iliria
PROFILI   GALERI   BLOGE   GUESTBOOK   MIQTE   FAVORITET   VIDEO   HOME  
 


Duke pare 28 - 36 nga 126 Bloge.


<< E Para  < Me pare | Faqe:  2 | 3 | 4 | 5 | 6 | Me pas >  E fundit >>


ALMA PAPAMIHALI:PROMOVIM I DY LIBRAVE TË RINJ
Shkruar me 11/02/2008 14:20:04

 

Alma Papamihali: Promovimi i dy librave te rinj
E shtune, 01-11-2008, 02:27pm (GMT+1)

 

Nje grup nga Lidhja e Shkrimtareve ne Gjermani

 

 

 

Autoret Shaban Cakolli dhe Pal Sokoli

 

 

Zoterinjte, Shaban Cakolli, Pal Sakoli dhe Liman Zogaj.

 

 

 

PROMOVIM I DY LIBRAVE TE RINJ "UNAZE GJAKU" TE POETIT PAL SOKOLI

SI DHE "KRISMA E FJALES" E POETIT SHABAN CAKOLLI

 

Nga Alma Papamihali  

 

Pasditja e se djeles, 26 Tetorit 2008, nuk kaloi pa lene mbresa, per shume nga krijuesit dhe artedashesit me banim ne Gjermani. Tashme Lidhja e Krijuesve dhe Artisteve ne Gjermani, me kryetar z. Martin Antoni Cuni, kane krijuar nje tradite letrare, ne lidhje me organizimet e ketyre.

Vetem nje jave pas takimit letrar dhe promovimit te librave te rinj, te autoreve Ali Sh Berisha dhe Sadik Krasniqi, nje pasdite po aq dinjitoze dhe mbreselenese ishte dhe promovimi i dy librave te rinj te autoreve, Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli, te cilet vinin perkatesisht me librat "Unaze Gjaku" (P.S) si dhe "Krisma e Fjales" (SH.C).

Me pas ne mungese te autorit, u publikua edhe libri publicistik i shkrimtarit Faruk Tasholli,”Afaristë shqiptarë në Gjermani” e sapodale nga botimi dhe qe ka per temë, prezantimin e dhjetë afaristëve shqiptarë në Gjermani, me nje  parathenie te z. Daut Demaku.

Kjo pasdite letrare e cila u zhvillua ne qytetin e Essenit, pati si moderator dhe prezantues te saj krijuesin dhe aktorin shqiptar me banim po ne kete qytet te Gjermanise, z. Liman Zogaj, i cili me shume seriozitet dhe perpikmerine, ndihmoi ne pergatitjen e ambjentit dhe drejtimin e gjithe kesaj pasditeje letrare.

Ne qender te skenes, pas pershendetjes se dy autoreve, te cilet edhe pse prezantonin librat e tyre te rinj, nuk ishin asapak te rinj per publikun ne salle. Perkundraz,i shume prej tyre kishin ardhur nga qindra kilometra larg per te marre pjese ne promovimin e ketyre autoreve te mirenjohur per lexuesin shqiptar.

Moren pjese shume autore, anetare te LSHAKSH - Gjermani si: M.Çuni(kryetar), Naser Halili (sekretar), Dibran Demaku, Hasan Qyqalla, Avni Alija, Dr.Kolë Daka, Bashkim Osmani, Fehmi Sopi, Vehbi Musa  z.Hajdar Salihu, Rexhep Buqaj,Valon Shkreli (i biri i poetit te madh Azem Shkreli), Musë Mulolli (recitues), Asllan Dibrani,Rrustem Geci...etj etj. (pervec autoreve qe promovonin).

Letren pershendetse te z.Mehill Velaj , nenkryetar i Shoqates Shqiptaro-amerikane Stamford CT USA,  derguar në mënyrë elektronike e lexoi studentja Majlinda Tafa.

 

Pjesmarrja e studentëve shqiptarë qe studiojnë në Universitet e kësaj treve të Rurit, ishte e gjere dhe te binte ne sy gjate kesaj mbremjeje. Ky takim i tyre me LSHAKSH-në Gjermani tanimë është bërë tradicional, me qender ne Bochum.

Pasditja nisi me fjalen pershendetese te z. Liman Zogaj, i cili tregoi qellimin e kesaj pasditeje, dhe se pari  foli kryeisht per revisten e re te realizuar nga kjo Lidhje Autorësh..."Muza Shqiptare". Në emër të studentëve, takimin e pershendeti stundentja e organizates studentore te shqiptareve ne Bochum, i cila ju uroi poeteve promovues (Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli) shume sukese ne krijimtarine e tyre.

Nota te forta emocionuese u arriten pas recitimit mjaft te arrire te zoterinjve Naser Halili dhe Muse Mulolli, te cilet kishin zgjedhur disa nga poezite me kulmore te librave te rinj.

Nje recension mbi vlerat dhe permbajtjen e plote te librit te z. Pal Sokoli, mbajta une (Alma Papamihali) duke i quajtur vargjet e poetit  vullkan, sepse vetem nje krahasim i tille eshte i pershtatshem per poezite qe lindin nga dhimbja.

Vargjet e Ciklit te pare "Ninullat e rrites" tingellojne shume familjare per poetin. Disa poezi per nenen e cila ka zene me te drejte vendin kryesor te ketij cikli, por qe njehkohesisht eshte nje figuracion poetik, qe ben paralelizmin e nenes me Kosoven. Nena simbolizon rrenjet, traditat, kengen dhe ninullat...pra me nje fjale te vetme Kosoven, shqiptarizmin.

Mergimi eshte nje faktor jetesor, qe ka ndikimin e vet ne keto poezi. Ai eshte ushqimi kryesor i ketyre poezive...

 

"Mbi lotet tane,

dige e beme trupin

ndertuam ura te reja

ure gjaku, ure drite...  "

 

Aty ku ekziston gjak i derdhur, ekzistojne lote..dhe shpesh autori shpreh rrugen e veshtire dhe te dhimbshme qe iu desh te pershkruante populli yne gjate ketyre viteve, por njehkohesisht pasqyrohet fare qarte, se si perterihet ai  nepermjet vargjeve...

"Lulezuam nen rrezet e nje agimi

u lidhem kurore ne nje sofer bashkimi..." (Mozaik Ilir)

 

Nje kulm i vellmit poetik te poetit Pal Sokoli ishte dhe poezia  "Lakimi i Metaforave" ku edhe me gjate dhe hollesisht tek kjo poezi, u ndal krijuesi Vehbi Musa, i cili analizoi vlerat artistike dhe letrare te poetit, dhe poezine e tij qe ne kete vellim te trete te poetit ka evoluar dhe pasuruar edhe me shume. Gjithashtu fjalen e mori edhe Z. Liman Zogaj, i cili recitoi disa nga poezite e autorit dhe i uroi suksese te metejshme.

Me pas recensioni kryesor i vellimit poetik te librit te ri "Krisma e fjales" e mbajti shkrimtari z Dibran Demaku, i cili nder te tjera tha, se e shihte te rastit te citonte ketu thenien e Rexhep Qoses..."Nese poezia ka muzikalitet dhe kuptim, atehere ajo ja ka arritur qellimit te vertete" ...Pikerisht poezia e Shaban Cakollit ka muzikalitet, kuptim, por edhe force te madhe...

 

"Kjo krisme e vargjeve

eshte gjaku im, dhimbja ime

fati im ne jete..."

 

Vargjet e poetit jane vargjet e cdo mergimtari. Ato karakterizohen nga nje force dhe ndjesi madheshtore, qe prek ndjenjat dhe terheq vemendjen e cdo lexuesi.

 

"Jam shume larg

vete syrgjyn

me nje gote

dhe tym duhani

rendis ditet

ne rruazat e vitit..."

 

Me pas lexuan poezi dhe dhane pershtypjet e tyre mbi poezite e poetit z. Shaban Cakolli,  edhe krijues dhe shkrimtare te tjere, nder te cilet z. Hasan Qyqalla, z. Avni Aliaj, z. Rustem Geci...etj

Nje diskutim te rendesishem gjithashtu, mbajten edhe piktori dhe artisti z. Asllan Dibrani si dhe z. Avni Aliaj, te cilet pervec veleresimit te atuoreve dhe poezive te tyre, u ndalen me gjeresisht mbi organizmin dhe rendesine e ketyre takimeve letrare. Gjithashtu ata shprehen komplimetat e tyre mbi revisten "Muza Shqiptare" e cila kurorezoi fillimin e nje nisme te re dhe shume te rendesishme, dhe eshte nje dere e hapur per te gjithe krijuesit jo vetem ne Gjermani,por kudo qe ndodhen ne diaspore.

