Duke pare 1 - 2 nga 2 Bloge.
Pershendetje te nderuar vizitore dhe ish anetare te sajtit tone.
Sic e dini Faqet.com beri "histori" ne faqet shqiptare duke u mundesuar atyre nje hapesire sado modeste ne internet ku munden te shprehnin mendimet, krijimet dhe te njihnin bashkemoshatare te rinj.
Kjo natyrisht nuk mund te arrihej pa ndihmen e cmuar te administratoreve dhe anetareve te tjere te stafit, te cilet i falenderoj per dedikimin dhe supportin moral dhe material.
Sic kam pas paralajmeruar sistemi i ri do vinte ( erdhi pak me vonese ) por ja tek eshte. plot me opsione te reja per tu zbuluar dhe perdorur. Tashme ju mund te vendosni ne faqen tuaj Video, Fotografi, Muzike, Kalendar, Njoftime, Votime, Kuice, Blog e shume e shume te tjera...
Por si cdo gje e re qe realizohet ekziston gjithnje nje "cmim" per tu paguar. Sic eshte ndertimi i nje pallati te ri mbi nje pallat te vjeter, ndertimi i te cilit sjell domosdoshmerisht shkaterrimin e te vjetrit. Keshtu ka ndodhur dhe me Faqet.com.
Versioni i vjeter i Faqet.com nuk eshte me i rekuperueshem pra materialet e vjetra jane te humbura pergjithmone me serverin e vjeter ku dhe ndodhi problemi. Pas kaq kohe shkembimi emailesh me administratoret e serverit te vjeter nuk u arrit transferimi i bazes se te dhenave, duke humbur keshtu fotografite materialet shkrimet dhe llogarite e anetareve.
Per kete gje ju kerkoj ndjese, pasi e di, sic kam komunikuar me anetare te ndryshem, qe shume anetare kane humbur krijimet dhe shkrimet e tyre. 
Por duke shpresuar ne nje fillim te ri TE MBARE akoma me te sukseshem se i pari, ju ftoj te regjistroheni perseri ne sajtin tone, dhe ftoj cdo anetar qe ka deshire te mare pjese ne staf te me kontaktojne.
Tage: Blog