Ademi
PROFILI   GALERI   BLOGE   GUESTBOOK   MIQTE   FAVORITET   VIDEO   HOME  
 



Duke pare 21 - 30 nga 62 Komente


<< E Para  < Me pare | Faqe:  1 | 2 | 3 | 4 | 5 | Me pas >  E fundit >>

09/13/2008 04:56:51

pershendetje Xhaxhi Ademi si je mire te uroj nje fundjave te bukur



09/07/2008 14:50:00

mbase e keni dhe nga koha zoteri sepse kjo vap e tmreshme na ben ne
keq e jo me juve,gjithsesi uroj me shpirt te beheni mire.se ju kemi
xhaxhain tone tamam si kryeplakun e faqeve.e me ju krenohemi,kalofsh
mire,naten e mire



09/07/2008 01:40:06

Integrim

Fenomeni i parë:
këpucët e tua
kanë emigruar nga fshati.
Fenomeni i dytë:
Bukur!
Vetëm njëra këpucë
shuan etjen me baltë.

Trapiant

Me duar borxh
më dhurove një trëndafil
aromën e këndshme e ndiej
me një hundë të marrë hua.
Nëse vazhdojmë kështu
unë me një zemër të re
më s’do të të dua.

Djalli

Të kujtohet, engjëlli im?!
Ta kërkova hënën
atë ditë kur portreti yt
ndriçohej nga dy brirë
nxihej nga dy krahë.
Faleminderit,
por nuk doja
të ma vendosje nën jastëk
të vrarë...

Macja

Nëse do të isha mace
nuk do të lodhesha
as në shtatë jetë të të doja.
Para oxhakut të shtëpisë
do të merrte flakë ndjenja
dhe gëzofi im i ri
nuk do të ishte më gri dimri.
Ndërsa kështu si jam
s’kam as kthetra për të të çjerrë.

Si buka

Sot kam dëshirë
ta thërrmoj hënën si bukë
mbi pecetën me kuadrata blu.
Nuk do ta ha sepse
nuk kam uri kur mendoj për ty.
Por edhe sikur të kisha
nuk do të lija në errësirë
rrugën për tek unë
nuk do ta gjeje.

Heshtja

Heshtja është si shiu
mund të pikojë,
por të të bëjë edhe qull.
Heshtja është si puthjet
ndizet dhe shuhet në dy gojë.
Heshtja është e tejdukshme
futet në bufenë e enëve
apo edhe në shtrat
që të nesërmen të hajë
dhe të flejë prapë.

Bukuria nuk është demokratike

Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse ma plaçkitin zemrën dy herë.
Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse janë të armatosur keq.
Mund të të tundojnë të bësh një krim
krimin e të dashuruarit një të bukur.
Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse bukuria nuk është demokratike.
Do të më duhet të jetoj në një dritë-hije
ku hija është për aftësinë time
dhe drita për bukurinë e tij.

E vërteta

 

E vërteta, kafshimi i lakuriqit të natës në qafën e
lepurit të shurdhuar
që kërkon të arratisë shpirtin e tij nga trupi i tij
dhe të strehoetbrënda trupit të një tigri.
E vërteta,dëshira për tu larë në liqenin e acartë të marrëzisë
i mbështjellë nga një tis guximi
që shdrin si një xixëllonjë xanxare
e cila tallet me errësirën e natës.
Instikti për të zgjatur duart afër jetës dhe
Të përpiqesh që ta kapësh edhe pse është tepër e shpejtë

Vemja bëhet flutur

Me stilolaps, përpjekje të vihet rregull në orgji fjalësh,
Që mbrëmjeve bëjnë zhurmë:
një lumë plot llumë, që lë pa gjumë gjithë vendin.
...po fundja më mirë një kafe me llumë,
sesa të jesh një mumje çdo natë:
çdo ditë vdes e rilind prapë.


***

Kur zbres tek vetja
në një errësirë pa anjë fjollë dritë,
e urrej atë ditë kur s‘kisha vetmi.
Buzët i kisha të thara nga etja.
Atë lloj jete mund ta shpëtonte veç vdekja.
Në këtë qilar ku jam,
pranë kam përjetësinë.
Ç‘më duhet tjetër veç një gotë vere,
(më mirë qershori, korriku apo gushti)
të dehem nga nxehtësia që buron nga unë.

***

Vijnë retë nga Troja
dhe vrasin diellin Polifem.
“Mirë ia bëjnë” – thotë një zog –
“Ai vrau Aurorën bijën e tij.”
Dhe me sytë plot më lot,
vajtojnë atë mëngjes,
pikturojnë me sqep,
trishtim të epërm.
Asjnë nuk sqaqet nga to,
vetëm lavdërojnë penelatat.

***

dhe siç thoshte i pabesi:
“ zoti është DJ “,
dhe unë do të shtoja se natyra është mixer
(po në këtë gjullurdi,
ne kush jemi?!-s‘thoshte një kalimtar).
A duhet ta falenderoj nënën natyrë
për këtë fytyrë?



09/06/2008 16:51:30

mirmbrema zoti adem si jeni ju??si po ja kaloni?uroj qe te jeni mir
me shendet gje qe esht me e rencishmja...ju uroj nje nate te qete.naten
e mire.



09/05/2008 05:29:01

o XHAXHI ADEM do na rregullosh naj goc apo jo :P



09/02/2008 06:00:34

O xhaxhi adem ku je mer se ke hum fare?ca bone ti daku ndonji tre nga ty?Dhe mos i  ngacmo kto gocat se ske mosh mo xhaxhi na i ler ne:P



09/01/2008 07:10:21

Pershendetje xhaxhi Ademi.Krejt rastesisht hyra ne faqen tuaj,dhe me besoni qe eshte nje privilegj per mua tju shkruaj juve.
Doja tju falenderoja per kohen qe harxhoni me rinine shqiptare.


Jeni vertet shume i mire.


ju uroj gjithe te mirat dhe kalofshi dite te lumtura me familjen dhe miqte tuaj.


Faleminderit qe me kushtuat dhe mua pak caste nga koha juaj e lire.
Pershendetjet me te sinqerta nga "Elegantja
"



08/31/2008 08:52:29

flm  per fjalet e bukura qe me shkruani, jeni shume i mire, ju uroj shendet dhe lumturi dhe paqe.



08/31/2008 08:28:57

SA  IRI  QE  QENKE



08/30/2008 12:11:20

Dikujt i pelqyen syte e mi....


duart e mija nje tjetre pelqyer...


"oh god...cfare gjuhe qe ke...lepime perseri..."


me thoshte nje flokezeze tashme bjonde ngjyer...


 


Dikush..dikur..diku... me mishin tim


darka epshesh ne ekstaza shijoi...


banketesh te huaj vazhdimisht ne gatim


trupi im zotin e vet harroi....


 


Sa goje kane lene ketu frymen e tyre...


sa dhembe kafshimet kane harruar ne keta krahe...


sa buze pikuan puthje...perdellime...


e keshtu me rradhe...blah..blah...blah...


 


Gjoksi im sa here u be jastek...


per koka te bukura dhe gjinj te djersitur


pelegrinet ikin vijne ne Penisland....


here me kenge...here mermeritur....



te pershendes me keto poezi, mbase nuk eshte ne stilin tuaj por mendoj se edhe ju kur keni qene i ri i keni hasur keto gjera te bukura te jetes. 




<< E Para  < Me pare | Faqe:  1 | 2 | 3 | 4 | 5 | Me pas >  E fundit >>