Në volumin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregëtare midis dy vendeve tona, megjithëse shifra le akoma shumë për të dëshiruar, vihet re se vitin e fundit ajo ka kapërcyer në dyfishimn e saj. (Dashnor Dërvishi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bukuresht)  Anëtarë të Lidhjes Popullore të Shqiptarëve të Rumanisë (1950)-Manifestimi shkencor (ndërkombëtar) 400 vjet atestimi dokumentar të shqiptarëve në Rumani (Bukuresht, 1995) Albanezii din România şi Indipendenţa Albaniei (Shqiptarët e Rumanisë dhe Pavarësia e Shqipërisë) La momente aniversare fiecare naţiune îşi aminteşte de momentele cruciale ale existenţei, de personalităţile ce i-au jalonat istoria. Albanezii nu uită pe regina iliră Teuta pentru rezistenţa în faţa expansiunii romane, pe Gjergji Kastrioti – Skanderbeg, apărătorul medieval al creştinătăţii europene, pe Enver Hoxha, Ibrahim Rugova şi alţi albanezii care au dat exemple strălucite pentru apărarea identităţii naţionale. Pentru albanezii din România, momentul cel mai însemnat îl constituie faptul că în Bucureşti, la începutul lunii noiembrie 1912 a fost hotărâtă proclamarea Independenţei de Stat a Albaniei cu sprijinul României şi al Regelui Carol I personal. Cu o vechime de peste patru secole pe pământ românesc şi o meritorie activitate în mişcarea de renaştere naţională albaneză, indiferent de vicisitudinile istoriei, albanezii din România au sărbătorit în fiecare an Ziua Naţională a Albaniei. Anul aceasta se împlinesc şi 60 de ani de la reorganizarea Comunităţii noastre în Uniunea Populară a Albanezilor din România când, în Bucureşti, la fostul sediu ARLUS din strada Batiştei, a fost sărbătorită Ziua Naţională cu mare fast, îndeosebi în organizarea secţiei de tineret a organizaţiei, constituită în special din elevi şi studenţi la care erau afiliaţi şi studenţii veniţi din Albania la studii în România. Memorarea acestui eveniment este legată de faptul că la începutul anului 1990, o parte dintre foştii membri ai secţiei de tineret de atunci s-au aflat în fruntea Comitetului de reorganizare a Comunităţii în Uniunea Culturală a Albanezilor din România, ducând mai departe tradiţia minorităţii albaneze în noile condiţii de dezvoltare a societăţii româneşti. Albanezii, în toate timpurile, s-au integrat perfect şi total în viaţa societăţii româneşti, participând la toate evenimentele acesteia cu loialitate patriotică şi recunoştinţă pentru sprijinul primit în Mişcarea de Renaştere Culturală şi Naţională, dar mai ales la proclamarea Independenţei de stat a Albaniei de acum 96 de ani, România fiind primul stat care şi-a trimis reprezentanţi diplomatici la Durres, capitala de atunci a Albaniei, iar prin străduinţa Regelui Carol I al României avea să primească drept Rege, în anul 1914, pe prinţul Wilhelm de Wied, nepotul reginei Elisabeta, cel care îşi doarme somnul de veci, alături de mătuşa sa, în incinta Bisericii Lutherane din Bucureşti. Deşi, în documente avem atestări de prezenţe ale unor albanezi în Ţările Române încă din secolele XIV-XV, despre Comunitate, nu putem vorbi decât începând cu anul 1595, când marele voivod al Ţării Româneşti, Mihai Viteazul şi Sfânt martir, a îngăduit unui numeros grup de albanezi de 15.000 de suflete, de a trece Dunărea şi a se aşeza pe acest pământ ospitalier, căruia i-au rămas credincioşi, iar noi cei de azi recunoscători, fideli intereselor naţionale ale României şi noilor forme de integrare în Europa din care facem parte din toate timpurile. La această aniversare, omagiată în condiţii critice materiale, ne manifestăm încă odată recunoştinţa sinceră şi