|
Duke pare 37 - 45 nga 126 Bloge.
| Faqe:
|
|
5 |
|
|
nga besa-bese prej Sat Nov 24, 2007 5:03 pm
SA TË DUA KOSOVË Sa të dua Kosovë edhe pse na ndanë kjo largësi sikur të bëhesha Shqiponjë në çerdhe tjetër s´ishahy. Je për mua vend i dashur tjetër në botë nuk kam pëlqyar nën një shkurre,isha përplasur shpirtin tim për të ushqyar. Foleja ime,larg mendje mos me qit ne çerdhen tënde,mungon zogu yt Nuk të harroi,po të përbehem më ndriço shtegun,që të mund të kthehem.
Tage: SHABAN CAKOLLI
|
|
poezi
Shkruar me 10/13/2008 06:09:40
|
(Cikël poetik)
DARDANË Diteve me diell Neteve me hene nga nje lot ne bebez Per mallin tend.
Per ujin e gurrave te Dardanes me te embel se gjiri i nenes.
Te dua Toke Dardane Ç´me vyan jeta pa pranine tende? Prane teje te prehem nder varre me mbane shpresa Per Ringjalleje.
MESAZH Pini ujë të freskët në krojet e Lirisë Asnjëherë moslini pas dore Vitete Rinisë.
Mos lakmoni dyer te fatit Metropoleve të mëdha Ato për ne nuk janë fate po sjellin hata!
SA TË DUA KOSOVË
Sa të dua Kosovë edhe pse na ndanë kjo largësi sikur të bëhesha Shqiponjë në çerdhe tjetër s´isha hy.
Je për mua vend i dashur tjetër në botë nuk kam pëlqyar nën një shkurre,isha përplasur shpirtin tim për të ushqyar.
Foleja ime,larg mendje mos me qit ne çerdhen tënde,mungon zogu yt Nuk të harroi,po të përbehem më ndriço shtegun,që të mund të kthehem.
DALLGËT
Duke u përplasur nëpër dallgë dallgët më hodhën shumë larg tani lëngoj e bredh askush pranë s´më merr mbrëmje dhe mëngjez rrugëtoi pa adresë me mall ndejash shqiptarësh rroj me itakën e fjalës.
PORTË E LARTË
Në pamje dukesh mis Në brendi ke strofuj gjarpërinjsh Të pa kulmëve ju bënë strehë përditë ngapak i bre Më kot u jep bukë dhe ujë si duhen më askuj!
Athua:Çka fituam vallë? Ikëm nga vdekjet hymë në varr të gjallë!....
romansierit francez Jean Marie Gustav Le
 Foto:Jean Marie Gustav Le Clezio, fitues i çmimit Nobel për Letërsi 2008 Stokholm (Suedi),tetor 2008-Romansieri nga Franca, Jean Marie Gustav Le Clezio, e ka fituar çmimin “Nobel për letërsi” këtë vit. Akademia suedeze e ka bërë të ditur këtë njoftim. Romansieri Jean Marie Gustav Le Clezio, e ka marrë këtë çmim me motivacion për romanet e tij aventuristike, esetë dhe literaturën për fëmijë. Këtë çmim prej 1.4 milionë dollarësh e merrë një shkrimtar nga Franca,pas dhjetëra vitesh.
|
|
POEZIA
Shkruar me 10/08/2008 14:56:37
|
MË DUKET UNË JAM TI Hoxha takohet Me njërin sy më sy Nga kapela ti më dukesh jam unë Sa keq jam ngatërruar o dreq o punë. HALIL XANI
|
|
NGA JAM
Shkruar me 10/05/2008 11:37:46
|
NJË POEZI VLERE ME POROSI PËR ÇDO SHQIPTAR"NGA JAM" E POETES ALMA PAPAMIHALI.
Alma Papamihali Nga jam... Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë, I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë, I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur, Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur, Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur, Nga je o i huaj, pas malesh marrosur... Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar, Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar, Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë, Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë... Jam nga atje larg, nga det i kulluar, Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar, Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë, Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!
