iliria
PROFILI   GALERI   BLOGE   GUESTBOOK   MIQTE   FAVORITET   VIDEO   HOME  
 


Duke pare 19 - 27 nga 126 Bloge.


<< E Para  < Me pare | Faqe:  1 | 2 | 3 | 4 | 5 | Me pas >  E fundit >>


DY PENDA TË MËDHA ME MËRGIMTARËT TANË NË MÜNCHEN TË GJERMANISË
Shkruar me 11/16/2008 08:50:07

Veq të madhit Kadare tani i njohur në glob,shkrimtarja,poetja dhe publicistja Alma Papamihali,me penden e saj të artë po përshkruan aktivitetet tona kulturore-kombëtare në mërgim.Po japim reportazhin e saj në tërësi.


 

Alma Papamihali: Ismail Kadare, në orën letrare gjermane në München
E premte, 14-11-2008, 07:30pm (GMT)

Alma Papamihali Ekskluzive

Ismail Kadare, në orën letrare gjermane në München

"Askush më shumë se shqiptarët, nuk e do Kosovën"

Nga Alma Papamihali

Kadareja është dhe do të mbetet një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare, por jo vetëm asaj shqiptare. Së fundi jehona dhe fama e tij, janë përhapur edhe në rang internacional dhe konkretisht, edhe në Gjermani, ku ai prezantohet në vjeshtën e këtij viti, me një përmbledhje prej 17 tregimesh dhe romanesh të shkurtër, nën titullin origjinal në Gjermanisht, "Der Raub des königlichen Schlafs" ("Vjedhja e gjumit mbretëror").

Kadareja është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës, ku mund të përmendim padyshim shtetet evropiane Francë, Angli, Gjermani, Itali etj deri në Japoni. Për artëdashësin letrar gjerman, mbrëmja letrare e Mynchenit ishte mjaft interesante. Ismail Kadare, vinte i shoqeruar nga përkthyesi i tij prej shumë vitesh, z. Joachim Röhm. Salla ishte e tejmbushur dhe interesimi i publikut ishte ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë, si në gjermanë, ashtu dhe në artëdashës shqiptarë. Pas një udhëtimi të largët afërsisht 450 km, kisha mundësinë të ndiqja nga fare pranë, një mbrëmje Letersie që kishte përmbledhur njëkohësisht dy pika të rëndësishme...Letërsinë, (kryesisht veprën e Kadaresë), por edhe diskutimin e hapur me publikun mbi aktualitetin shqiptar. Ndër të tjerë ishin të ftuar edhe veprimtarë të shoqatës se gruas shqiptare në München, znj. Velime Qarri Kryetare e shoqatës, Drita Zymberi dhe Laura Lajqi ,( nënkryetaret e shoqatës), znj. Shadije Hotnijani, ish-kryetare dhe iniciatorja e parë e themelimit të kësaj organizate, anëtaret Vjollca Sokoli, Heteme Morina, Shukrije Bytyqi, si dhe shumë gazetarë dhe admirues të letërsisë.

Kushdo që e ka ndjerë veten shqiptar në atë sallë, sigurisht është ndjerë i privilegjuar, që Kadareja Ynë i madh, ishte aq pranë nesh, pa u munduar të përzgjedhë publikun e tij, por thjesht duk qënë i afërt dhe spontan për çdo pyetje që mund të drejtohej nga salla. Megjithatë, jo gjithkush mund të diskutojë mbi veprën e Kadaresë. Jo më kot Kadareja quhet ndryshe dhe "Homeri shqiptar". Mbase ndër të vetmit autorë qe ka bërë në mënyrë të shkëlqyer ndërthurjen e mitologjisë me realitetin. Ndaj për kritikën botërore, ai është një pritës i denjë i çmimit "Nobel". Por gjithashtu nuk mund të diskutosh mbi letërsinë e Kadaresë, edhe në qoftë se nuk ke përjetuar asnjë ditë diktaturën komuniste ose së paku nuk e njeh nga afër atë.