loială faţă de România şi poporul român ospitalier, indiferent de vicisitudinile create în ultimii ani, când, deşi membri fondatori ai Consiliului Minorităţii Naţionale şi a tuturor organizaţiilor acestuia, am fost înlocuiţi de o organizaţie parazitară, nonalbaneză, condusă de o persoană ce nu aparţine etniei albaneze, dar este impusă ca deputat în Parlamentul României în numele “minorităţii albaneze”, minoritatea care din păcate, din punct de vedere financiar nu dispune de nici-o subvenţie, fiind în pragul prăbuşirii organizatorice şi al dispăriţiei ca entitate etnică. Cu sacrificii, cum au făcut-o şi străbunii noştri, aniversăm an de an, marile sărbători ale României şi Albaniei, cu credincioşie şi devotament, ignorând ingratitudinea unor organe menite să sprijine acţiunile minorităţilor reale, şi nu ale celor contrafăcute din interese politicianiste de conjunctură. Acuzele noastre se îndreaptă către cei vinovaţi de faptul că reprezentanţii autentici ai etniei albaneze şi organizaţia lor, Uniunea Culturală a Albanezilor din România, nu beneficiază de niciun fel de ocrotire din partea statului român actual, de fapt a Parlamentului şi mai ales a Secretariatului Minorităţilor Naţionale din Guvernul României condus de ani de zile de UDMR prin Attila Marko, vinovat principal, lasând o minoritate autentică în pragul destramării organizatorice, pentru a ocroti o oraganizaţie fantomă, creată fraudulos de o deputată ce nu aparţine etniei dar este tolerată ca reprezentantă a acesteia prin diferite tertipuri politicianiste, străine etniei albaneze şi tradiţiilor sale autentice. Aflându-ne în preajma sărbătoririi a 90 de ani de la marele act naţional de la 1 Decembrie 1918 de consacrare a Marii Unbiri a tuturor românilor pe pământurile strămoşeşti în cadrul României Mari, creaţie a eforturilor de veacuri a celor mai străluciţi luptători pentru interesele naţionale ale tuturor românilor, din care facem parte integrantă ca români de origine albaneză, dorim din toata inimă prosperitate României şi poporului român, noi progrese în remarcarea civilizaţiei naţionale în contextul integrării europene şi a Europei de azi, ca parte importantă a lumii contemporane. &nb sp; &nb sp; &nb sp; Prof.dr.Gelcu Sefedin Maksuti (Preşedinte de onoare UCAR, Preşedinte fondator UCAR şi a ziarului Albanezul (ediţia nouă), membru fondator al Consiliului Minorităţilor Naţionale şi preşedinte al Comisiei de Cultură, Culte şi Mass-media al acestuia, membru fondator şi preşedinte în două legislaturi ai Fundaţiei Armonia a Familiilor etnic mixte din România, preşedinte fondator al Asociaţiei Presei Minorităţilor Naţionale din România.)  Sa e hapa numrin e ri të revistës "Shqiptari / Albanezul". Sikur të ngjalleshin Nikollë Naçua, Visar Dodani, Gjergj Bubani e gazetarë të tjerë të shquar te kolonisë shqiptare të Rumanisë dhe të shikonin punën e madhe që kryen sot Xhelku Maksuti dhe Baki Ymeri do të ngazëlloheshin ngase i kanë zëvendësuar me dinjitet. (Dr. Thanas Gjika). &nb sp;  Albanesii, dară, nu sunt rude cu noi românii, ci fraţi. Fraţi buni din aceleaşi sânge. (B.P.Haşdeu, 1901). Plagët e shpirtit t’im u shëruan! Tashi le të vdes! Zot’ i math më paska falur një vdekje të ëmbël. Rroftë Shqipëria! (Nikolla Naço, 1913). REVISTA ALBANEZUL LA 120 DE ANI DE APARIŢIE Mesaje de felicitare / Mesazhe përgëzimi Revistă a unor mari cercetători, profesori universitari, medici, ingineri, intelectuali din cele mai diverse domenii de specializare, scriitori, poeţi, artişti sau simpli entuziaşti, Albanezul s-a impus ca o tribună de apropiere şi de informare, constituindu-se într-un patrimoniu