Tage: ALMA PAPAMIHALI
KULTURA SHQIPTARE DHE BASTARDUESIT E SAJ Shkruan:Shaban Cakolli
Shundi,kiçi,pseudovlera në artin tonë është në atë masë që kalon çdo kufi.Ajo pseudovlerë ka futur rrënjë në shumë lëmi të artit,në letërsi,shtyp,por veçmas në kulturën muzikore. --------------------------------------------------------------------------- --------------------------------------------------------------------------- ----------------------------------
Populli shqiptar,si një popull i lashtë i e i shumëvuajtur është dashur të rrijë i zgjuar,sepse ka qenë i tëri i rrethuar me armiq kalimtarë,që në çdo çast donin ta gllabëronin,tía sshpërfillnin traditë e kulturë dhe me anë të këtyre shpërfilljeve të dëpërtonin në jetën tonë,që më pas të na i impononin doket dhe zakonet e tyre joshqiptare.Nëpër ato momente mjaft të vështira,populli ynë asnjëherë nuk iu nënshtrua pushtuesve,kurrë nuk pushuan rrëpatjet për të u çliruar dhe ia doli me sukses të ruaj traditë e kulturë,të cilat shumë popuj nuk arritën ti ruajnë dhe u shuan në tërësi.Studiues të ndryshëm të botës kanë bërë stërvitje të shumta për të njohur kulturën tonë,disa nga ndjenjat miqësore hulumtuan drejt çështjen dhe kulturën tonë,siç ishte gruaja angleze Edit Durham,e cila pati shkruaraq shumë për kulturën tonë të begatshme,vetitë e mira të karakterit e traditës sonë shqiptare.Vallë,a nuk është kjo diçka për të u mburrur?Po,dhe mburrje më të madhe nuk ka,por a do të guxojmë që gjitha këto të mira të i lëmë nën hijen e kohës,duke i konsideruar ato si gjëra të vjetruara kinse nuk i përshtaten jetës së sotme moderne?!Themi jo,por fatkeqësisht po ndodh që këto tradita të çmuara po shkojnë një rruge të huajësimit!!!Më e keqja është që neato po i tëhuajësojmë vet,dhe ato përmes vet punës tonë të artit.Vërtetë arti është mjet lidhës,që lidh njerëzit profesionist,talentët me talentë,përmes të cilit mund të tregojmë të bukurën,për të treguar mençurinë tonë të kulturës,duke e civilizuar atë e duke ngritur lart civilizimin tonë me botën.Se arti është urë që lidh kulturat ndërmjet popujve të ndryshëm,kjo është e vërtetë,por kulturën tonë më të begatshme nuk mund të e civilizojmë duke i shtuar asaj elemente të huaja.Vërtetë në art nuk dihet çka mund të sjell e ardhmja dhe ne bekojmë të na sjell art të ndritshëm e të mirëfilltë,por rruga që ka zënë sot arti ynë është jashtë binaresh dhe të lë të brengosesh.Shundi,kiçi,pseudovlera në artin tonë është në atë masë që kalon çdo kufi.Ajo pseudovlerë ka futur rrënjë në shumë lëmi të artit,letërsi,gazeta,por më së shumëti në kulturën muzikore.Sot flitet për poet të moderuar që vërtetë janë të rrallë,por është mbushur fusha me tëashtuquajturit modernistë,që nuk i kuptojnë vargjet që i kanë shkruar vetë,e të mos flasim si mund të i kuptojnë të tjerët.Për të mos u futur në analiza të thella në çdo lëmi të pseudovlerës,bëjmë sot fjalë pak për muzikën.Dikush mund të pyes:Përse për muzikën?Sepse bota që sot po na rrethon është mbushur përplotë këngëtarë,të gjithë këndojnë,të gjithë bëjnë estrada,grupe muzikore,pop grupe,hit grupe,SHKA.........E keqja nuk është pse këndojmë,por një e keqe që na dëmton rëndë po na vjen pikërisht nga këto turma këngëtarësh.Ata kulturën tonë e kanë mbushur fund e krye vlera të dyshimta.Në këtë fushë janë mbledhur njerëz të pandërgjegjshëm,ata adaptojnë këngën tonë me tekst banal,me melodi të huaj,orkestrim tejet amatoresk,qesharak