Së pari ky takim u hap me një përshëndetje të znj. Velime Qarri, e cila falenderoi të pranishmit, miqtë gjermanë dhe shqiptarë, si dhe veçanerisht dy personazhet e takimit letrar, përkthyesin Joachim Röhm dhe të madhin Kadare, si dhe foli për rrugen e shoqatës, fillimet, dhe qëllimin e kësaj shoqate, që ishte kryesisht: integrimi i familjeve shqiptare në jetën perëndimore, shoqërimi dhe ndihma që mund t´i japë kjo shoqatë në çdo aspket të jetës, bashkëkombësve të saj.

Ndryshe kjo mbrëmje letrare quhej në gjermanisht "Deutschstunde", që do të thotë "Ora gjermane". Ndaj duke ju përmbajtur programit të saj, nisi me një lexim të shkurtër të Kadaresë, i cili u ndoq për disa minuta rresht, në një lexim në gjuhën gjermane nga "Kisha e Shën Sofisë" nga përkthyesi Joachim Röhm. Më pas, Kadareja iu përgjigj mjaft pyetjeve të publikut në sallë...ndër të cilat shumë pyetjeve letrare, por edhe pyetje që tendonin drejt ngjyrave politike, edhe pse që në fillim të takimit, u theksua që Kadareja është një autor dhe shkrimtar, dhe jo personalitet i politikës.

Kështu pyetjes së gazetarit Max Brym, mbi debatin Kadare - Qosja, Ismail Kadare u shpreh që debatet dhe konfliktet në mendime janë pjesë e jetës, ndaj dhe konkretisht në mendimin mbi identitetin shqiptar, ka ekzistuar një debat mes tij dhe Rexhep Qoses, ku Kadare e sheh identitetin shqiptar, tërësisht si evropian perëndimor, ndërsa z. Qosja, si perëndimor dhe lindor.

Asnjë popull nuk do të pranonte, që në sajë të një pushtimi të gjatë të ketë ndërruar identitet, sado i gjatë të ketë qenë ky pushtim. Edhe populli shqiptar nuk bën përjashtim nga popujt e tjerë. Nëse do të bënim përjashtim, atëheherë do të ishim i vetmi popull që në sajë të pushtimit do ndërronim gjysmën e identitetit. Të ndërrosh identitet, do të thotë mos jesh më vetvetja dhe të ndihesh i turpëruar. Por ne nuk jemi dhe as nuk ndihemi të tillë.

Pyetjes drejtuar nga një i ri Kosovar, se a nuk e sheh Kadareja mungesën e ndihmës së shteteve Evropiane në çështjen Kosovare, në krahasim me ndihmesën që jep shteti amerikan, Kadareja u përgjigj: Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi një shtet evropian. Për ne përkrhahja e Evropës dhe integrimi i përgjithshëm në të, ka një rëndësi të veçantë. Qëllimi dhe mesazhi i tij përfundimtar për kombin shqiptar, është ta ndiejë veten si pjestar të plotë dhe të integruar të familjes Evropiane perëndimore. Veçanërisht për tu përmenduar ishin fjalët e tij, që doja në këtë reportazh t´jua theksoj si një mesazh: Askush nuk e do Kosovën më shumë se shqiptarët!

Pyetjes, se sa ka ndryshuar Letërsia shqiptare pas viteve 90-të, Kadareja u përgjigj - Mund të mjaftohem me fjalën " normalisht ". Në të gjitha vendet ku u rrëzua komunizmi, është pritur që në çdo fushë të jetës të kishte ndryshime, madje mrekullira. Por diçka e tillë nuk u prit në Letërsi. Letërsia nuk varet shumë nga liria. Përvoja botërore ka treguar që letërsia ka shkëlqyer edhe pa lirinë. Kjo s´do të thotë që të kemi një letërsi të zhvilluar, duhet të ëndërrojmë për të mos qënë të lirë, por u konfirmua edhe njëherë, që letërsia ka ligjet e saj, ndaj dhe përgjigjia është që letërsia shqiptare po zhvillohet normalisht.

Pyetjes së një të pranishmi, i cili foli me shumë nostalgji për disa nga poezitë e Kadaresë, që janë pothuajse të gjitha po aq të bukura, "si malli i përshkruar me pikat e shiut mbi qelq", nëse vazhdon të shkruajë ende poezi...Kadareja u përgjigj: " Shkruaj shumë më pak poezi se dikur, pavarsisht që vazhdoj ta dua poezinë".