al culturii albaneze, care şi-a tăiat propria-i cale în peisajul editorial sud-est european. În esenţă albanofonă, revista Albanezul a produs, de asemenea, articole în română, asumându-şi un rol fundamental în traducerea literaturii albaneze în română, în prezentarea vieţii culturale din diferite regiuni ale Albaniei şi din comunităţile albaneze trăitoare dincolo de graniţele oficiale ale Albaniei, reliefând, ori de câte ori a fost cazul, similitudinile albanezo-române. La 120 aniversare a revistei Albanezul, cele mai alese gânduri mi se îndreaptă spre profesorului universitar Gelku Maksutovici care a dat un suflu nou acestei reviste şi spre cunoscutul poet, Baki Ymeri, a cărui biografie se confundă cu istoricul relaţiilor albanezo-române din ultima vreme. Mulţi ani, împreună, aici în Balcani! (Prof. univ. dr. George Grigore. Universitatea din Bucureşti). O revista este o istorie şi cei ce o conduc sunt creatori de civilizaţie, de valori şi de sens, nu numai pentru generaţiile acelei istorii, ci şi pentru altele în mijlocul cărora aceasta se desfăşoară. O revista este o catedrală în care oficianţii (gazdele) se întâlnesc cu închinătorii (colaboratorii şi cititorii) într-un sfânt ritual menit să le schimbe viaţa. Această istorie şi această catedrală sunt întruchipate în sensul deplin al cuvântului şi în revista de important rol în trecut şi de mare semnificatie pentru prezent, ALBANEZUL. La ceas aniversar e interesant şi cuvenit să ne gândim la devotamentul redactorilor ei, de la început şi până azi, dar şî la bucuriile pe care ea le-a adus in sufletele celor ce şi-au văzut articolele publicate acolo, precum şi la bucuria produsă cititorilor din toate timpurile. Un merit deosebit pentru menţinerea şi afirmarea revistei, a valorilor şi misiunii ei în peisajul cultural contemporan îi revine scriitorului şi jurnalistului dăruit şi neobosit, Baki Ymeri, căruia îi transmitem sincere felicitări şi prin el tuturor ostenitorilor revistei. (Theodor Damian, LUMINA LINĂ, New York). Salutăm cu multă căldură aniversarea a 120 de ani de apariţie a revistei Albanezul. Apreciem în mod deosebit calitatea materialelor publicate şi faptul că ne permite să descoperim foarte multe lucruri, foarte puţin cunoscute în România, despre urmaşii direcţi ai Ilirilor. Un procent important din populaţia Albaniei este reprezentat de Aromâni. Contribuţia acestora la formarea statului Albanez este importantă. Nu greşim şi nu exagerăm dacă spunem că între cele două neamuri străvechi există relaţii de fraţietate de cea mai bună calitate. Odată cu intrarea în UE, celor doua popoare li se deschid noi perspective de afirmare. Atât aromânii cât şi romanii privesc cu deosebită simpatie elanul cu care poporul albanez îşi consolidează viitorul. Din nou, FELICITĂRI revistei Albanezul. Conf Dr Corneliu Zeana, membru în Comitetul Director al Mişcării Europene Internaţionale (Bruxelles). Cred că revista Albanezul este de departe cea mai valoroasa contribuţie la cunoaşterea literaturii şi culturii albaneze în spaţiul culturii române. Iar după 120 de ani de apariţie, nu pot dori altceva decât să urez la cât mai multe apariţii. Mai doresc tuturor colaboratorilor multă sănătate şi multe împliniri, iar din când în când să nu uite ca Oglinda Literară le-a fost alături în demersul cultural. La mulţi ani! (Gheorghe Andrei Neagu, Cavaler al Literelor române, Red.