dhe për qudi kanë guxim të dalin para auditorit me kokën lart se kinse kanë krijuar vlera artistike,vlera këto që janë stërvjedhur,e janë mbushur me elemente të huaja turke,serbo-sllave,çergare që të shtojnë neverinë.Edhe në veshje e sjellje kanë kopjime të elementeve të huaja.E keqja më e madhe është se ata mbijetojnë duke mashtruar masën,duke tjetërsuar shpirtin e njerëzve të rëndomtë,duke ia zhveshur gjepat,duke ia imponuar kulturat e huaja.Pse ne heshtim dhe e lëmë të kalojë kjo dukuri negative në heshtje?!Nuk ka popull në botë që rri indiferent në këso rrethanash.Te ne etëra kjo po kalon pa pengesa,sepse rininë tonë e ka kapluar një realitet i zymtë.Pasojat që ua solli lufta e pushtuesit,e kanë lënë rininë tonë në lloz,ka mbetur e luhatshme dhe nuk di nga të orientohet.Megjithatë ata duan të e gjejnë vetën dikund,me që as vet ende nuk e kanë të qartë çka duhet të jenë dhe ku duhet të jenë.Në mesin e rrugëve që nuk kanë zgjidhje,ata mund të futen edhe kafeneve,ku muzika antivlerë të bënë të shurdhër,muzikë e cila bënë krim mbi kulturën tonë kombëtare për pak paga,e për të përballuar këtë patjetër duhesh të joshesh me ndonjë pije të fortë,e cila të trullos e të nxitë të i thuash vetës:Ja edhe unë jam diku,ku dëgjohet muzikë shqip!!!Paramendo edhe ajo muzikë që u ngjanë krrokatjeve të korbave duhet të thirret muzikë shqipe!Një e keqe e madhe është se të rinjët kanë prirje të adaptohen më shpejt dhe më lehtë ndaj asaj që është e dëmshme,dhe pak ngapak ajo vjen duke shtënë rrënjë në kokë e deri thell në zemër.Asimilimi vjen qetë dhe padiktueshëm,por dalngadalë e bënë të vetën.Kësaj dukurie të shëmtuar është dashur tën ia ndalim hovin,për hirrë të shpëtimit të rinisë tonë nga ky infektim.Po,dhe sot %shtë në dorën tonë të e zhbëjmë,sa nuk është bërë vonë.Kjo bëhet edhe pse jo lehtë,sepse ka futur rrënjë!Si mund të ndalet ky hov qoroditës?Ja se si:Të mos e mbështesim asesi këtë çoroditje!Asnjë art nuk mund të krijohet pa mbështetje kombëtare.Bizneso-patriotizmi i cili ka ndërtuar binarët e palogjikshëm vjen nga njerëz të pandërgjegjshëm që nuk qajnë kokën për kulturë kombëtare,por synojnë biznes me krrokatje dhe ulurima,kurse ne na lënë të varfur në kulturën tonë kombëtare dhe pagat e djersës të hargjuara për antivlerë!Pse po i japim krah vetë me paratë tona të djersës të blejmë vlera të kulturës të huaj,dhe po ndihmojmë të zbehim kulturën tonë të mirëfilltë kombëtare?!Është mbushur pseudovlera në çdo shtëpi,në televizionin tonë kombëtar,shtëpi kulture,,kaseta e dasma!Kështu kemi humbur orientimin,nuk dijmë më të zgjedhim dhe as të dallojmë cila është kultura jonë!Çka na duhen neve shqiptarëve shundi ekiçi,që nuk paraqesin asgjë tjetër,pos disa jovlerave të kopjuara të përziera me elemente sllave?Ato i pëlqejnë vetëm ata që nuk kanë nivel të duhur të kulturës kombëtare.A jemi vërtetë ne shqiptarët në atë nivel?Asesi,përkundrazi ne kemishumë njerëz të aftësuar të artit të mirëfilltë.Është dobësi e institucioneve tona që nuk i tubojnë artistët e mirëfilltë,aq sa edhe ështëdetyrë e shoqërisë sonë të luftojnë bastardimin ekulturës sonë kombëtare.Të hedhim dhe të mos përfillim tregun e komercializmit që për të u pasuruar i ofrojnë tregut vlera edhe serbo-sllave në emër të kulturës tonë.Ti kthehemi kulturës institucionale,atëhere tregtarët detyrohen të na ofrojnë vlera të mirëfillta të kulturës sonë kombëtare të të gjitha sferave të artit.