Pyetjes mbi romanin e tij "Dimri i fundit"...Kadareja iu përgjigj... "gjithçka e shkruar ka lidhje me kohën në të cilën është shkruar. Ky roman i përkthyer në shumë gjuhë të botës, është shkruar pothuajse para dyzet vitesh, ku edhe qeveria komuniste nisi luhatjen e fundit të saj. Nëse do të kishim përmbysjen e atij regjimi në vitet 70, mbase dhe diktatura komuniste, do të ishte harruar deri më sot. Por qeveria e Enver Hoxhës së asaj kohe, pas prishjes me Rusinë, jo vetëm që nuk u hap me botën e zhvilluar perëndimore, por u lidh me një vend me komunizëm akoma më përbindësh, siç ishte ai i shtetit të Kinës në atë kohë...dhe ndërkohë që edhe Kina nisi të hapte mardhëniet e saj me Amerikën, i shkëputi mardhëniet edhe me Kinën. Romani "Dimri i fundit", u ndalua në Shqiperi pas botimit të parë. Më pas është botuar dhe përkthyer në shumë vënde të botës.

Pyetjes, se si i sheh Kadareja, veprat e tij të realizuara ne kinema....dhe a ka ndonjë kritikë ndaj tyre, Kadareja ju përgjigj:

Kur shkrimtari i jep të drejtën e librit të tij autorit të një filmi, atëherë ky libër merr një jetë të dytë. Këtë jetë të dytë të librit tim, unë mundohem ta respektoj. Në këtë mënyrë, jo se nuk më intereson realizimi i njërës nga veprat e mia, por thjesht respektoj punën e autorëve të kinematografisë.

Mbi shijet e tij mbi letërsinë botërore dhe shijet letrare të tij, Kadareja u përgjigj:

Unë në përgjithësi nuk jam preferues i shijes ekstravagante. Me sa duket njerëzimi dhe përvoja botërore, nuk kanë gabuar në hierarkinë e vlerave. Për mua tre të mëdhenjtë, mbeten treshja: Shekspir, Dante Aligheri, Servante, por natyrisht edhe shumë autorë të tjerë.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve që zgjatën mbi dy orë, erdhi dhe fundi i këtij takimi, që besoj se do të mbetet në kujtesë të gjatë për shumë nga të pranishmit në sallë. Emocionuese ishin dhe çastet kur shumë shqiptarë, apo dhe pjesmarrës gjermanë, linin librat e autorit tonë të madh të firmoseshin me autografin e tij "Kadare". Një emër që për ne shqiptarët ka një domethënie të madhe. Evolimi letrar i veprës së Kadaresë në rang ndërkombëtar, është një arritje jo vetëm e letërsisë shqiptare, por e çështjes shqiptare në përgjithësi. Figura e tij në botën perëndimore, luan një rol mjaft të rëndësishëm në krenarinë e çdo shqiptari. Ndaj le ta dëgjojmë dhe të inspirohemi nga fjalët e shkrimtarit tonë të madh, pa pritur t´ja japë bota çmimin e madh "Nobel". Së pari jemi vetë ne shqiptarët mbanë botës, që nderojmë vlerat e tij. Në këtë mënyrë skemi bërë gjë tjetër, veçse kemi nderuar veten tonë, duke thënë : "Jam nga vendi i të madhit Kadare!"

11.11. 2008

München, Gjermani

Alma Papamihali me Ismail Kadarenë

Shtepia e Literatures në München - Gjermani

Moderatori i mbremjes dhe kryetarja e shoqates se gruas LSHG, znj. Valime Qarri Perkthyesi Joachim Röhm dhe Kadareja Kadareja duke lexuar pjesë nga libri i tij

Foto e pjesshme nga publiku në sallë

Me disa nga gratë e kryesisë së shoqatës së gruas


sikur po përfundon kariera e Luan Krasniqit
Shkruar me 11/16/2008 08:39:16
t?
Përfundon karriera e Luan Krasniqit?
Boksieri kosovar me pasaportë gjermane, Luan Krasniqi, pavarësisht se dominoi nё dy raundet e para, u mposht nё raundin e tretё përballё ukrainasit Alexander Dimitrenko, dhe kjo përballje mund tё jetё e fundit nё karrierën e tij.