Nje atmosfere edhe me festive dhe shqiptare, krijoi pjesmarrja e grupit artistik te vajzave valltare, te cilat interpretuan disa valle shqiptare, dhe i shtuan kesaj pasditeje letrare vlera te pasur nga folklori yne.

 

Nje surprize e vecante ishte pjesmarrja e këngëtarës tanimë te njohur për publikun artëdashes, pjesëmarrese e rregullt nëpër organizime kulturore, Enjes Alija, e cila vinte me nje prezantim të saj,pas pjesmarrrjes ne festivalin e këngëvë për fëmij ,ku edhe fitoi cmimin e dyte ne në Tetove.

Gjithashtu studentja Hyre Sutaj, kendoi ne akapele vargjet e "Memedheut" te rilindasit te madh Cajupi, duke i emocionuar te gjithe te pranishmit ne salle. Dy autoreve promosvues ju urua suksese ne kete promovim dhe veprimtari letrare, te cilat vazhdojne te zhvillohen ne kuadrin e aktiviteteve qe organizon lidhja e krijuesve dhe artisteve ne Gjermani.

Nje surprize e vertete ishte dhe inskenimi qe z Liman Zogaj, i kishte bere poezise "Nga jam" (e Alma Papamihalit) se bashku me gjimnaziste te shkelqyera Abelinda dhe Abetaria, te cilat me shume talent recituan keto vargje nen tingujt e kenges " Mall" te kengetares Shkurte Fejza.

Nje fjalim falenderues per moderimin e shkelqyer te z. Liman Zogaj, per pjesmarrjen e te gjithe krijuesve dhe dashamiresve te letersise, mbajten dhe autoret  e ketyre librave te rinj, qe ishin edhe personazhet kryesore te pasdites, z. Pal Sokoli dhe z. Shaban Cakolli.

 

Pas kesaj ceremonie, u shperndane libra dhe autograme nga autoret ne publik,  u shkembyen disa mendime dhe pyetje rreth librave dhe anetaresise ne lidhjen e shkrimtareve, u bene fotografi mes autoreve dhe publikut etj.

Vlen te permendet edhe ulja ne tryeze e shume anetareve pjesmarres ne Lidhjen e Krijusve ne Gjermani, te cilet diskutuan disa pika kryesore, sic ishin numri i dyte i "Muzes Shqiptare", aktivitetet e ardhshme, sugjerime dhe propozime te ndryshme mbi organizimet dhe promovimeve te reja etj, si dhe pergatitje te organizimit, pergjate festes se 28 Nentorit.

Me sa duket puna e shume krijuesve qe shkruajne dhe punojne ne mergim dhe kryesisht ne Gjermani, po vihet ne binaret e duhur. Megjithate ne vazhdojme te jemi te hapur per cdo sugjerim, mendim apo anetaresi te re. Vetem duke u bashkuar se bashku ne te tilla aktivitete kulturore dhe artistike, do mundemi te mbajme te gjalle dhe te fresket traditat dhe artin e mrekullueshem shqiptar.

 



GJENOCIDI SËRBO-MALAZEZ MBI KËNGËT TONA POPULLORE
Shkruar me 10/31/2008 15:51:30

GJENOCIDI SERBO-MALAZEZ NË KËNGËT TONA POPULLORE

    Nuk është e rastësishme dhe e pa bazë thënia popullore se “odat shqiptare kanë qenë shkollat e para popullore”, apo “odat shqiptare kanë luajtur rolin e një universiteti  gjithë popullor”!
    Vërtetë , odat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në të kaluarën tonë historike, sidomos në atë kohë kur shqiptarët nuk kishin  të drejta shkollimi e  arsimimi , nga  dielli i lirisë shqiptare ishte i mbuluar nën vellon e rëndë të okupimit dhe robërisë klasike.
    Odat popullore ishin logje burrash  dhe kuvende popullore, në të cilat organizohej mikpritja, bujaria dhe bukë-dhënia , si për mikun e dashamirin, ashtu edhe për kalimtarët e largët nga vendbanimet  tjera shqiptare. Aty, bisedohej shtruar për çdo gjë që kishte të bënte me problematikën dhe jetën shqiptare. Aty dëgjohej fjala e urtë e njerëzve të mençur, filozofia popullore, historia kombëtare, strategjia e mbrojtjes dhe qëndresës. Flitej për moralin, nderin , mençurinë, urtësinë, trimërinë, drejtësinë dhe për gjithçka që ishte në dobi e interes të popullit dhe të kombit.
    Në odat tona popullore mbaheshin edhe kuvende burrash mendjendritur, ku zgjidheshin shumë probleme, ngatërresa, pajtime gjaqesh...por edhe strategji për luftë, vetëmbrojtje dhe rezistencë ndaj armikut.
Nisur nga këto funksione të cilat i kanë luajtur odat tona popullore, me të drejtë , ato janë quajtur:”Odat e burrave “ dhe në to asnjëherë nuk kanë pasur vend fëmijët, të rinjtë e moshave të mitura dhe bota femërore. Kjo, nga se bisedat dhe problemet të cilat janë trajtuar nëpër odat e burrave, nuk kanë guxuar në asnjë mënyrë që të bien në veshët e fëmijëve, të rinjve dhe botës femërore !
Me që thamë se odat e burrave janë quajtur “Universitet popullor”, aty në rolin e ligjëruesve kanë qenë “pleqnarët” , apo burrat e ngritur me përvojë dhe dije të pa kontestueshme. Andaj, të gjithë burrat që kishin nderin dhe privilegjin që të jenë pjesëmarrës të odave, ishte traditë dhe zakon që kur ta merr fjalën kryeplaku, pleqnari, apo njeriu i ngritur me autoritet, përderisa ai e kishte fjalën – të tjerët duhej të dëgjonin me vëmendje dhe qetësi absolute!
Krahas kryepleqve, pleqnarëve dhe njerëzve autoritativ të odave, që ishin në rolin e ligjëruesve dhe edukatorëve popullor, menjëherë pas tyre radhiteshin rapsodët popullor, të cilët nëpër shekuj e kënduan historinë tonë kombëtare, përmes vargjeve epike, përmes këngës dhe përmes veglave muzikore autoktone.
Sipas zakoneve dhe traditave tona kombëtare, edhe gjatë këndimit të rapsodëve nëpër odat tona popullore, është dëgjuar me vëmendje, me respekt shumë të lartë njerëzor dhe me një disiplinë absolute.
Por, odat tona popullore, përveç që luanin rolin e universiteteve popullore, rolin e kuvendit të burrave, ato gjithmonë ishin edhe arenë, apo amfiteatër popullor, ku zhvilloheshin edhe shumë aktivitete kulturore popullore, duke filluar prej ndejave popullore, ahengjeve , fejesave e dasmave popullore, në të cilat kultivoheshin vlera artistike popullore, si: fjalë të urta popullore, tregime, mahi popullore, lojëra të ndryshme popullore, humore, këndime, vallëzime, luajtje me instrumente muzikore...ku njerëzit argëtoheshin dhe disponoheshin në mënyrë kulmore.
Por, po i kthehemi rolit të rapsodëve popullor në odat dhe gazmendet tona popullore.
Përderisa në krahinat rurale shqiptare, mungonte liria, shkollimi, libri, informimi, mosnjohja e historisë kombëtare, komunikimi mes njerëzve nga vendbanimet më të largëta, i vetmi burim i dijes dhe mësimit të historisë kombëtare, ishte kënga rapsodike e kënduar nga rapsodët popullor.
    Horizonti i dijes së rapsodëve popullor ishte i gjerë sa oqeani, nga se ata në mënyrën më besnike dhe më autoktone , iu kënduan ngjarjeve të ndryshme historike, luftërave të përgjakshme, trimave, heronjve, por edhe traditave e zakoneve tona popullore.
    Kësaj radhe, do të ndalemi në njërën ndër temat më të dhimbshme dhe më të përgjakshme të historisë sonë. Pra, do të ndalemi tek gjenocidi serbo-malazezë në këngët tona popullore, ku do të shkoqisim disa fragmente nga rapsoditë tona popullore, në mënyrë që të shohim e të bindemi se si janë trajtuar këto tema dhe ngjarje të kobshme , nga ana e rapsodëve tanë popullor.
    Në analet e folklorit tonë muzikor, shpeshherë na ka rënë të dëgjojmë nga rapsodët tanë popullor, një rapsodi e cila në popull njihet me dy emërtime: “Kanga e Junanit” (Greqisë) dhe “Kanga e Brahim pashës”. Që të dyja këto emërtime përmbajnë në veti të njëjtin tekst dhe të njëjtën ngjarje. Në këtë këngë , në mënyrën më rrëqethëse përshkruhet gjenocidi grekë i ushtruar gjatë periudhës së sundimit osman në tokat ballkanike, me theks të veçantë, mbi popullatën myslimane.
Ndonëse , krijuesi rapsodik popullor, brenda kësaj kënge nuk na jep të dhëna se cilit komb i përkasin viktimat  myslimane të  gjenocidit grekë , po qe se e analizojmë mirë tekstin e kësaj kënge, do të vijmë në konkluzion se këtu është fjala për gjenocidin grekë të ushtruar mbi popullatën myslimane shqiptare:

Brahim pasha keq koka ngushtue,
T’ mirë ni letër, pasha e ka shkrue ,
Shumë selamet mretit ja ka que  -
Aman, babë, dertin kqyrma mue ,
N’ shpinë Junani mu ka lshue,
Shumë zullumet babë, i ka punue ,
Se n’ xhirit çka ka damtue ,
Gratë me yzër na i ka coptue,
Thminë në djep na i ka  shkurtue,
Motrat tona n’ Junan na i ka que !...
Ni  sandak , pasha, e ka marue,
N’ qatë sandak çka ka palue,
Duert e sabive - çka i kanë shkurtue,
Sytë e femnave i kanë palue,
Krejt Junani çka i ka damtue !...

    Kryeprotagonisti i gjenocidit serbo-malazez  që është ushtruar mbi popullatën myslimane dhe shqiptare në krahinën e Sanxhakut, në qytetin e Novi Pazarit (Tregut të Ri) dhe në qytezën e Rozhajës, pa dyshim është Komandanti i Forcave Çetnike Serbo – Malazeze , Drazha Mihajlloviqi.
    Edhe plojat e përgjakshme gjenocidale të ushtruara mbi popullatën e pambrojtur dhe të pafajshme shqiptare, nën drejtimin e Drazha Mihajlloviqit, rapsodët popullor shqiptarë i kanë kënduar në mënyrën më besnike, pa iu shmangur për asnjë çast të vërtetave historike. Po e shkëpusim vetëm një fragment nga rapsodia popullore që i këndon ngjarjeve tragjike nga luftërat e përgjakshme të Drazha Mihajlloviqit:

Haj medet për Rozhajë të zi,
Drazhë Mihajli, n’ Pazar ka hi,
Po grinë robë e po grinë thmi,
Nuse e çika i ka shti n’ Serbi,
I kanë nxjerrë katër killa sy,
I kanë pre nandë killa gji –
Ja kanë çue Drazhës n’ Cetinë!...
Drazhë Mihajlit ja paskan que ,
Fort ky Drazha koka gzue,
Jallah bani n’ kamë na u que –
Rrnofshi vllazën, asqert e mi,
N’ myslimanë paski banun zi!

Dhe ja se ç’ na thotë rapsodia shqiptare në vazhdim, për  planet dhe ambiciet gjenocidale të Drazha Mihajlloviqit, kundër popullit shqiptarë të Kosovës:

Tash po vjen kjo vera tuj dalë,
Mbushen malet me dushk e barë,
Se n’ Kosovë ,  kemi me dalë,
Kem mej marrë kah ka shqiptarë !
Nëpër shehre do t’i  tubojmë,
Thminë e vogël -  n’ furra do t’ jav çojmë,
Nëpër furra kemi me jav pjekë,
Kanë mej hangër nana e baba i vet!
Nana e baba, thminë kur t’ i hanë –
Zemra n’ bark ka me ju plasë!
Pleq e plaka se çka janë –
Nëpër prroje patare do t’i bajmë!
Nuse e çika se çka janë –
Do t’ jav japim asqerit tanë!
Djemtë e ri se çka janë –
Do t’ jav lidhim duer e kamë,
Nëpër soba t’ veta do t’ i çojmë,
Me gra t’ tyne n’ soba na do t’ shkojmë!
Me gra t’ tyne kur t’ deshmi me ra –
Me sy t’ vet kanë me na pa,
Zemra n’ bark ka me ju plasë !
Kërkujt bukë s’ kemi mej dhanë,
Me dru shpirtin kem me jav marrë!

    Kolonizimi i tokave shqiptare me serbë e malazezë, ishte një plagë e madhe historike për popullin vendor shqiptarë. Andaj, edhe këtë elaborat famëkeq të gatuar nga kuzhinat fashiste të Beogradit dhe Podgoricës, nuk e lanë pa e vu në vargje rapsodike dhe pa e kënduar mbi telat e çiftelive, rapsodët tanë popullor.
    Njëra ndër ngjarjet më tragjike të kolonizimit serbo- malazez mbi tokat shqiptare të Kosovës, pa dyshim se ishte kolonizimi i fshatit Brezhnicë, në mes të Prishtinës dhe Vushtrrisë, ku para se të kolonizohej ky fshat me malazezë, kishte vetëm 30 shtëpi. Mirëpo, okupatorët , gllabëruesit dhe pushtuesit serbo-malazezë, gjithmonë kishin në shënjestër dyfishimin e banorëve me kolonë – karshi numrit të banorëve autokton shqiptarë, në mënyrë që kolonët të mbisundojnë dhe të jenë në epërsi të fuqisë njerëzore!
    Kolonët ardhacakë serbo-malazezë, nuk zgjidhnin mjete, as metoda të barbarisë së tyre të egër, për ta thyer moralin dhe dinjitetin e vendorëve autokton shqiptarë! Ata, gjithmonë i kanë përzgjedhur njerëzit më autoritativ, për t’ ua cenuar moralin, nderin dhe pronën, me qëllim që të bëjnë trysni mbi popullatën shqiptare për t’ i braktisur tokat e tyre dhe për t’ i shpërngulur me dhunë në shkretëtirat e Anadollit!
    Kështu, në fshatin Brezhnicë, e zgjedhin për ta viktimizuar imamin e këtij fshati, duke ia përdhosur moralin dhe nderin e familjes së tij, madje duke ia kërcënuar gratë tek bunari i fshatit, ku ato pa tjetër duhej të shkonin për ta furnizuar familjen me ujë të pijshëm:

Kjo Brezhnica, tridhetë shpi -
Gjashtdhetë shpi cërrnagorë janë hi!
Gjashtdhetë shpi cërrnagorë  poj çojnë,
Shpijat me pllan po jav marojnë !
N’ ni bunar kishin ujë me marrë,
Gratë e hoxhës po shkojnë n’ bunar,
Vrajmi zot, carrnagort ç’ po bajnë –
Ju kanë ra grave n’ bunar,
Gjithë çka a zi, nër sy tu ju thanë,
Tana kënatat  llom po jav bajnë !

Invadimi serbo-malazezë mbi tokat shqiptare, më 1912, mori me veti shumë viktima të pafajshme dhe të pambrojtura shqiptare gjithandej trojeve etnike në Kosovë dhe Maqedoni. Për këto ngjarje tragjike, vrasje, therje, përndjekje dhe shpërlarje të tokave shqiptare me gjak, ja një fragment nga një rapsodi popullore:

Kjo Morava po banë gjak,
Po na pret shkau ditë e nat’!
Po hecë Ibri tuj vajtue –
Gjak shqiptarie shkon tuj que !
Në  Lepenc  gjaku shkumon –
Gjak shqiptari sun po çon!
Çka Vardari qi po gjumon –
Gjak shqiptari shumë po banë !
Po vajtojnë fusha e male –
Qi naj prenë këta shqiptarë !
Po vajtojnë burra e gra –
Shqiptarinë e preu ky shka !
Vajtojnë çika e vajtojnë djem –
Shkavi shumë ne po na prenë !
Pleq e thmi shumë po vajtojnë –
T’ mjertë na t’ mjertë  pa vatan !