Ferdinand Laholli u lind më 16 qershor 1960 në Gradishtën moçalore, ku familja me prejardhje nga Vidohova e Korçës, si pasojë e emigrimit të atit të në Amerikë, qe dërguar të përjetonte ferrin e regjimit enverhoxhian. Më pas familja Laholli dërgohet në kampin e internimit Savër, ku për tridhjetë vite vuajti mohimin total të sistemit monist. Shkollimin tetëvjeçar e mbaroi në Savër më 1974, ndërsa vijimi i gjimnazit përbënte herezi. Pas tetë vitesh i u lejua të frekuentojë mbrëmjeve shkollën e mesme, të cilën e mbaroi në vitin 1987. Vjershën e parë e shkroi kur ishte 13-të vjeç, gëzimin e botimit të parë e shijoi kur ishte 14-të vjeç, 15-të vjeçar dërgon për botim dorëshkrimin e librit të tij të parë, porse botimin e librit të parë në Shqipëri e përjetoi vetëm pas rënies së diktaturës. Më 1990 emigron në Gjermani e sot është autor i një sërë librash. Poezitë e tij janë përkthyer e botuar në gjuhën gjermane, italiane, angleze, suedeze, turke e së fundi edhe hollandisht. Është bashkautor i 20-të antologjive në gjuhë të ndryshme e ndërkohë merret edhe me përkthime letrare nga gjermanishtja në shqip. »
"Në ishullin e vetmisë/Auf der Insel der Einsamkeit" - Tiranë/Albanien, 1993
"Te kjo vajzë e përgjakur/An diesem blutüberströmten Mädchen" - Tiranë/Albanien, 1994
"Libri i dëshirave" (Buch der Wünsche) - Tiranë/Albanien, 1994
"Frei sein/Të jesh i lirë" - (Übersetzung ins Albanische), Tiranë/Albanien, 1994
"Suicidio delle foglie" - Frosinone/Italien, 1995
"Shtrigani i ëndrrës" (Ein Hexenmeister in meinem Schlaf) - Tiranë/Albanien, 1996
"Urrejtja nuk është dashuria ime" (Der Hass ist nicht meine Liebe) - Prishtinë/Kosova, 1997
"Zgjohu Kosova ime/Erwache mein Kosova" - (Übersetzung aus dem Albanischen), Hannover/Deutschland, 1998
"Paolo" - Tiranë/Albanien, 1999
"Në Bykeburg bie shi/Es regnet in Bückeburg" - Tiranë/Albanien, 2000
"Nëse patjetër të duhet e vërteta/Wenn du wirklich die Wahrheit brauchst" - (Übersetzung aus dem Albanischen), Tiranë/Albanien, 2000
"Një lloj drite tjetër/Ein anderer Lichtschein" - (Übersetzung aus dem Albanischen), Trelleborg/Schweden, 2001
"Antologjie poezisë shqipe/Anthologie der modernen albanischen Lyrik" - Holzminden/Deutschland, 2003
"Kuartet poetik/Ein dichterisches Quartett" - (Übersetzung aus dem Albanischen ins Deutsche und aus dem Deutschen ins Albanische), Prishtinë/Kosova, 2004
"Përtej armiqësisë/Jenseits der Feindschaft" - (Übersetzung aus dem Albanischen), Prishtinë/Kosova, 2004
"Linda" - Prishtinë/Holzminden, 2005
"Vështrim nga dritarja e hapur/Blick durchs geöffnete Fenster" - Prishtinë 2005
"Kur ikën ti" (Immer wenn du gehst) - Prishtinë/Hannover, 2006
"Die Macht der Dichter / Pushteti i poetëve" - Prishtinë/Hannover 2007. Band 1 der zweisprachigen Anthologie der deutschen Lyrik / Vëllimi i parë i antologjisë dygjuhëshe të poezisë gjermane.
"Lebenszeichen/Shenja jete" Prishtinë/Hannover 2008.