Luani e nisi shumë mirë meçin duke pasur një raund të parë tё ekuilibruar, ku Krasniqi ishte mё sulmues, dhe taktika e tij ishte t’i afrohej dhe ta godiste nga afër kundërshtarin e tij, gjë që e bëri gjatë gjithë raundit të dytë, kur ishte dominues, dhe kjo dha shenja se shumë shpejt Luani do ta përfundonte ndeshjen me nokaut, mirëpo kështu nuk ndodhi.

Boksieri nga Juniku edhe raundin e tretё e filloi shumë mirë, duke i dhënë disa goditje tё rёnda ukrainasit, por njё goditje e papritur, ndёr tё rrallat tё Dimitrenkos, nё pjesën e djathtё tё barkut, i kushtoi Luanit me dorëzimin e meçit.

Kjo humbje e Luan Krasniqit, sipas të gjitha gjasave do t’i kushtojë edhe me karrirë, pasi që është shumë e vështirë që njëri nga boksierët më të mëdhenj shqiptar, të rikthehet dhe të garojë sërish për ta realizuar ëndrrën e tij: të shpallet kampion bote.

Kjo ishte fitorja e njëzetenëntë nga njëzetenëntë përballjet e Dimitrenkos, ndërsa kjo fitore ia hap rrugët për nivelet më të larta të boksit botëror.


AS NË JETË-AS NË VARR
Shkruar me 11/15/2008 12:31:32




As në jetë, as në varr



Më humbi shoku i shpirtit
e  zhdukën pa gjurmë
këlyshët e ferrit
 
S' është askund
as në jetë
as  ndër varre.
s’është më hija e tij

Ai s’është askund
se është gjithkund
duke u dhënë shpirt
gurit e drurit



stiliste
Shkruar me 11/15/2008 12:28:56

E preferuar prej stilistëve, e veshur prej personazheve. Ngjyra e shpresës bëhet protagoniste


KONGRESI I MANASTIRIT
Shkruar me 11/12/2008 06:55:34

KËNGË KRISMASH LIRIE
Shkruar me 11/12/2008 05:23:08


E marte, 11-11-2008, 08:47pm (GMT)

VEHBI IBRAHIMI – UGLARI

 

I.            &nb sp;     Ideali

 

Vëllai i besës – dritë e shpresës ,

Është simboli i qëndresës ,

Atdhetar e patriot ,

Krah i shqipes – krah i fortë !...

 

Luftëtar për ideal ,

S’ pat stuhi që mund ta ndalë !

Me këtë trim , që u lind n’ Uglar –

Do t’ krenohet kombi shqiptar !

 

Bimë e mbarë e nënë – lokes ,

Ishte nxënës i Mustafë Kokës .

Për bashkim t’ tokave arbërore –

Ushtar i denjë  ishte prore !...

 

Me guxim , qëndresë stoike ,

Nuk e mposhti kurrfarë klike !

Për bashkim t’ trojeve etnike –

Një Shqipëri demokratike !

 

Ishte i qetë me shpirt të madh ,

Gjak i pastër , fytyrë - bardhë ,

Kishte t’ fortat ideale ,

Që u mbollën në këto male !...

 

Çdo detyrë që iu besonte –

Pa hamendje e mbaronte...

Nuk punonte për lëvdata ,

Për pozitë , as dekorata !...

 

Burrë besnik , me zemër t’ madhe

Për kauzën tonë kombëtare ,

Me qëllime madhështore

Për këto troje stërgjyshore !...

 

 

 

 

 

 

 

 

            II. Për Bashkimin Mbarëkombëtarë

 

Në muajin prill – 68-të,

Takoi trimat e vërtetë :

Metush Krasniqin , Vehbi Bajramin ,

Që luftojnë për idealin !...

 

Me shumë forca përparimtare –

E formuan Shoqërinë Shqiptare !

Që t’ jetësohet ideali –

E pagëzuan “Ismail Qemajli”!