    Ushtrimi i gjenocidit serbo-malazezë , mbi popullatën autoktone shqiptare në Kosovë, ushtrohej në mënyrat më perfide barbare, të pa para në historinë e civilizimit njerëzor. Kolonizatorët nuk ngopeshin me gjak të shqiptarëve, as me përndjekjet e tyre nga  vatrat shekullore. Ndaj atyre që mbeteshin të gjallë dhe nuk shpërnguleshin dot, ata shkonin aq larg, sa deshën që t’ ua ndërrojnë edhe fenë me anë të dhunës, vrasjeve dhe torturave, në mënyrë që shqiptarët autokton të detyroheshin ose të bëhen ortodoks, ose të ikin brenda natës nga trojet e tyre !
    Një shembull i këtillë , me përmasa tragjike kishte ndodhur në Lugun e Baranit, përkatësisht në fshatin Gorazhdevc, ku një udhëheqës i bandave çetnike, i quajtur Sava i Basanit, i tubon të parët e fshatit Baran të Epër dhe i kërcënon me dhunë që ta ndërrojnë fenë!
    Me që , shqiptarët nuk pranojnë me asnjë kusht dhe asnjë çmim për ta ndërruar fenë e tyre, atëherë Sava i Basanit, me ekspediten e vet prej xhelatëve çetnikë, i urdhëron shqiptarët e atij fshati që më parë t’ i gropojnë varret e veta në një mal afër kishës së Gorazhdevcit dhe i pushkaton të gjithë!
    Nga rapsodia popullore që e përshkruan këtë ngjarje të llahtarshme, po e shkëpusim vetëm një fragment:

Savë Basani n’ kamë na u çue ,
N’ Baran t’ Epër koka shkue,
Te tanë kmetat i ka tubue ,
Mejherë Sava i ka kallxue –
M’ ka ardhë emri fenë me jav ndrrue,
Nestra e dielle asht qillue,
Tanë në kishë  kena me shkue,
Mej ngue popat çka u thonë juve,
Si mos dishit me u kryque ,
Unë vet, Sava, kam me ju msue !

Hazir Alija, n’ kamë na u que,
Ktheu bre Savë e fol me mue,
Ku ke nije shqiptartë fenë me ndrrue?
Pa na gri, pa na coptue ,
Tybe n’ mundesh fenë me na e ndrrue !
Savë Basani koka idhnue,
Xhanarisë ju ka ngërmue,
Xhanarija i kanë rrethue,
Duert në bleqe jav kanë vnue,
N’ Garazhdec te kisha i kan çue,
Ngat ni mal asht qillue,
N’ at mal t’ shkretë i kanë ngujue,
I kanë shti vorret  mej marue,
Se te vorret Sava i ka çue,
Edhe i herë ju kish kallxue –
Kqyrni vorret ku i keni marue,
A po doni fenë me qef me ndrrue,
Kapetana kam me ju marue,
N’ Koloshin kam me ju çue,
Koloshinin kini me sundue !
Pra, mos dashi fenë me qef me ndrrue –
Krejt batare kam me ju marue,
N’ qito vorre kam me ju gjue!

Hazir Alija ni fjalë pe flet,
Shokve t’ vet po u jep gajret –
Çone vllazën ka i gisht përpjetë,
Ta bajmë Zotin me isharet,
Se ky Sava sod po na pret !

Tanë pe qojnë ka ni gisht përpjetë,
Pe bajnë Zotin me isharet -
Ni batare Sava po jav jep !
Ni batare Sava jav ka lshue,
Te tanë trimat n’ vorre kokan rrxue !
Se për s’ dyti, batare jav lëshojnë –
Te tanë trimat jetë po ndrrojnë !
Te tanë trimat kanë ndrrue jetë,
Se për komb, trimat kanë vdekë !

    Njëra nga ngjarjet më tragjike të gjenocidit serbo-malazezë, të ushtruar në vazhdimësi mbi popullin shqiptar, pa dyshim është edhe ploja mbi fshatin Kabash të Prizrenit, ku Kryeçetniku i quajtur Spiro Kapetani nga fshati Dellovc, i mbledh me emër e mbiemër djemtë dhe burrat më të mirë të këtij fshati dhe i vret pa kurrfarë gjyqi, as faji, hiq më pak se 90 shqiptarë !
    Edhe kjo ngjarje tragjike, sipas të dhënave të rapsodisë popullore, do të ketë ndodh menjëherë pas okupimit të Kosovës nga ana e Serbisë, më 1912.
Nga kjo rapsodi, po e shkëpusim vetëm një fragment:

Serbi i parë n’ këtë ven kur ka hi –
Shumë kanë hjekë shqiptarët e zi,
Tanë tuj pre e tanë tuj gri,
Spirë Dellovci u paska pri!
Spirë Dellovci, ushtarëve ju pri –
Se n’ Kabash naj paska shti!
Se n’ Kabash, ata kur po hinë,
Spirë  Dellvci vet po ju prinë!
Me defterë te tanë naj ka thirrë –
Kah janë kanë burrat ma t’ mirë ,
E te tanë t’ shkretit poj lidhë !
Poj lidhë burrat, o haj medet,
E te kisha te tanë poj qet,
Me defterë te tanë poj thrret!
Kamë e duer , Spira i kish përvjelë –
Pret shqiptarë, si me pre berrë!
Me dorë t’ vet , Spira poj pret,
Rrokotel krenat  po jav qet ,
Gjak e krye po u rajke n’ rekë!
Poj pret Spira, shqiptarët e shkretë,
I ka pre Kabashin nandëdhetë,
Kah janë kanë burra t’ vërtetë !
   
Pas çdo krimi të organizuar mbi shfarosjen e popullit shqiptar, udhëheqësit e këtyre  masakrave , gradoheshin nga ana e krajlit të tyre në Beograd !
Ja se si i lavdërohet Spiro Kapetani, bashkëveprimtarit të tij – Files, pas masakrës së kryer në fshatin Kabash:

Po vjen Spira në kali t’ bardhë,
Bashkë me Filen, si bajraktarë !
Po vjen Spira tuj u livdue  ,
Për shqiptarë sa i ka shkurtue -
Krali s’ ka kapetan si mue,
Gradat flakë, mue mi ka çue!
Flakë, mue gradat qi m’ kanë ardhë,
Se i kam pre nanddhetë shqiptarë !
Po kallxojke me gojë t’ vet –
I kam pre Kabashin nandëdhetë ,
Kah janë kanë shqiptarë t’ vërtetë !

    Kasapët e  tërbuar  serbo-malazezë , nuk i kursenin shqiptarët për t’ i kasapitur as gjatë festave të tyre fetare! Ata e dinin mirë se shqiptarët janë besimtarë të paepur të fesë dhe të festave fetare.
Kështu që diku rreth vitit 1885, Kryeçetniku i Serbisë, i quajtur Novica i Zi, mu në  Ditën e Bajramit, iu prinë forcave çetnike prej 300 vetash dhe hynë në pabesi në fshatin Mavriq të krahinës së Llapit, mu në kohën kur e dinte se të gjithë burrat gjenden në xhami duke e falur namazin e Bajramit dhe e sulmojnë familjen e Demë Ahmetit, me qëllim që t’ ia grabisin vajzën e tij – Ajetën !
Me atë rast, fillon lufta e përgjakshme në mes të forcave të armatosura çetnike dhe rezistencës së familjarëve të Demë Ahmetit, të cilit atë ditë ia presin 30 anëtarë të familjes, shumë mysafirë të rastit që kishin shkuar për t’ a uruar festen e Bajramit, ku prej tyre shpëtojnë të gjalla vetëm dy rejat  me një nip të vogël të  Demë Ahmetit, të cilat Novica i Zi me çetnikët e tij, i merr dhe i çon për në Serbi!