şef al revistei Oglinda Literară). Poetului şi traducătorului Baki Ymeri, cu preţuire pentru munca sa, una aproape de sacrificiu întru cunoaşterea şi prietenia dintre popoarele noastre, şi prin revista Albanezul. Îl felicit pentru efort, bunăvoinţă şi entuziasmul nesecat pe care îl depune pentru promovarea celor două culturi surori, română şi albaneză. Îi doresc multă putere de a continua acest minunat demers intercultural pe care nimeni la ora actuală nu-l face cu atâta devotament. (Victoria Milescu, 2008). Sakrificat e „Shqiptarit” për shqiptarin Kisha dëgjuar për Shqiptarin (Albanezul) që në moshën time të re, por jo më shumë nga sa mund të dëgjojë e të mësojë dikush që preokupim ka fatin e shqiptarit dje e sot. Mbase ishte një rastësi (nuk thuhet kot: rasti është mbreti i botës), që pikërisht me Baki Ymerin, kryeredaktorin e sotëm të Shqiptarit ishim bërë shokëgjatë kohës kur studionim bashkë gjuhën e letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Shqiptarin e njoha më mirë gjatë qëndrimit tim në Rumani, në verën e vitit 1972. Aty takova e njoha pasardhës rilindësish tanë, të atyre rilindësve që ishin marrë drejtpërdrejt me "Shqiptarin". Aty takova e njoha njerëz që po vazhdonin me aq përkushtim punën atdhetare që kishin nisur rilindësit tanë (veç të tjerash edhe nxjerrjen e "Shqiptarit"). Aty takova edhe Lazim Rexhepin, Luanin e Sharrit në Moldovë, si dhe madhin Viktor Eftimiu, i cili sapo ishte kthyer nga vizita në Shqipëri (1971). Pas kësaj njohjeje aq nga afër, kisha mundur ta shihja se ç'vlerë kishte pasur "Shqiptari", jo vetëm thjesht për t'i mbajtur gjallë frymën e shpirtin e shqiptarit ndër shqiptarët e Rumanisë, por edhe për të rrezatuar atdhetarizëm të njëmendtë në të katër cepet e botës shqiptare. Baki Ymeri sot, mu si një rilindës i kohës, po bën përpjekje titanike që të vazhdojë ta mbajë të gjallë "Shqiptarin", dhe vazhdon t'u tregojë shqiptarëve kudo që janë, se vetëm me sakrifica e me përpjekje mbinjerëzore, mund ta ndihmosh sot shqiptarin. (Hajro Hajra, SHBA) Urimet më të mira për trashëgimtarët që e mbajtën gjallë frymën e rilindësve tanë duke vazhduar rrugën e tyre me gazetën ALBANEZUL/SHQIPTARI, që ka qenë gjithmonë një inspirim dhe ngrohtësi për zemrat e përmalluara të kurbetlinjve. Në mënyrë të veçantë një urim dhe përshëndetje vëllazërore për kryeredaktorin e saj, i cili jo vetëm mban gjallë shpirtin e emigracionit në Rumani, por e ka zgjeruar edhe më tej nëpër gjithë botën ku ka emigrantë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, duke dërguar gazetën regullisht nëpër shtete të ndryshme, si dhe duke dhënë materialet që përmban çdo numër gazete, në forumet apo listat e shumta shqiptare që janë në internet. Përgëzime vëlla i mirë shqiptar! Prej teje kemi mësuar dhe ato që kurrë nuk do t’i mësonim në lidhje me vëllezërit tanë të gjakut të përbashkët. (Vitore Stefa Leka). Kam krijuar një përshtypje të thellë prej mbresash të veçanta që më ka lënë veprimtaria progresive dhe kombëtare e Baki Ymerit, e shprehur edhe me një krijimtari letraro-artistike mbresëlënëse në udhën e rilindësve të mëdhenj. Aktualisht i uroj suksese, duke shprehur besimin se si kryeredaktor i revistës Shqiptari / Albanezul, do të ketë mundësi edhe më të mëdha për të çuar çështjen shqiptare tej e më tej, e lartë e më lartë. Ju shpreh urimet më të mira Shqiptarëve të Rumanisë për arritjen e sukseseve të mëtejeshme në miqësinë shqiptaro-rumune, për mbarvajtjen e të dy kombeve më të lashtë të Ballkanit dhe kontributin e mrekullueshëm që japin, që me shkronjat latine janë pozicionuar në progresin Euro-Atllantik. Best Wishes! (Prof. Eng. Vedat Shehu. Të lumtë pena o Baki Ymeri për sa shkruan për 120 vjetorin e gazetës SHQIPTARI! Faleminderit gazetës suaj për këtë shkrim tepër të vyer për historinë e botimit dhe aktivitetit 120 vjeçar të gazetës