 

Këtë Shoqëri demokratike ,

Me synime patriotike ,

E formuan forcat stoike ,

Që t’ jetësojnë Shqipërinë Etnike !

 

Në qytete , n’ fshatra , n’ male –

Do t’ përhapin ideale !...

Në Gjilan e në rrethinë –

Terë fuqinë , Vehbiu e shkrinë...

 

Për veprimet patriotike –

I ranë n’ gjurmë hordhitë armike ,

T’ prirë nga UDB-ja jugosllave ,

Në Gjilan dhe Anë Morave ...

 

Por Vehbiu , ai vigjilent ,

Këtë skenar e kuptoi shpejt !

Për t’ i mposhtë kurthet dhe UDB-ën –

Për mërgim e mori rrugën !

 

Shpejt u gjet në Austri ,

Ku punonte me shoqëri ...

Për t’ shpëtuar nga pushteti –

Gruan e fëmijët i mori me veti !

 

Përveç punëve familjare ,

Kryente punët atdhetare...

N’ mision të shenjtë kombëtar –

Rekrutonte shumë shqiptarë !...

 

Vehbi Ibrahimi , ai atdhetar ,

Aktivist i dorës së parë ,

U dallua ndër mërgimtarë ,

Për BASHKIMIN  MBARËKOMBËTARË!

 

-T’ gjitha forcat me i bashkua ,

Një shtet t’ fortë për t’ a formua !

Ballë për ballë me i dalë Serbisë ,

Me i ndalë hovin e barbarisë !...

 

III.          Kuvendi Kombëtar

 

Në Kuvendin Kombëtar ,

Vet Vehbiu , pjesë ka marrë .

N’ atë Kuvend , kanë debatua –

T’ gjithë partitë për t’ u bashkua !...

 

T’ “djathta” , t’ “majta” – pa dallim ,

T’ gjithë shqiptarët në një BASHKIM !

Rreth :”BESËLIDHJES KOMBËTARE

DEMOKRATIKE  GJITHËSHQIPTARE!”

 

Gjithë çka pati grupe e parti –

N’ këtë “BESËLIDHJE” ishin shkri !

Të gjithë e kishin një qëllim:

“T’ bëhen t’ fortë me një BASHKIM !”

 

Merr detyrë me besnikëri –

Për të ardhur në Vushtrri !...

Nga UDB- ashët , nga tradhtari –

Rrezikohej veprimtari...

 

Me sukses , detyrë ka krye –

N’ Austri , prapë ishte kthye .

UDB-ja , n’ gjurmë shpejt i ka ra –

As atje, rehat s’ e  la !

 

Duke i parë këto gjurmë rreziku ,

Që i kanosej nga armiku ,

Mori vendim për të ikë –

Të strehohej në Belgjikë !

 

Në Belgjikë , n’ atë vend të shpresës ,

Ai, qëndroi der’  n’ orë të vdekjes !

Misionet ndaj Atdheu –

Asnjëherë nuk i ndërpreu !...

 

 

 

 

            IV. Një shtet kanë gjithë shqiptaria

 

-S’ do t’ shikojmë “djathtistë” , “majtistë”...

S’ do t’ shikojmë krahinë , as fis ,

S’ do t’ shikojmë grupe , as fe –

Komb i vogël , jemi ne !...

 

-Të gjithë kem’  për t’ u  bashkua –

Një shtet t’ fortë për ta formua !

Nuk i kem’ njëqind Shqipëria –

Një shtet kanë t’ gjithë SHQIPTARIA !...

 

-Shteti ynë , është SHENJTËRI –

E ka emrin: SHQIPËRI !

SHQIPËRI DEMOKRATIKE –

Me gjithë tokat e saj etnike !

 

Idealet u shtrinë në male –

Lindi Ushtria Çlirimtare

E Kosovës legjendare ,

Për çlirim t’ tokave shqiptare !

 

Gjallë, Vehbiu , sa vepronte ,

Këtë Ushtri , gjithmonë ëndërronte :

“Po të kishim një Ushtri –

Unë për te , do t’ isha shkri !”...

 

            V. Jataku i atdhetarëve

 

Aktivist e atdhetar ,

Ishte mikpritës e shumë bujar .