Zoti e vraftë kaurreshën plakë,
Po del para Novicën pe mëson!
Pe mson Novicën , çka me punue:
“N’ëm ngofshi mue, vetit za mej çue,
Ju, si n’ dashi me hi n’ Shypni,
Qi e kceni hudutin me dalë n’ atë anë,
Ju mej ra për rreth Mitrovicës,
Për rreth bjeshkës së Vuçitërrnës,
Ju mej ra katunit t’ Mavriqit !
Ju, n’ Mavriq, biro keni me shkue,
Demë Ahmetin, n’ Mavriq me e rrethue!
Tridhetë robë, Dema na i ka ,
Të përmendun  , biro, shpi me za ,
Ni çikë n’ bylyk , Dema e ka ,
Ju , Ajetën , n’ mujshi me ja marrë!
Me ja marrë e n’ Serbi me e prue ,
Ni djalë t’ ri me ta me e martue,
Lavd i madh, biro, ka me u dalë!”...

Zoti e vraftë, Novica ç’po banë,
E thirrke n’ emën, si ta kishte nanë!
Oj Hanife, n’ shami t’ bardhë,
A po m’ vetë për çka jam ardhë?
Nuk jam ardhë me ba Bajram,
Me treqin vetë rrethue ju kam ,
Jam ardhë Ajetën sot me jav marrë !

Luftë e shtirë atë ditë ish marue,
Mashqit e Demës, krejt janë damtue,
Musafirtë krejt çka janë qillue,
Kulla e shpija, rrafsh ja kanë rrafshue,
Tridhetë robë, Demës, ja kanë shkurtue,
Veç dy rejat i kishin pshtue!
Veç dy rejat me ni sabi,
E ja marrke Novica i Zi,
Poj çon lidhun tuj i rrehë kamxhi,
Kcejnë kufinin e i çon n’ Serbi!...

    Bishat e egra gjakatare serbo- malazeze, nuk dinin të ngopur me gjakun e shqiptarëve. Ata suleshin në gjah mbi shqiptarët me të gjitha forcat dhe mënyrat më të egra të barbarisë dhe të çmendurisë! Sulmonin familjet më të njohura nëpër rrethe të ndryshme, ku përveç vrasjeve e therjeve të njerëzve, ua digjnin shtëpitë dhe gjithë çka kishin para veti. Ua plaçkitin tërë pasurinë që kishin, madje edhe shtazët shtëpiake!
    Njëra nga ngjarjet më tragjike të gjenocideve të kësaj natyre, është rasti i familjes së Selman Lites, që ishte njëra ndër familjet më të pasura dhe më autoritative në Rrethin e Rekës së Keqe .
Selman Lita ishte një njeri i njohur për pasuri në atë rreth, sidomos për kultivimin e deleve, të cilat i mbante në një numër të madh nëpër stane të bjeshkës.
    Hajdutët dhe kriminelët gjakatarë serbo-malazezë , ia kishin vu syrin kopeve të deleve të Selman Litës, për t’ ia vjedhur, por për ta kryer këtë akt barbar, sulmuesit dhe hajdutët çetnik, ia kishin ruajtur ditën më të gëzuar familjare, pronarit të deleve – Selman Litës, mu në ditën e dasmës, kur ai po i martonte dy djemtë e tij dhe po bënte dasmë të madhe me 300 krushq e tri palë tupanë!
    Kriminelët çetnikë hajdutë, e kishin përcjell gjendjen, kur dasmorët e Selman Litës, kishin shkuar për rrugë për t’ i marrë dy nuset e djemve të Selmanit dhe mu në ato momente, ia sulmojnë stanet e deleve, me ç’ rast ia vrasin çobanët e deleve, ia vrasin 12 qentë dhe ia plaçkitin 300 copa dele!
Selman Lita, sikur ta dinte se do t’ i ndodhte kjo tragjedi dhe nuk kishte shkuar krushkë bashkë me dasmorët, por kishte ndej për t’ i ruajt djemtë dhe familjen.
 Me të hetuar se hajdutet çetnikë ia morën delet , ia vranë çobanët dhe qentë, e merr martinën dhe niset për t’ iu bërë rezistencë . Pas tij, i shkojnë në ndihmë edhe dy djemtë e tij, të cilët po i prisnin nuset për t’ u martuar atë natë. Mirëpo, forcat armike ishin shumë herë më të forta dhe ia vrasin edhe dy djemtë e Selmanit:

Selman Lita po rrin n’ krevet ,
Poj shkojnë sytë te stani i vet –
Ranë komitat  ja muerën dhentë !
Ranë komitat ja  kanë marrë gjanë,
Ja kanë vra edhe dy çobanë,
Ja kanë vra edhe dymdhetë qenë,
Ja kanë marrë treqin copa dhenë !...

Çka ka Reka qi po ushton –
Selman Lita po lufton!
Thërret Musaja, more Rexhep –
Ku i kem armët, he i lashim shkret,
Se na i muerën berret në bjeshkë!
Sa po mujnë djemtë po shpejtojnë,
Babës s’ vet në ndihmë poj shkojnë!
Luftë e madhe po kërset –
Selman Litës , ju vranë dy djemtë !

    Gjenocidin serbo- malazez , mbi shfarosjen dhe përndjekjen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike e vazhdoi edhe Nënkryetari i Jugosllavisë titiste – Aleksandar Rankoviqi, i cili në muajin Janar të vitit 1956, organizoi në Kosovë, Aksionin gjithë popullor për grumbullimin e armëve. Aksion ky, që kishte të bënte  ekskluzivisht vetëm  për  shqiptarët!
    Nën pretekst të kërkimit të armëve, shqiptarët  i rrihnin, maltretonin e torturonin  në mënyrat më brutale , kurse qëllimi final i këtij Aksioni, ishte presioni mbi shqiptarët që me dhunë t’ përndjekin nga vatrat e veta stërgjyshore dhe të arratisen për në shkretëtirat e Anadollit të Turqisë!
    Edhe për këtë ngjarje të kobshme tragjike, rapsodët popullor shqiptarë thurën dhe kënduan shumë këngë, prej të cilave e shkëputëm këtë fragment:


Vjeshtë e zezë , dimën i gjatë,
Ish kanë viti pesëdhjetë e gjashtë,
Ishin çue UDB-at në hajkë,
Mej mundue shqiptarët e ngratë,
Tanë për arme i kanë kapë,
N’ borë e n’ shi, deshë e dathë,
Rrehshin gjinën me dajak,
Si e pat e si se pat,
Hiq s’ ju jepshin, medet, afat,
Dogri i shtirshin nër dajak,
Shumë janë mbetë, për jetë sakat,
Brijtë e thyeme tuj qitë gjak !
Ashtu i rrehshin nëpër stanica ,
Kur ju shkojke letërthirrja ,
Lmerim t’ madh kishin familja,
Marrshin vajin robtë e thmija –
S’ na vjen baba ma te shpija !
S’ na vjen baba ma në shpi,
Rankoviq, he kofsh i zi,
Fort e shkepe këtë anmiqësi,
N’ mbarë Kosovën në shqiptari !...

    Marrë në tërësi analizën e këtyre rapsodive dhe shumë të tjera, që ende nuk i kemi publikuar, nuk mund të mos e themi të vërtetën se  një copë të historisë sonë  kombëtare arritëm që ta mësojmë vetëm falë talentit dhe guximit të rapsodëve tanë popullor dhe nëpër odat tona popullore, nga se historia e vërtetë e popullit shqiptar në baza shkencore , profesionale dhe institucionale, fatkeqësisht , ende nuk është shkruar dhe as që dihet se kur do të shkruhet?!

Gjilan, tetor 2008.                            Demir KRASNIQI



poetja dhe publicistja jonë Alma Papamihali në panairin e librit në...
Shkruar me 10/28/2008 09:09:29
 

Alma Papamihali: Me anetare te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Gjermani


Alma PapamihaliREPORTAZH NGA NJE FUNDJAVE LETERSIE
Me anetare te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Gjermani

Vizite ne panairin nderkombetar te librit, ne Frankfurt te Gjermanise, si dhe promovimi i disa krijimeve te reja letrare

Nga Alma Papamihali

Historia e Panairit të librit është shumë e lashtë. Megjithatë nëse do flisnnim për data konkrete, atëherë ajo e ka pikënisjen e saj në vitin 1949. Ky panair erdhi cdo vit duke u pasuruar dhe zgjeruar, derisa sot, pas 60 viteve eshte shnderruar ne me te madhin e botes. Nga data 15 deri me 19 edhe kete vit, paten mundesine rreth 300 000 vizitore, dashamires te letersise, per te pare dhe mesuar gjithcka rreth librit apo autoreve te ndryshem internacionale. I ftuari i nderit kete vit ishte letersia Turke, ndersa nderin e vitit te ardhshem do ta kene autoret dhe shtepite botuese te Kines, dhe ne vitin 2010, ata te Argjentines.