KAJË MOJ ÇIKË MORI NAXHI
Kajë moj çikë, mori Naxhi, Po t’ çojmë nuse nër tupanxhi! Kajë moj çikë, shaminë me lula – Vjehrri yt, po marojke surlja !
Kajë moj çikë, me krye n’ prezore – Vjehrra jote, ish defatore ! Kajë moj çikë, në skaj t’ shamisë – Je kunata e surljaxhisë !
Kajë moj çikë, në këmishë t’ najllanit - Burri yt, po i bien tupanit, Nëpër xhade të Gjilanit, Për iftare të Ramazanit.
Se kur t’ shkojnë me e falë Bajramin – N’ derë t’ xhamisë e qet tupanin ! Krejt xhemati i qesin pare - Kurrë nuk t’ le , ty, pa idare!
Kajë moj çikë, kajë e kup, Mos kujto qi janë magjup! S’ janë magjup, por janë mefterë- Krejt Gjilanin e çojnë n’ poterë!
Kush ta bajnë ndo ‘i djalë synet – Burrin tand vjen e ta thërret! N’ kamiona, e në traktora – Bien tupani e ngrihet hora !
Se kur t’ bien n’ tupan guxhumi – Krejt qyteti çohen prej gjumi! Po bien t’ vjetrit “Shahadet” – A u ba luftë, a u ba tërmet?!
-Nuk asht luftë, nuk asht tërmet, Po e kanë ba nji djalë synet! E kish nana , djalë hasret, Para tij, i kish edhe tetë!
Ky synet asht krejt “normal” – Vishet djali, si “gjeneral”! N’ ballë i shkruen “Mashallah”, Poshtë i shkruen “Bismilah”!
Bien tupani – hallakamë, Kcejnë dasmorët pordhë e piskamë! Dridhet toka e dridhet sheshi – N’ tana anët përzihet leshi!
Krejt magjupëve ju daltë i thati – Qysh na e morën der këtë zanati?! Krejt magjupët e marrshin zhugën – Na e kanë marrë prej gojës bukën?!
Tash po rrnojmë për “Mashallah”- Guxhum n’ dorë – tupanin n’ krah ! Guxhum n’ dorë e surlen n’ gojë – Për me u ra , kem ba përvojë !
Me tupan, n’ veshje kombëtare – Me guxhum , po marrim pare! N’ guxhum t’ tupanit e n’ pip të surles- Bajmë gjymysh për nji “Premje t’ Lëkurës!?”
Demir KRASNIQI
SHkruan:Shaban Cakolli
Ne nje emision televiziv ne Tv KLAN, kryeministri i Shqiperise Berisha eshte shprehur se shqiptaret nuk duan te bashkohen ne nje shtet te vetem Sipas tij : Deshira per bashkim ka marre pergjigje negative ne Kosove, ashtu sic nuk ka marre pergjigje pozitive ne Shqiperi. Sipas Berishes, kosovaret luftuan per pavarsi dhe jo per bashkim. Ndersa shqiptaret e Shqiperise nuk kane shprehur ne menyre te organizuar deshiren per bashkim. Berisha u shpreh se qysh ne vitin 1992, politikanet e Kosoves kishin kerkuar vetem pavarsi per Kosoven dhe jo bashkim me Shqiperine. Ne favor te argumentit te tij, Berisha tha se partite politike qe kane kerkuar bashkimin nuk kane marre me shume se 100 vota. Por Berisha vleresoi aktin e pavarsise se Kosoves si nje ngjarje historike. Deklarimi i Berishes lidhur me mosddeshiren e shqiptareve per bashkim vjen disa dite pas deklarimit te Tadic mbi ndarjen e Kosoves.
NUK DON PRIKE SHQIPËRINË MIKE!
Sllavët edhe ditën të bëjnë politikë uzurpuese!Ata i joshën disa shqiptarë të zgjedhur sipas tyre që do të kishin ndikim në politikën shqiptare,duke iu dhënë bijat e tyre dhe duke i bërë dhënduer,që pastaj bijat sllave të kenë ndikim në çështjen shqiptare.Dhe më kot hedh fjalë madhore kombëtare lideri i mjerë shqiptarë,kur në mbrëmje duhet të i përulet në gjunjë bijës sllave dhe të i lutet ashtu sikur një besimtar i devotshëm kur me tërë qenien e tij i lutet të madhit zot,dhe si shpërblesë të lutjeve merr nga sllavja përgjigjejen:O me ne,o me ata?!Kësaj i thonë:Nuk do prike,Shqipërinë mike.