Për shqiptarë , kudo që kishte –

Dera e tij , e hapur ishte ...

 

Për shqiptarët nga këto strof’lla –

Gjithmonë shtruar rrinte sofra !

Janë me qindra dhe me mija ,

Që ju jepte bukë Vehbia !...

 

T’ gjithë shqiptarët që kanë ikë ,

Për t’ shpëtuar në Belgjikë ,

Të përndjekur prej sllav – shkjavit ,

Ju ndihmoi si vëllai – vëllait !

 

 

 

Shumë bukëshkelës , ia kanë ngrënë bukën ,

Pasandaj ia përmbysën kupën !...

UDB-ja sllave i kishte dërgua –

N’ bukë të vet , për ta tradhtua !

 

N’ atë SHËRBIM SEKRET të sllavit –

Printe UDB-ja e Gjilanit ,

Me shqipfolës , t’ ardhur n’ rregzina ,

UDB-ës së shkjaut , iu bënë opinga !...

 

Vehbiu , mirë i njihte punët ,

Aq më tepër, edhe spiunët !

Por ndaj tyre sillej butë –

S’ ishte i prirë t’ i pres në bukë !...

 

Me urtësi , fliste me orë –

Nga tradhtia t’ heqin dorë !

Sepse koha do të ndryshojë –

Historia, do t’ i  gjykojë !...

 

Shumë prej tyre , nuk e kuptuan –

Me tradhti , sërish vazhduan !

Si sadistë e si dhunues –

Shërbëtorë t’ sllavit – okupues !...

 

            VI. Hijet e përndjekësve   

 

Këlyshët e UDB-ës jugosllave ,

Në Gjilan e n’ Anë Morave ,

Që të gjithë janë angazhuar –

Veprimtarin , për ta penguar !

 

Kryeudebashi , ka dhënë urdhërimin :

“Ta pengojmë Vehbi Ibrahimin !

T’ ia ndalojmë n’ Kosovë udhëtimin –

Do t’ na e prishë “Vëllazërim – Bashkimin “!

 

-Me çdo çmim e me çdo kusht –

Do ta shtimë Vehbiun n’ grusht !

Po qe s’ mundemi ta arrestojmë –

Fizikisht ta likuidojmë !”...

 

Për Vehbiun, atë kreshnik ,

Që i kishte shokët besnikë ,

UDB-ja sllave, iu frikësonte ,

Se një ditë, do t’ triumfonte !...

 

Për këtë punë , Shërbimi Sekret –

Angazhoi shërbëtorët e vet ,

Për Vehbiun – patriot , trim ,

Që ta vrasin me çdo çmim !...

 

Që ta vrasin , atë veprimtar ,

BASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR !

I frikësonte thënia e tij :

“PËR MUA S’ KA SHQIPTARË TË KËQINJ !”...

 

            VII. Vrasja në përvjetor

 

Aksionet e veprimtarit –

Do t’ i  bien në sy tradhtarit !

Do ta mbajnë gjithmonë n’ shënjestër –

Që ta vrasin , sot , a nesër !?!

 

Këta vrastarë t’ okupatorit –

N’ Jubile të 30 – VJETORIT ,

Kur vranë mësuesin – Mustafë Kokën ,

Prapë me gjak do t’ ulin tokën !...

 

Kur u vra GRUPI I KRESHNIKUT –

Pesë dëshmorë t’ Hasan REMNIKUT !

Mbi gjak t’ tyre – si lastarë

Do t’ lëshojnë shtat , shumë veprimtarë !...

 

Kështu UDB-ja e okupatorit ,

Për kremtim të 30- VJETORIT ,

Më 10 TETOR , caktojnë terminin –

Për ta vra Vehbi Ibrahimin !

 

Edhe Vehbiun , si e kanë traditë –

Do ta vrasin , sërish “në pritë”!

Por kësaj radhe , jo n’ Bistricë ,

Por atje larg , në Belgjikë !

 

Do t’ paguajnë kriminelë –

Do ta vrasin në Bruksel !

Para derës së shtëpisë –

Do t’ ia thyejnë një krah Shqipërisë !...