Kete vit se bashku me disa pjestare te Lidhjes se Shkrimtareve me banim ne Gjermani, menduam qe viziten tone ne panairin e librit ta benim me te organizuar. Kjo mbase edhe per nje fakt me te rendesishem. Ishte hera e pare qe ne kete prezantim kolosal librash, do kishim mundesine te prezantoheshim me pjesmarrjen e dy shteteve, por te nje gjuhe...Kosove dhe Shqiperi, qe do te prezantonin letersine shqipe. Ndersa nje fakt tjeter shume i rendesishem ishte dhe perkimi i dy datave letrare. Krahas kesaj vizite ne panairin nderkombetar te librit, do zhvillohej dhe promovimi i librave te rinj te autoreve Ali Sh Berisha, me vellimet e tij "Kuvendi i mbreterise se lodrave dhe "Llagapi i Prishtines", si dhe vellimi poetik i autorit Sadik Krasniqi nen titullim "Ofshame ne urne". Por nje e  vecanta e ketij promovimi ishte dhe prezantimi i numrit te pare te revistes periodike "Muza Shqiptare".

Sipas planit te dites se pari u nisem ne viziten e panairit.Pershtypja qe mu krijua ne hyrje te panairit ishte se aty ishte perrfshire per keto 4-5 dite nje bote e vogel letrare, ku mbi gjithcka mbreteronte ai qe shpesh per shume nga ne, ka zevendesuar mikun me te mire...Ishim ne boten e magjishme qe mund te dhuroje vetem libri. Shpesh kam menduar qe eshte nje privilegj qe emri yt te nise me germen A. Te njejten ndjesi pata, edhe kur pash listen e shteteve qe prezantoheshin, kur mbi cdo emer lexova - Albania. Kenaqesi e momentit qe u mundova ta kursej per t´ja lene vendin vizites dhe njohjes nga afer.
Se pari grupi yne i lidhjes se shkrimtareve i perbere nga disa anetare, nder te cilet kryetari i saj, z. Martin Anton Cuni, z. Pal Sokoli, Znj. Seveme Preteni, z. Vehbi Musa, z. Arif Molliqi etj bene ndalesen e pare ne tryezen e librave te shtepive botuese te shtetit me te ri ne bote, i cili edhe pse pa mbushur ende nje vit nga formimi i tij, kishte nje paraqitje shume dinjitoze, perfaqesuar nga tre shtepi botuese. Nder te tjera shtepia botuese "Faik Konica" kishte te pranishem dhe autorin e nderuar te letrave shqiptare, z. Nazmi Rrahmani, i cili foli per rendesine e kesaj pjesmarrjeje ne kete panair, edhe pse ky prezantim vec Shqiperise ishte krejtesisht formal, pasi Kosova per vite me rradhe kishte qene pjesmarrese e ketij panairi ne krah te autoreve shqipetare. Megjithate kesaj rradhe ata ishin perballe nje pergjegjesie te re, ndaj dhe pershtypja qe me lane ishte vertete fantastike. U shkeputem per pak nga biseda me botuesit dhe autoret Kosovare, per te vizituar edhe me nga afer tenden e librave me te cilet prezantohej Shqiperia. Per disa minuta isha ne kerkim te shtetit te shqipeve, apo ne kerkim te nje flamuri me shqiponjen krenare qe po aq krenare do ishte ne prezantimin e autoreve kolosale qe ka letersia shqipetare. Nderkohe shihja me radhe emrat e shteteve pjesmarres , qe ishin me dhjetra e dhjetra, nder te tjere dhe vendet fqinje te ballkanit...Kroaci, Greqi, Serbi, Maqedoni etj. Nderkohe qe secili prej nesh kishte veshtiresi ne gjetjen e vendodhjes se prezantimit shqiptar, pasi marr pak informacion me shume, gjendem perpara te ashtuquajturit prezantim shqiptar.
Nje katror i vogel qe arrinte te mbante lirshem vetem 4 vizitore. Ngre koken lart se mbase shihja ndonje shenje te germes A, ose ndonje flamur te kuq me shpendin krenar qe me shoqeronte mendimet deri ato caste, por askund.
Ky qenka zhgenjimi , mendova me vete. Ishte shtepia botuese "Botimpex", e cila kishte arritur ne menyre private mundesimin e pjesmarrjes se saj ne kete panair. A mund te quhej ky nje prezantim dinjitoz i shtetit shqiptar?? Kurrsesi jo!
Asnjehere nuk me shqitet nga mendja, mendimi qe ne shqiptaret jemi populli me romantik dhe letrar ne bote. Mbase mundohesha ta perkedhelja vendin tim me shume se c´duhet, deri ne momentin e asaj pamjeje qe qendronte para syve te mi. Megjithate mundova te ngushelloj veten, duke i thene...Mendo Alma, ka edhe me keq...Po sikur te mungonte fare emri i vendit tend?? Ndaj kerkova vetem ti bej nje apel ministrit tone te kultures, qe mos lere kurre pas dore inkurajimin dhe mbeshtetjen e letersise dhe artit, qe jane si nje ure kalimi ne boten e qyteteruar.

Vazhduam viziten tone edhe neper prezantimet e disa shtepive botuese internacionale, per ti dhene me pas fund aktivitetit te pare per ate mbasdite.Me pas, pasi u  pershendetem me miqte tane krijues dhe botues, morem rrugen per ne qytetin e Ofenbachut, ku do te mbahej dhe takimi promovues i atuoreve Ali Sh Berisha, Sadik Krasniqi si dhe Muzes Shqiptare, qe bashkonte disa autore se bashku. Mbremja e cila ishte lajmeruar ne oren 19, na gjeti perpara salles se shoqates "Bashkimi Kombetar" brenda se ciles ndihej nje atmosfere e ngrohte tradicionale shqiptare, qe te krijonte vertete ndjesine e shqiptareve te bashkuar. Muri ne te cilen qendronin kornizat e heronjve tane te shquar...Skenderbeu, Ismail Qemali, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, hijeshohej ne sfond nga dy flamujte, ate kuq e zi (flamurin kombetar) si dhe flamurin e shtetit me te ri Kosovar.
Ne kete ambjent nisi dhe promovimi i cili u drejtua nga une  si dhe nga z. Shaip Ademaj.

Promovimi nisi me fjalen e recensuesit z. Pal Sokoli i cili ne referatin  e tij beri nje zberthim figurativ dhe letrar te librit poetik "Ofshame ne ure". Vargje dhe komente mbi kete liber, bene gjithashtu edhe pjestare te tjere te lidhjes si zonja Seveme Preteni, z. Ademaj,z. Berisha etj. Me pas fjalen e mori vete autori Z. Krasniqi, i cili pasi pershendeti te pranishmit ne salle, vecanerisht z. Nazmi Rrahmani, shkrimtarin e njohur nga Kosova, si dhe z. Martin Antoni Cuni, z Pal Sokoli etj, foli dicka mbi mbresat dhe emocionet e librit te tij te pare, edhe pse pune dhe shkrimet e tij kane qene te hershme.

Pas recensimeve dhe recitimeve mbi librin e pare, nisi prezantimi i librave te autorit Ali Sh Berisha, qe kishte si recensues kryesor z. Sadik Krasniqi. Me pas une fola dicka mbi biografine dhe parathenin e librit. Nje pershendetje me disa poezi te librit "Kuvendi i mbreterise se lodrave" beri dhe i riu Ibush Bunjaku, si dhe poeti z. Hasan Qyqalla.
Nje fjale pershendetese mbajten dhe publicisti z. Hamza Halabaku si dhe shkrimtari i madh z. Rrahmani.

Atmosferen e ketyre promovimeve e beri edhe shqiptare, melodia pershendetese me muzike karakteristike shqiptare e anetareve te shoqates, te cilet i dhuruan edhe nje libreze anetaresie dhe nderi z. Nazmi Rrahmani, si shqiptar  me vlera te vecanta dhe rendesie te vecante ne letersine shqiptare.

