Si buka Sot kam dëshirë ta thërrmoj hënën si bukë mbi pecetën me kuadrata blu. Nuk do ta ha sepse nuk kam uri kur mendoj për ty. Por edhe sikur të kisha nuk do të lija në errësirë rrugën për tek unë nuk do ta gjeje.
prsh erion faleminderit qe me ke shruajtur kjo do te thote qe nuk me ke harruar ne fakt une nuk kam hyre fare ketu se kam qene shume e ngarkuar me pune klm ciao
gjesi freksia e oqeanit................si me dukesh sot ame je ne forme??// apo thuaj gjithmone kam qene ne forme une???? shaka lal se ti ne forme me je dukur gjithmone te pakten kete pershtypje me jep faqja jote.... cme thua ndonje te re apo te rejat vijne me bluetooth, hahahahah shaka serisht, se di pse por ti me jep frymezim per shaka... njs te kam shume xhan dhe te uroj nje fundjave te kendshme thuppppppppppppp laura.
hej prsh, kohet e fundit kam filluar ti fshi sepse tani e mbrapa dua te mbaj me te bukurat si komente, mbase dhe ke te drejte po e kisha shume full,hehe fillove me verejtje tani e po ma terheq pak veshin dhe mua me dogji paksa, shakaaaaa, ok sot te uroj nje fundjave te kendhme dhe sa me te bukur mik, klm
Integrim
Fenomeni i parë: këpucët e tua kanë emigruar nga fshati. Fenomeni i dytë: Bukur! Vetëm njëra këpucë shuan etjen me baltë.
Trapiant
Me duar borxh më dhurove një trëndafil aromën e këndshme e ndiej me një hundë të marrë hua. Nëse vazhdojmë kështu unë me një zemër të re më s’do të të dua.
Djalli
Të kujtohet, engjëlli im?! Ta kërkova hënën atë ditë kur portreti yt ndriçohej nga dy brirë nxihej nga dy krahë. Faleminderit, por nuk doja të ma vendosje nën jastëk të vrarë...
Macja
Nëse do të isha mace nuk do të lodhesha as në shtatë jetë të të doja. Para oxhakut të shtëpisë do të merrte flakë ndjenja dhe gëzofi im i ri nuk do të ishte më gri dimri. Ndërsa kështu si jam s’kam as kthetra për të të çjerrë.
Si buka
Sot kam dëshirë ta thërrmoj hënën si bukë mbi pecetën me kuadrata blu. Nuk do ta ha sepse nuk kam uri kur mendoj për ty. Por edhe sikur të kisha nuk do të lija në errësirë rrugën për tek unë nuk do ta gjeje.
Heshtja
Heshtja është si shiu mund të pikojë, por të të bëjë edhe qull. Heshtja është si puthjet ndizet dhe shuhet në dy gojë. Heshtja është e tejdukshme futet në bufenë e enëve apo edhe në shtrat që të nesërmen të hajë dhe të flejë prapë.
Bukuria nuk është demokratike
Unë kam frikë nga njerëzit e bukur sepse ma plaçkitin zemrën dy herë. Unë kam frikë nga njerëzit e bukur sepse janë të armatosur keq. Mund të të tundojnë të bësh një krim krimin e të dashuruarit një të bukur. Unë kam frikë nga njerëzit e bukur sepse bukuria nuk është demokratike. Do të më duhet të jetoj në një dritë-hije ku hija është për aftësinë time dhe drita për bukurinë e tij.
E vërteta
E vërteta, kafshimi i lakuriqit të natës në qafën e lepurit të shurdhuar që kërkon të arratisë shpirtin e tij nga trupi i tij dhe të strehoetbrënda trupit të një tigri. E vërteta,dëshira për tu larë në liqenin e acartë të marrëzisë i mbështjellë nga një tis guximi që shdrin si një xixëllonjë xanxare e cila tallet me errësirën e natës. Instikti për të zgjatur duart afër jetës dhe Të përpiqesh që ta kapësh edhe pse është tepër e shpejtë
Vemja bëhet flutur
Me stilolaps, përpjekje të vihet rregull në orgji fjalësh, Që mbrëmjeve bëjnë zhurmë: një lumë plot llumë, që lë pa gjumë gjithë vendin. ...po fundja më mirë një kafe me llumë, sesa të jesh një mumje çdo natë: çdo ditë vdes e rilind prapë.
***
Kur zbres tek vetja në një errësirë pa anjë fjollë dritë, e urrej atë ditë kur s‘kisha vetmi. Buzët i kisha të thara nga etja. Atë lloj jete mund ta shpëtonte veç vdekja. Në këtë qilar ku jam, pranë kam përjetësinë. Ç‘më duhet tjetër veç një gotë vere, (më mirë qershori, korriku apo gushti) të dehem nga nxehtësia që buron nga unë.
***
Vijnë retë nga Troja dhe vrasin diellin Polifem. “Mirë ia bëjnë” – thotë një zog – “Ai vrau Aurorën bijën e tij.” Dhe me sytë plot më lot, vajtojnë atë mëngjes, pikturojnë me sqep, trishtim të epërm. Asjnë nuk sqaqet nga to, vetëm lavdërojnë penelatat.
***
dhe siç thoshte i pabesi: “ zoti është DJ “, dhe unë do të shtoja se natyra është mixer (po në këtë gjullurdi, ne kush jemi?!-s‘thoshte një kalimtar). A duhet ta falenderoj nënën natyrë për këtë fytyrë?
te pershendeta me keto fjale sepse here tjeter te mos me bertasesh. thupppppppppppppp.