 

 

 

 

10 Tetor – Tetëdhjetë e Një –

Kishte ardhur minutë i ZI ,

Agjentë t’ UDB-ës t’ Jugosllavisë –

Vranë Vehbiun, n’ prag t’ shtëpisë !

 

N’ prag t’ shtëpisë , n’ midis t’ Brukselit –

E vrau dora e kriminelit !

Ndoshta n’ bukë e ka ushqye –

Tash me plumba e ka shpërblye !...

 

N’ pabesi e VRANË , atë burrë –

Ra dëshmorë , për t’ mos vdekur  kurrë !

Idealet e tij stoike –

S’ mund t’ i vret UDB-ja armike !...

 

Na e vrau UDB-ja , Vehbi djalin ,

Por s’ ia vrau kurrë IDEALIN !

S’ mund t’ i  vret të gjithë shqiptarët ,

T’ gjithë ithtarët , veprimtarët !...

 

            VIII. Strumbullari

 

Vehbiun, na e vranë hordhitë –

Pse s’ luftonte për pozitë ?!

Pse s’ përçante kurrë partitë ?

Pse nuk dinte për tradhtitë?!...

 

Ai, luftonte për një qëllim :

“NJË ATDHE , ME NJË BASHKIM!”

Mish e shpirt, ai ishte shkri :

“PËR NJË KOMB – PËR NJË SHQIPËRI “!

 

Bëri vepra të lavdishme ,

Për shqiptarë , shumë të dobishme ,

Me qëndresën titanike ,

Me fjalë t’ urta profetike :

 

-Gjithkund n’ botë , ku ka shqiptarë ,

T’ gjithë e kanë  një STRUMBULLAR !

Të bashkuar në një Shqipëri –

Rreth Flamurit Kuqezi !

 

-Është dhunti e shenjtërisë ,

Që i dha Zoti – shqiptarisë !

Gjithë kush ka gjak të shqiptarit –

T’ i bashkohet STRUMBULLARIT !...

-Gjithmonë t’ jemi të bashkuar ,

T’ flasim gjuhën e mrekulluar !

T’ flasim gjuhën tonë hyjnore –

N’ tokat tona arbërore !

 

-Gjuha shqipe – gjuhë e ZOTIT ,


festivali i tretë"ZËRI I ALFABETIT"-2008
Shkruar me 11/08/2008 08:01:20

Posted in shoqëria on November 8, 2008 by cakolli

MBAHET FESTIVALI I TRETË “ZËRI I ALFABETIT- 2008”

Manastir, më 8 Nëntor 2008.

Siç na njoftoi  Drejtori i Shoqatës Qytetare “Estrada” dhe Organizatori i Festivalit “Zëri i Alfabetit” në Manastir,  z. Habib Rushani, në kuadër të shënimit jubilar të 100- Vjetorit të Kongresit të Alfabetit, në Manastir do të mbahen një varg manifestimesh kulturore, duke filluar që nga data 14 e deri më 22 Nëntor të këtij viti.
Ndër manifestimet e shumta që do ta shënojnë këtë ngjarje të madhe historike të kulturës sonë kombëtare , më datën 15 Nëntor 2008, duke filluar nga ora 19.00, do të mbahet Festivali i  Tretë i Muzikës Popullore me dimensione mbarëkombëtare “Zëri i Alfabetit -2008” , në Pallatin e Kulturës në Manastir.
Në këtë Festival, do të prezantohen 15 këngëtarë profesional dhe 3 shoqëri kulturore artistike nga trojet e ndryshme shqiptare.
Nga emrat pjesëmarrës, të cilët na i dha organizatori i këtij Festivali, janë:Demir Krasniqi, përfaqësues nga Kosova, i cili do të prezantohet me këngën e tij:”Kurrë nuk shuhet Manastiri”, që i kushtohet 100- Vjetorit të Kongresit të Alabetit të Manastirit. Po ashtu nga Kosova, do të prezantohet edhe këngëtarja Vjollca Buçaj .
Pastaj , do të prezantohet këngëtarët:  Habib Rushani nga Manastiri , me këngën “Manastiri sot feston”, Nebi Halili  nga Gostivari, Dervish Dervishi nga Kërçova, Nuredin Fetahu nga Kumanova, SHKA “Burimet e Sharrit” nga Tetova, SHKA ”Drita” nga Livadhija e Strugës, SHKA “Bashkimi” nga Manastiri , si dhe disa këngëtarë tjerë.
Festivali i Tretë “Zëri i Alfabetit – 2008”, do të hapet me një referat të përgatitur nga historiani manastiras , Prof. Dr. Reshat Nexhipi.