Z.kryeministër Berisha, Ndoshta ju partitë politike nuk doni bashkimin,por populli shqiptarë është ai që don të bashkohet dhe as partitë tuaja politike në Shqipëri dhe as ato në Kosovë nuk keni të drejtë të shkelni vullnetin e popullit.Ju liderët që erdhët në pushtet nga të dy anët shqiptare,në kolltuqet e buta ju solli ky popull.Ju solli në ulëset e buta,sepse aty duhej të vinte dikush,dhe ju ishit ata që më së miri dinit të u jepnit estetikë premtimeve boshe,dhe ndoshta mund të ua zgjatni jetën ulëseve tuaja të buta edhe ndonjë kohë me premtime të tilla,por jo gjithnjë.Populli do bashkimin sepse për te është sakrifikuar me shekuj dhe pa këtë bashkim nuk do të kenë zgjidhje të çështjes shqiptare.Ju thonit se kosovarët luftuan për pavarësi dhe jo për bashkim!Nuk më kujtohet z.kryeministër vitin 1912 disa atdhetarë shqiptarë nga Kosova kur i kthyan tytën sllavit,ishin përcaktuar ata për bashkimin kombëtar,apo për Federatën Jugosllave?Nuk më kujtohet z.Kryeministër,kur me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ,kur erdhi i madhi Isa Boletini dhe u ul në gjunjë dhe puthi flamurin kombëtar,çka i tha Ismail Qemajlit?Ndoshta ju këtë e dini më mirë,por çështja e bashkimit shqiptar ishte dëshirë shekujsh jo e vitit 1992,vit për të cilin po flisni ju.Z.kryeministër Berisha,shqiptarët e Kosovës fillimisht u desh të bëjnë luftën të dilnin nga thundra e pushtuesit dhe pastaj do të duhej të vazhdonte beteja për bashkimin kombëtar,natyrisht as kjo nuk mund të arrihet pa sakrifica të cilave po i druheni ju dhe disa lider nga dyja anët.Është koha e bashkimit të popujve të një gjaku z.kryeministër,këtë e bëri fillimisht Gjermania,nuk e bëri as ajo pa sakrifica,këtë rrugë po e ndjekin gjitha kombet e ndara,por të shqiptarëve po e ngadalsoni ju liderët në krye.Një gjë ju besoj z.kryeministër,ju partitë politike nuk po mund të merrni as ndonjë vendim qoftë për një ndërtim urban,e mos të flasim për bashkim kombëtar.Bashkimi kombëtar nuk arrihet me rrahje e fyerje në parlament,as me fjalomadhi,sepse atdhedashuria nuk matet me hektar por me zemër dhe vepër.Deklarimi i juaj negativ rreth bashkimit kombëtar vjen në kohën e deklarimit të Tadiqit për ndarjen e Kosovës!Qudi z.kryeministër,derisa Serbia nuk le gur pa lëvizur për të uzurpuar të huajën,ne nuk hedhim asnjë hap për të mbrojtur tonën.Ju z.kryeministër pa shqiptarët e bashkuar do të jeni një popull i vogël,pa peshë në vendimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare,i ndikuar nga të tjerët................ Një gjë mund të e them lirisht,shkelja e vullnetit të popullit mund të ngadalsoi për disa kohë zgjidhjen eçështjes shqiptare,por populli do të merr pezm dhe nga ky pezm ata që shkelin vullnetin e popullit do të paguajn haraqet,kurse bashkimi kombëtar do të bëhet patjetër.Shqiptarët kanë njerëz të cilët mund të bëjnë bashkimin,ata me veprat e tyre u dëshmuan jo vetëm në trojet shqiptare,por veprat e tyre i njeh bota.Nëse pyetni:Përse nuk duken?Ja përse,sepse premtimet e juaja boshe ua kanë nxënë dritën dhe frymën,ata do të i ndriqoi vet koha,por bashkimin kombëtar do të e bëjnë realitet.
| Faqe:
|
|
5 |
|
|
|