bavarez
PROFILI   GALERI   BLOGE   GUESTBOOK   MIQTE   FAVORITET   VIDEO   HOME  
 



Duke pare 181 - 190 nga 282 Komente


<< E Para  < Me pare | Faqe:  17 | 18 | 19 | 20 | 21 | Me pas >  E fundit >>

09/20/2008 07:45:42

hi  bavarez ajo figura qe kam vene eshte shenja e nje firme rrobash qe mbajn shum te rinjte ketu dhe quhet volcom dhe eshte shum ne mod.nga ty ckemi ndonje gje?



09/20/2008 05:32:54

ckemi.si po ja kalon?filloi shkola tani dhe nuk kam dhe aq shume kohe te lire.nejse.klm.



09/19/2008 09:09:24

mire se erdhe te miqte e mi



09/19/2008 04:19:11

ckemi bavarezo
si po ia kalon ti lal mire?
puna ca thote.
meqe ra fjala ku je vetpunesuar ti?



09/18/2008 07:31:04

Hi bavareze,,me pelqeu qe te pashe por seshte e ndaluar qe te ikesh pa asnje fjale.Te puthhhhhh fort
Sa per foton ,isha esell se po te kisha pire do te kisha dale e gjitha



09/18/2008 06:10:24

Trishtim


Në qytet u ndezën dritat pafundësisht,
Dielli përcolli me radhë valët detare,
Shpirtrat endacakë i shkuan pas.
E në trotuar ngeli vetëm një shpirt.
Mbeti si adhurim i vetëm një petal.
Trëndafili shkërmoqej e binte sythi në zemër,
Ku trishtimi e shkelte me këmbë.
Errësira ngrinte,
Ndriçimi i llambës së jetës ish prishur,
S’binte më dritë në dhomat e qenies së tij.
Nën këmbë gjethet rënkonin
Për fundin e një pranvere
Thika e lotit petalor,
Ngulte majën e vdekjes
Nga errësira hiperbolë e një adhurimi,
Të pavlerë,
Në trotuar ngeli vetëm hija e shpirtit.


 


Monotonia


U këputën telat e kitarës
që kishte kohë që stononte
ra një copë hëne që prej sa
kohe kishte ngecur në rrjetën e yjeve
Sot qielli kishte veshur
rroba të zeza.


Simfoni e verbuar


Çarje trotuaresh
Dergjje asfalti
Partitura muzika
Melodia është ëndja
Rreshturazi teli copëtohet
Filli i lodhur i violinave të bordurave çngjyroset
Korbat hanë pendët e njëri-tjetrit
si pjatë suvenir luksi
Muzika e rrugës dëgjohet
Si simfoni e verbuar nga njolla
E alarmit të degjenerimit
Simfonia vazhdon
Verbimi me copa përceptimi i qëndron
Indiferente.


Kur koha s’ecën


Lodrimi me varëset e kohës
bëhej i parregulltë
argjendaria që i përbënte
ndryshkej nga uji i viteve
pllakoseshin orët në mure
minutat sillnin pafundësi.


Ditë egoizmi


Sot, gëzimi ma puthi zemrën
dredhia e çastit më fiksoi akuj në mendime
S’kisha nevojë për oborre të vjetra fjalësh
Sot jam vetëm unë me mjegullën time të bardhë.
Nuk të shoh dot as ty, as kërkënd.
Sot jam vetëm unë dhe vetja ime.


Stuhi loti


Papushim sytë u ndeshën në kthesa rutinore
yjet rënkonin përkëdhelje, ëndrrash
dhe zemra s’kish arritur ende në mëngjes,
dalëngadalë hëna kërkonte pyetje pambarim
për ligjërime fjalësh të ëmbla në natë
dëgjimi në errësirë i ndjenjave ish e kotë
frynte ngadalë në shpirt një stuhi e mbushur me lot.


 



09/18/2008 05:12:07

ej bavarez mire , c'kemi /
faqja shume e bukur , larmi ngjyrash dhe nderthurje e kendeshme  me gjigandin alians arena  ne mos gaboj.
Nuk e kam kuptuar akoma si nuk jam bere pjese e miqeve te tu une , shpresoj te ma shpjegosh ti hahaha.
Klm
Ciao.



09/17/2008 05:13:13

hej persh miku im, nga behesh dhe ti se dhe une kam humbur, por cte bejme se kemi shume lajme kohet e fundit, ty mire te kam??? apo si gjithmone. hajt klm dhe thup



09/16/2008 08:43:04

po mi zemer online jam.
ti si ia ke kaluar.
po shyqyr qe kemi pune se me xhepat bosh dhe pa pune ku do vemi.
te prsh dhe pac nje mbasdite te bukur,megjithese po bie shi.
po ca do besh tani mbasdite.ke ndonje plan te vecante?



09/16/2008 08:16:52


bavarez wrote:

ckemi ersa si je ti mire une nuk po te pyes ne u sherove apo jo se e shikoj qe edhe autombulanca paska ardhur me gjithe doktor siper,po te beri gje derman ky doktori apo kot si te tj edhe ky thuaj se qeka ne merak thote ky i shkreti doktor vdiq per leke ky moj me duket.


ti mire bere donje gje apo posht ures tani.
ika klm ciao

qe thua ti ky doktori ngaqe eshte shume i dashuruar me leket me ka lene ne kete gjendje ,,me dend me ilace qe mos te sherohem,,po te ngelem nje e dy per vizite tek ky,,,keshtu qe sa te kemi doktora si ky mos me pyet si jam ,,se skam sherim

une shpetova nuk jam poshte ure se momentin qe duhet te dilja nga shtepia mu kujtua nje fytyre qe i beja babit kur desha ndonje gje(sipas babit beja nje fytyre kulishi,,sipas meje nje fytyre pabukseje)...gjithsesi kjo fytyra funksionoje e jam me shtepi deri te premten

ti si je?uroje qe mire

ciao klm




<< E Para  < Me pare | Faqe:  17 | 18 | 19 | 20 | 21 | Me pas >  E fundit >>