Gjilan, më 08 Nëntor 2008.                    Demir KRASNIQIu1_dervish_shaqa

Tage: SHABAN CAKOLLI


FESTIVALI QË DUHET TË KUJTOHET
Shkruar me 11/07/2008 15:48:56
Poetet Ditet e Naimit 2008
A. Arsllani

 
 
 







presidenti i dyzetekatër Amerikan
Shkruar me 11/07/2008 10:53:18
Sot amerikanët zgjedhin presidentin e 44-të me radhë


New York, 4 nëntor. Sot mbyllet fushata pothujase dyvjecare presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ende pa përfunduar kjo ditë do të sjellë presidentin e ri amerikan, të 44 me radhë, i cili jo që do të jetë vetëm president i mbi 300 milionë amerikanëve dhe superfuqisë së vetme ekonomike, politike dhe ushtarake në botë sot, por ai shpeshherë do të quhet edhe lider i botës së lirë.

A do të jetë ky senatori demokrat Barack Obama, afrikano-amerikani i parë që mund të zgjedhet në majen e pushtetit, apo plaku u urtë veteran, hero i luftës së Vietnamit, senatori republican, John McCain.
Për këtë do të vendosin sot 150 milionë amerikanë të regjistruar për të votuar në 50 shtetet që përbëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zgjedhje edhe për kongresistë, senatorë dhe pushtetin lokal

Mirëpo sot në SHBA nuk do të votohet vetëm për presidentin, por edhe për 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve ose siç quhen me një gjuhë më popullore kongresistë ose kongresmenë dhe për një të tretën e
senatorëve ose 35 anëtarë të Senatit. Gjithashtu do të votohet edhe për pushtetin ekzekutiv dhe për legjisaturat e 50 shteteve dhe qindra e mijëra organizma të tjerë të pushtetit lokal.
Kandidatët presidencialë McCain dhe Obama kanë kaluar ditën e djeshme nëpër disa shtete që konsiderohen të paparashikueshme me votën
e tyre, vota këto që mund të përfundojnë në anën e secilit prej kandidatëve. Dhe janë pikërisht këto shtete ku kandidatët demokrat dhe republikan ditëve të fundit kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha.

Për fitore duhen 270 vota elektorale

Megjithëse vota popullore është ajo që jepë fituesin moral të zgjedhjeve, është kolegji elektoral ai që zgjedh zyrtarisht presidentin në Amerikë. Për të fituar zgjedhjet, nga 538 votat elektorale kandidatit i duhen të paktën të fitojë 270. Secili shtet amerikan ka një numër të caktuar votash elektorale në bazë të numrit të popullsisë dhe përfaqësuesve në Kongres, ndërkaq edhe kryeqyteti
Washington, ka tri vota të tilla.

Edhe presidenti i ri vazhdon mbështetjen për Kosovën

Kur është fjala tek politika e Washingtonit zyrtar ndaj Kosovës, pavarësisht se cili kandidat do të zgjedhet, tashmë janë dhënë garancione se ajo politikë nuk do të ndryshojë. Në deklarimet e tyre të dy kandidatët kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe e kanë quajtur të drejtë angazhimin dhe ndihmën e administratës së tashme për jetësimin e saj. McCain është një përkrahës veteran i çështjes së Kosovës, ndërkaq Obama me kandidatin për zëvendëspresident Joseph Biden dhe shumicën e këshilltarëve të tij nga epoka e udhëheqjes së
Bill Clintonit, do të vazhdojë të kultivojë një politikë që i ka bërë demokratët të krenohen me ndaljen e gjenocidit dhe mbështetjen e lirisë në Ballkan dhe në Kosovë në vitet e 90-ta.

Tage: Shaban Cakolli




<< E Para  < Me pare | Faqe:  1 | 2 | 3 | 4 | 5 | Me pas >  E fundit >>