Ademi
PROFILI   GALERI   BLOGE   GUESTBOOK   MIQTE   FAVORITET   VIDEO   HOME  
 


Duke pare 1 - 7 nga 7 Bloge.


Poezia, të mbjellë dashuri
Shkruar me 09/23/2008 10:41:59

POEZIA IME

 

Do të doja që poezia ime

e nxjerrë nga thellësitë,

të bëj rrugen e vetë trime

për të pushtuar lartësitë.

 

Si zogu të fluturojë e lirë

e me këngën e vetë në gojë,

askush në misionin e sajë të dlirë

të mos e ndryej, e as të ndalojë.

 

Mos të derdh helm e vrerë

por le të mbjellë dashuri,

ndryshe nuk do të kishte vlerë

dhe nuk do të sillte kënaqësi.

 

Le t’i këndojë të bukurës

kur nuk duket as në horizont,

me krahët e lehtë si të fluturës

le të shetis nëpër botë.

 

Të gjej shumë e shumë të mira

në vete kjo botë që ngërthen,

të iu këndojë fytyrave të dlira

por as të pistat, të qeta mos t’i len.

 

Me tërë forcën le të protestojë

atëherë kur duhet protestuar,

padrejtësitë pa mëshirë t’i luftojë

edhe vetë zoti, pot’i ketë shkaktuar.

 

Përndryshe ajo nuk do të ishte

e bekuara që duhet të jetë,

madhështinë që do të duhej të kishte

e ndryer, nuk do të mund të ketë.

Tage: Fluturo


RETROSPEKTIVA NOSTALGJIKE
Shkruar me 09/16/2008 11:54:29


RETROSPEKTIVË

 

Kur lartë mbi re fluturova

nuk kisha frikë e as stres

mu duk se shqipës ia kalova

e në tokë, kurrë më nuk zbres.


Bjeshkët më bëheshin livadhe,

lisat nuk më dukeshin si lisa,

poshtë nuk shihja asgjë të madhe

e besa as shqiptarë me plisa.

 

Atje kishte mirë të hahet e pihet,

për asgjë nuk më dhimbte koka,

poshtë lash ata që iu rrihet

e të tjerët mos t’i mbajë as toka.

 

Besa as gocat nuk më mungonin

ato gushëbardha si pëllumbesha,

në çdo kohë më shoqëronin

shtat’hedhura ishin, si princesha.

  

Mendova, këtu ku tash jam unë

askush nuk do të më arrij,

bota le të bëhet shkrumë

veç flaka tek unë mos të vij.

 

Unë, duhej përmbushur premtimet

ndaj edhe shpesh më duhej të  udhëtoj,

por edhe mua më nevoiten pushimet

gjithëmonë, unë nuk mund të punoj.

 

E për faturat kur të pasojnë

as që dua për për të ditur

plisbardhët për to le të punojnë

pse? nga unë çka kanë papritur?!

 

Një këthim prapa nuk imagjinohej

të vinte koha prap të zbrisja në tokë,

veç aeroplani uroja të mos rrëzohej

çmimin e gjithë kësaj të paguaja me kokë.

 

Por, koha nisi të ndërronte

mbi kokë qielli më nxihej,

për dreq, askush nuk më tregonte

se lartë tokës gjithëmonë nuk rrihej.

 

Tash po iu bindem fjalëve të urta

se “kungulli gjithë mbi ujë nuk shkon”

gjithëmonë në lartësi jeta nuk po u bëka

“rënia nga lartë, shumë më tepër dëmton”.

Tage: Baticë-zbatica


POPULLIT QË MË LINDI
Shkruar me 08/15/2008 12:53:02

NDARJE QË SHËMTON 

Diçka  e trishtë shpirtin më trazon,

si ëndërr e keqe më sillet nëpër kokë,

forcërisht  në gjoks më shtërngogn

e fytyren më lanë në lotë.

 

Më vranë, më dogjen, më sakatuan...

kushdo që zgjohej më i pari,

si bishat pamëshirëshëm më coptuan

vetëm pse kisha mish e gjak shqiptari.

 

Më kisihin larguar nga logu i kuvendit

e për  mua, së prapmi pa mua flitej,

më bënë  tabu të kohës dhe vendit

e flamurin më ndaluan të valvitej.

 

Ndalem, mendoj dhe pyes veten

ç’po ndodhë kështu me mua?!

si të tjerët pse nuk e paskam  jeten

vallë, edhe  me këtë duhet pajtuar?!


Jo, jo! shëmtimin nuk kam për të duruar 

e përbindësha s’do të ketë më këtupari,

si vëllezër e motra kanë për të bashkëjetuar

Ibri e Buna dhe Vjosa e Vardari.