Shqiptari ndër të parat e shtypit shqiptar, me te madhin atdhetar Nikolla Naço, drejtor dhe botues i saj në ato vite të vështira. (Dhimitër Xhoga) &nb sp; &nb sp; Republika e Shqipërisë. Ministria E Punëve Të Jashtme. Instituti Kombëtar i Diasporës Tiranë, më 15.09.2008. Zonjës Vitore Stefa Trieste URIME PER TITULLIN “QYTETARE NDERI E BERATIT” Në emrin tim si edhe të të gjithë stafit të Institutit Kombëtar të Diasporës, ju uroj nga zemra ta gëzoni këtë titull të ri si “Qytetare Nderi e Beratit”. Ai është qyteti, të cilit familja fisnike e Stefajve u ka kushtuar të gjithë mundin, të gjithë forcën e shpirtit, të gjithë dashurinë, deri edhe jetën e të paharruarit, babait tuaj Kostaq. Flamur GASHI (Drejtor) Ministria e Puneve te Jashtme, Bulevardi Gjergj Fishta – Tirane Tel : (+355)-4 364-090/ 110, 139. Fax : (+355)-4362-085/84 Instituti Kombëtar i Diasporës Shqiptare, tel. 232882, email f.gashi@mfa.gov.al, institutidiaspores@mfa.gov.al (www.zemrashqiptare.net) Revistă realizată prin munca voluntară / Revistë e realizuar me punë vullnetare Colegiul de redacţie: Grigore Brâncuş (Membru al Academiei Române), Tiberius Puiu (redactor-şef adjunct), Corneliu Zeana, Adria Kallogjeri, Alexandru Nica, Adriana Tabacu, Valea Georgeta, Dorela Alistar, Gheorghe Daragiu, Mioara Stănescu, Şerban Sorinel, Renata Rexhepi, Iulia Caramişin. Corespondenţi: Marilena Lică (Franţa), Vitore Stefa Leka (Italia), Thanas Gjika (SUA), Jeton Kelmendi (Belgia), Iljaz Kamberi (Germania). Tehnoredactare: Baki Ymeri. Pentru corespondenţa: Tiberius Puiu, Of. Post. 66, Căsuţa Post. 149, Bucureşti. Telefon: 0729698600, e-mail: bukureshti@yahoo.com - ISSN 1221-6925. Responsabilitatea juridică pentru conţinutul articolelor aparţine autorilor (art.206 C.P.)
N’ Kosovën e lirë, plot fukarallëk, Probleme aktuale kemi me bollëk ! Duke i falur Zotit dhe “Demokracisë”- Ato çdo ditë shtohen mbi supet e njerëzisë !
Kosova është shndërruar – n’ “Poligon kolektiv, Për eksperimente me njerëzit primitiv !” Kështu ka pas thënë , gjyshi im i ndjerë: “Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verdhë !”
Sa ta pish një kafe, me mik, a bashkëfshatarë – Atë , ta zënë në fyt – 15 lypsarë !... Njëri lypë për bukë – tjetri për ilaçe , I treti për drogë – i katërti për helaçe !... Të vuajturit, të sëmurët seç kërkojnë shërim, Për t’ ikur nga vdekja – për të gjet shpëtim ! Në dyer të klinikave , shkruan: “HASTAHANE”- Kur t’ shtrihen në shtretër – iu del :”KASAPHANE”! Blejnë barëra të shtrenjta, për t’iu buzëqeshë fati – Shërbehen me barëra të dala afati ! N’ epruveta t’ mantelbardhëve dhe “humanitarëve”- Shitet gjak rezervë t’ lopëve e t’ gomarëve!...
Dhe dashtë e pa dashtë, pacient fatziu – Atë gjak e paguan , si për gjak njeriu ! T’ nesërmen nga ezanët , larg ndihen poterat – Shihni sa kanë vdekur – janë mbushë plot banderat ! Dhe grave që s’ përjetuan kurrë lindje normale – Ata , ju afrojnë fekondime artificiale?! -Sa për shtatzëni , mos shkoni në Shkup, Për spermë të sigurt, kemi plot magjup !...
Ata, japin spermën ma lirë se sa falë – Me garancione: në daç çikë, n’ daç djalë ! N’ dashi spermë magjupi, n’ dashi spermë gabeli , Kem “ekspert” Turqie dhe nga Izraeli !
Dhe me këtë përzgjedhje, për një fekondim – 33 mijë Euro, duhet dhënë shpërblim ! Më në fund shtatzënat – n’ vend se me djep, Familjeve të shkreta – iu kthehen n’ sandek !
Del para kamerave - ministri me stërkeqje , Për gjithë këto të bëma – thotë: “Nuk jap dorëheqje”! Shtëpitë e kryetarëve – janë depo baroti , Me halle t’ qytetarëve – ka rënë n’ hall dhe Zoti ! Gjilan, më 14 Nëntor 2008. Demir KRASNIQI
| Faqe:
|
2 |
|
|
|
|