Se fundi erdhi dhe promovimi i numrit te pare te revistes periodike, "Muza Shqiptare"...nje reviste kjo me rendesine e nje antologjie, ku ishin permbledhur dhjetra autore. Pata nderin ta prezantoj kete reviste ne sy te te pranishmeve, si dhe te flas mbi vleren e asaj qe sapo kishte lindur dhe pritej ne te ardhmen vetem te zhvillohej, te permiresohej dhe te pasurohej me shume. Fjalen gjithashtu e mori dhe kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve z. Martin Cuni, i cili beri edhe njehere thirrje per nje organizim me te mire te anetaresise dhe pershendeti gjithashtu numrin e pare te revistes me te re letrare ne diaspore "Muza Shqiptare". Pas perfundimit te promovimeve, mes te pranishmeve u be nje bisede e ngrohte dhe miqesore, e cila u shoqerua nga shperndarje dhe shkembime librash mes autoreve, dhenie autogramesh, si dhe bisedime mbi takimet e ardhshme.
Nje takim tjeter po kaq i rendesishem i lidhjes se shkrimtareve ne Gjermani, eshte edhe ai i dates 26 Tetor ne Essen te Gjermanise, ku ne qender te tij do te jene promovimi i librave te rinj te autoreve Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli.

Para panairit te Shqiperise dhe te Kosoves

Autoret e promovimit (nga e majta) - Ali Sh. Berisha, Sadik Krasniqi, Nazmi Rrahmani Martin Cuni
Autoret e promovimit (nga e majta) - Ali Sh. Berisha, Sadik Krasniqi, Nazmi Rrahmani Martin Cuni Nazmi Rrahmani Pal Sokoli

Tage: SHABAN CAKOLLI


kontakt
Shkruar me 10/27/2008 09:30:51

Kontaktet e mia në net,pas dy dekadash me mikun tim të shquar të studimeve z.Fadil Demaku,i cili tani jeton në SHBA

Fadil Demaku

Fadil Demaku
  • Unë jam Fadil Demaku, i lindur më 28 nëntor 1958 në fshatin Abri e Epërme të komunës së Drenasit, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare. Tash mbarova Kollegjin Nacional të Biznesit dhe Teknologjisë, drejtimi i Farmacisë, këtu në SHBA.Isha udhëheqës i rinisë së Gjimnazit "Skënderbeu"në Drenas, i Drenasit e pastaj edhe në udhëheqjen e rinisë së Kosovës.Në vitet 1989-1993, drejtova gazetën studentore"Bota e re" në Universitetin e Prishtinës, e cila atëbotë ishte gazeta e vetme, që u përball me regjimin okupues Millosheviqian në Kosovë, duke përkrahur kërkesat e minatorëve të "Trepçes".Me mbylljën e "Botës së Re" u ktheva në Drenas, në Shkollën e Mesme Teknike, ku punova si profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare
  • Luftën e kalova në Kosovë, në krye të Këshillit të Emergjencës dhe SHHB "Nëna Tereze" në Abri të Epërme...Kam botuar një vëllim me poezi: "Pëllumb i vrarë", pastaj një skenar filmi, kushtuar Fazli Grajçevcit: "Me flamur në gji", shumë tekste këngsh dhe artikuj publicistikë.Tash, fizikisht jetoj dhe punoj në SHBA, por të gjitha ëndërrat më shpiejnë në Abrinë time, aty ku belbëzova fjalët e para, ku buzëqesha dhe derdha lotët e parë...Jam antar i Bordit Drejtues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të zotit Xhozef DioGuardi dhe president i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane "Dr.Ibrahim Rugova".

NGA KËSHILLI KOMBËTAR I SHKENCËS
Shkruar me 10/24/2008 08:25:19

lit Kombëtar të Shkencës,Kryetar i Këshillit u zgjodh Akademik Rexhep Ismajli

23 Tet

  Lajme ditore nga Kosova

U mbahet mbledhja konstitutive e Këshillit Kombëtar të Shkencës,Kryetar i Këshillit u zgjodh Akademik Rexhep Ismajli-VushtrriaPRESS 

Prishtinë, tetor 2008-Në mbledhjen konstitutive të Këshillit Kombëtar të Shkencës,të mbajtur dje anëtarët e të cilit janë emëruar nga Kuvendi i Kosovës në bazë të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Detyrë themelore e këtij Këshilli 15-anëtarësh është të përkujdeset për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore në Kosovë duke hartuar Programin Kombëtar të Shkencës, si dhe duke propozuar dhe nxitur ndërmarrjen e masave të tjera për avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Në pjesën hyrëse të këtij takimi ishte i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , Enver Hoxhaj, i cili në emër të Qeverisë  së Republikës së Kosovës ,përkatësisht MASHT  konfirmoi mbështetjen në ç`do aspekt të punës së këtij Këshilli.Kryetar i Këshillit u zgjodh Akademik Rexhep Ismajli, ndërsa sekretar prof.dr. Dukagjin Pupovci. Në Komisionin Ekzekutiv të Këshillit u zgjodhën: prof.dr. Suzana Kërliu, prof.dr. Jahja Drançolli, prof.dr. Jusuf Krasniqi, prof.dr. Fetah Podvorica dhe prof.dr. Nexhmi Rexha:Vet fakti i zgjedhjes së akademikut tanë të dëshmuar z.Rexhep  Ismailit na bënë optimist se Këshilli Kombëtar i Shkencës do të ecën në rrugë të mbarë.


DIASPORA SHQIPTARE
Shkruar me 10/22/2008 08:12:46

Diaspora shqiptare - kontributi, meritat dhe përgjegjësitë

Mesazh nga shaban cakolli

Gjatë luftës në kosovë,emigrantët kosovar ndihmuan mbledhjen e fondeve,për të mbështetur luftëtarët shqiptarë,të cilët luajtën
një rol shumë të rëndësishëm gjatë ndërhyrjes së NATO-s,për të çliruar Kosovën nga pushtuesit serb.Por të njejtit emigrant,shumica e të cilëve me një ideologji të majtë,u treguan më pak aktiv kur erdhi koha për të kontribuar në ndërtimin e paqës.Nuk po e zgjasim të gjithë nuk kontribojnë njësoj në asnjë vend të botës.Emigrantët tanë kanë bërë edhe të pamunduren
për të ndihmuar atdheun e tyre,duke lënë luksin e diasporës,për të ngjeshur armët në atdhe dhepër të flijuar jetën e tyre për vatrën e tyre,të tillë ka pasur shumë por po përmend vetëm rastin heroik të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci,Agim Ramadani,Salih Çeku etj........Po,dhe edhe rasti i parë edhe i dyti ishin kontribut që kameritën e pa shmangshme.Po pas mbarimit të luftës në Kosovë,a do të duhej të bënim të pa mundurën përtë ndihmuar vendin si përparatë themi në shpejtimine pavarësisë së Kosovës,apo me një ritëm deri në arritejen e pavarësisë?E njoh rastin kroat,në mos më larg,me kroatët emërguar në Gjermani.
Ata veq burimeve të mëdha ndihmash,ushtronin një lob të fuqishëm në Gjermani,e cila arriti te bindete Bashkimin Evropian për një njohëje të shpejtë të shtetit të ri kroat,që dorën në zemër l lere që nuk e bëri diaspora jonë,por sot e tetë vite nuk po arrijnë të ebëjnë as lideret tanë.Nëse nuk jemi të gatshëm për një influencë politike ne vendet ku jemi strehuar,atëherë duhet të jemi të gatshëm në investime.Nuk duhet harruar edhe nese jemi shtetas të vendeve ku jemi strehuar,të shkolluar dhe të punësuar,dikush edhe i pasuruar mirë,neve duhet që përkushtimin të ia përcaktojmë atdheut dhe jo vendit ku jemi strehuar.
Këto gjëra nuk duhet shiquar thjeshtë,njeriut atdhetarë intelegjent larg vendit të tyre gjërat duhen të na bëhen zemrën më të lidhur me atdheun.Nga ana jonësot ka shumë të rinjë që kanë studjuar në vende të evropës e më gjërë,dhe atje kanë fituar eksperienca të larta njohurishë,të cilat do të i bartnin në atdhe dhe do të ndihmonin atdheun e tyre,kjo ndodhë rrallë,këtë e bëjnë vetëm disa që i nxitë fort dashuria për atdheun,të tjerët nuk i kthehen tani atdheut i cili i gjendur në varfëri dhe ka nevojë për ndihmën tonë,por i kthehen luksit,për të dhënë eksperiencën e fituar vendeve të huaja.Sot Kosova gjendetende në një situatë kalimtare dhe e gjveshur nga pushtuesit,dhe si etillë ka nevojë për ndihmë nga gjithë ne,ashtu si kemi nevojë të i kthehemi tëgjithë,por jemi në pritjen e ndertimit të shtetit,e më pas të kthehemi pa u lagur.Kjo nuk është diqka që vlenë.Kosova ka nevojë sot për ne,thuajaq sa kishte nevojë para tetë vitesh,prandaj qëndrimi ynë jashtë saj duhet të arsyetohet,me ndihmën e e kontributeve,bartëjen e eksperiencave si dhe ndërtimin e imazhit të saj në vendet ku jemi strehuar.Pra nga ne lypset një ndërthureje e interesave të atdheut tanë me vendet ku jemi strehuar në perendim.Një dijetar i madh i yni pat thënë:"Atdheun duhet dashur edhe kur të vret".