Dhe, ky vend prap do të bëhet ILIRI

e me mua kurr nuk do të abuzohet,

do të jetoj me dinjitet e krenari

në trojet e mia ku lirshëm prap do të frymohet.

 
Edhe Zoti diti të më falte të gjymtuar

por më fali si një krijesë hyjnore

që i tëri të jetoj i bashkuar

shpinë për shpine e kapur dorë për dore.

 

Të jetoj në tokën e varreve të mia

ku nder shekuj prehen eshtërat e të parëve,

që mirë e njeh edhe parahistoria

ç’prej se këtu nuk vinte erë e barbarëve.

 

Në këtë tokë që zoti e kishte bekuar

e për zot të saj mua më caktoi,

se vetëm për mua e kishte krijuar

si nikoqir i mirë ta dua dhe zotëroj.

 

Mjerë kush misionin e shenjtë s'e ndihmon

që penën e pushkën tok t’i bashkojë

e At-Mëmëdheut kush jeten nuk i kushton

përjetësisht kjo tokë do të mallkojë.

 

 

 

 

 

Tage: I Tëri I Qofsha Falë


NË PËRBALLJE ME JETEN
Shkruar me 07/27/2008 16:39:27

Pikëpamje  : 

 

·        Jeta nuk matet me vitet e shkuara

      por me veprat e bëra gjatë sajë

 

·        Në duel me jeten, njeriu është ai që fiton

 

·        Jeta dikur iken e njeriu përmes veprave jeton

 

·        Të jetosh me vepra të mira, mbi të tjerët rrezaton

 

·        Të jetosh me vepra të liga,

jeton, por vetëm i ligu të vlerëson

 

·        Nëse me vepra të liga fiton,

ke fituar, por fitorja nuk qëndron.

 

·        Jeta është arenë lufte ku parreshtur luftohet

 

·        Edhe nëse beteja humbet, lufta duhet të fitohet

 

·        Jeta është një dhe vetëm një herë jetohet

 

·        E pa kuptimtë është jeta, nëse nuk shfrytëzohet

  

·        Është lehtë të bëhesh pasha në nahi

      por është vështirë të jesh njeri.          

 

Tage: QËNDRO


PËRSE E DUA ?
Shkruar me 07/06/2008 11:35:13

PREHJA NË QYTETIN TIM

 

Shkova e kah nuk shkova,

gjithkah më përplasi jeta,

Askund si në qytetin tim

prehje kurr nuk gjeta.

 

Shpesh dal fushave plot bári

e kënaqem me shumë begati,

vreshtat me rrush si qehlibari

vendit i japin imazh të ri.

 

Djelmoshave si tarzana

qiftat askund nuk ua gjanë,

të dijes e të punësi ka lindur nëna

një meter gjoksin e kanë.

 

Bukuroshet si zana të malit

veç zoti kështu ka ditur t’i falë,

si fluturat shkojnë përkrah djalit

e mua, zemra më bëhet mal.

 

Djem e vasha të reja

janë të penës e të pushkës,

dinin të godasnin si rrëfeja

kur hov duhej t’i jepej luftës.

 

Burra vigana me mustaqe

e plisa të bardhë në kokë,

më duken si lulet në bahqe

në gëzime e hidhërime janë tok.

 

Sabahudini kur shtërngon penen

kush mund t’i del përpara?

si lulja kur zbukuron pemen

më duket Fitore Metbala.

 

Laps të hollë e të mprehtë

kush mund të ketë si Agimi?

shkrime qe të kënaqin bëjnë

Besmira, Xhela, Fahredini, . . .

 

Eeeej! Këto qe i zuna n’goje

janë vetëm një minimum,

të mirat që ka Rahoveci

sikur nuk kanë fund.

Tage: Për Ty Edhe Vdekja është Pak


DASHURIA NUK VDES
Shkruar me 07/01/2008 08:12:28

"Mbijetesa e shqipës" nga Erioni
Shkruar me 05/20/2008 14:16:17

Më bëri pershtypje tema që Erioni ka hapur, Mbijetesa e shqipës. E konsideroj si shumë të qëlluar dhe të nevojëshme për ta diskutuar. Ne, këtë gjuhë e kemi dhe gjithë të tjerat sado që na nevojiten në jetë, duhet të vijnë në plan të dytë.

Vetëm le të përkujtojmë se si i Madhi At Gjergj Fishta e ka përkufizuar gjuhen tonë kur thot:

"Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim të Prillit;
Porsi i amli flladi i erës,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po, â ambël fiala e sajë,
Porsi gjumi m'nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtrí";

Kështuqë, le ta duam dhe kultivojmë ate kudo qe të jemi pavarësisht kushteve dhe rrethanave që na rrethojnë.
Me të drejt prap i Madhi At Gjergj Fishta shprehet po aty:

"Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore".

Tage: Mbështetje