shaban cakolli

Mbrapsht në krye

Tage: SHABAN


kush është Florina Rusi-Marke?
Shkruar me 10/19/2008 15:59:52




Familja Rusit në shenjë respekti dhe dashurie për të kujtuar dhe nderuar kujtimin e Florinës si një person me energji dhe optimizem, pas vdekjes së saj në Nju Jork themeluan Fondacionin e Kancerit FLORINA (RUSI) MARKE”, e cila ka për qëllim grumbullimin e fondeve që u dedikohen instituteve dhe klinikave për diagnostifikimin dhe mjekimin e kancerit.

Fondacioni sherben si organizate bemirese dhe jo profitabile (themeluar ne Nju Jork) e cila pranon dhe ndihmoet nga dhuratat prej miqve, bashkepunim, dhe burime te tjera per finansimin e programit te cilat do te sjellin dobi per hulumtime per parandalimin , trajtimin dhe informimin per kancerin . Në muajin gusht, në ditëlindjen e të ndjerës Florina, duke filluar nga viti 2003, ky fondacion çdo vit organizon në Nju Jork lojën e golfit, në të cilën marrin pjesë personalitete të njohura nga jeta politike, shoqërore dhe e biznesit amerikan, të cilët me këtë rast japin shuma të konsiderueshme parash, si kontribut i tyre vullnetar për këtë fondacion, të cilat më pas u akordohen instituteve dhe klinikave më meritore kundërkancerit si dhe Qendres Diagnostike te kancerit ne Diber “FLORINA (RUSI) MARKE”.
Më 15 nëntor të vitit 2003 z. Turhan Rusi dhe djemtë e tij Selim, Ilirjan dhe Beniamin përuruan në Dibër Maqedoni. Qendrën për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA (RUSI) MARKE” me financim të drejtpërdrejtë të familjes Rusi. Qellimi dhe misioni i kesaj Qendre është t’ju ndihmoje femrave në zbulimin e diagnostifikimin e hershëm të kancerit në gji, që është e vetmja mundësi për mjekim të suksesshëm.
Kjo Qendër për Diagnostifikimin e Kancerit është e pajisur me personel përkatës dhe me aparatet më të sofistikuara për zbulimin e kancerit në gji.
Vizitat, kontrollet mjekësore dhe ndihma që ofron personeli i specializuar mjekësor në. Pra zbulimi i hershëm i kancerit në gji garanci për jetën. Kjo qendër është bërthamë e vogël e shërbimit onkologjik model shembullor në botë. Ky lloj i asociacioneve të vogla kancerologjik edhe në SHBA-të ka gjetur aplikim të madh, ku femrat edukohen për vetëkontroll dhe kontroll të rregullt mjekësor.
Roli i këtyre ordinancave mbështetet në zbulimin dhe diagnostifikimin e hershëm të kancerit në gji te femrat, si mundësi për ta parandaluar dhe mjekuar atë. Qendër diagnostifikimi në Dibër e ka pajisur me Eho dhe Manograf nga më të sofistikuarit, dhe me personel mjekësor.
Deri tani janë kryer afër 580 vizita dhe kontrolle. që kanë rezultuar me zbulimin e hershëm të fibroadinomeve tumorbening te 85 femra, prej tyre 17 femra janë diagnostifikuar me kancer në gji Disa nga këto paciente janë operuar me sukses dhe disa gjenden në terapi të rregullt me mundësi maksimale për tu shpëtuar jetën.
Qendra për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA (RUSI) MARKE”, është e vetmja e këtij lloji në Maqedoni dhe në Ballkan që ofron shërbime falas dhe me një aparaturë të sofistikuar që familja Rusi e ka sjellë nga SHBA-të.
Këtu mund të vijnë të vizitohen pacientë nga Dibra, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe të gjitha shtetet përreth, pa marë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare e konfesionale ku te gjithe sherbimet dhe vizita mjeksore eshte falas.
Ajo që është mëe rëndësishme per këtë qendër që të arrihet, është që te femrat të flaket mentaliteti i gabuar dhe të zë vënd kultura për tu vizituar rregullisht sa herë që lind dyshimi për kancerin në gji.

Isha e re, nuk mendoja për këtë gjë. . .
…u bëra nënë, nuk kisha kohë. . .
…gjërat e tilla u ndodhin vetëm të tjerëve. . .
Florina per ju…

Ne kete qender cdo vizite eshte falas…
per me shume info vizitoni web faqen:
http://www. florinarmdiagnosticcenter. com


biografi
Shkruar me 10/18/2008 05:22:01


Kush është Fatmir Sejdiu

  Decrease font Enlarge font
image

Fatmir Sejdiu u lind më 23 tetor 1951 në Pakashticë, në komunën e Podujevës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlinjde. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po në këtë Universitet ka mbrojtur edhe doktoratën.

Dr. Fatmir Sejdiu është profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetin e Prishtines Për studime të thelluara, ai ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2 ) dhe në SHBA (Arizona State University).
Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese.
Është autor librash të veçantë nga këto fusha. Fatmir Sejdiu ka qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989.
Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK së, ndërsa më `94 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e kryen edhe sot.
Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991.
Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998.
Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese.
Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendi ndërsa është ri-zgjedhur sërish në 2004.
Fatmir Sejdiu zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe frëngjisht.
Eshtë i martuar dhe ka tre fëmijë

Tage: KUSH ËSHTË FATMIR SEJDIU


ALFABETI POETIK
Shkruar me 10/17/2008 08:46:14

Poeti që s'ka të ndalur apo Rrustem Geci ,ndryshe...

Rrustem Geci: A L F A B E T I



















Rrustem Geci u lind në Roganë të Dardanës më 1950. Mësimet e para i kreu në vendlindjen e tij, ndërsa , shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrustja u kulturua në Universitetin e Prishtinës. Ai plot 17 vjet punoi në Radio Televizionin e Prishtinës .Pas mbylljes së RTP-së, Geci mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tashti jeton. Geci kryesisht merret me poezi , ese , dhe skenare. Veprimtaria e tij është shumë e gjerë.


ALFABETI


Rrustem Geci – poezi promemoriale


Në 1 qind vjetorin e Kongresit të Manastirit


Larg tregut të imazheve

lexoj kaluarën time

13 mijë vjet pellazgji

dhe 3 mijë vjet i l i r i

atë orë të historisë

Kongresit Abesë

gjuhën shqipe e bëmë

me shkronja moderne

Shkronjat e Alfabetit

ishin kthesë e madhe

për të gjithë shqiptarët

që bukës i thonë bukë

Ajo ditë e Manastirit

ishte një fillim i bukur

13 mijë vjet pellazgji

1 miliard vjet Shqipëri

Rrustem Geci - Dortmund



SHKËLQIME TË POEZISË SONË

Tage: RRUSTEM GECI




<< E Para  < Me pare | Faqe:  2 | 3 | 4 | 5 | 6 | Me pas >  E fundit >>