Ademi
PROFILI   GALERI   BLOGE   GUESTBOOK   MIQTE   FAVORITET   VIDEO   HOME  
 


RSS
POPULLIT QË MË LINDI
Shkruar me: 08/15/2008 12:53:02

NDARJE QË SHËMTON 

Atëbotë, Zoti nuk të fali të gjymtuar

por të stolisi si një krijesë hyjnore

që i tëri të jetosh i bashkuar

shpinë për shpine e kapur dorë për dore. 

 

Por, diçka e trishtë shpirtrat trazon e

si ëndërr e keqe, diç të mirë nuk thotë,

forcërisht  në gjoks zemrat  shtrëngon

e fytyrat engjëllore don të lajë në lotë.

 

Të kishin larguar nga logu i kuvendit

e për  ty, së prapmi pa ty flitej,

të bënë  edhe tabu të kohës e vendit

e flamurin të ndaluan të valëvitej.

 

Të vranë, të dogjën, të sakatuan...

kushdo që zgjohej më i pari,

si bishat pamëshirshëm të copëtuan

vetëm pse kishe mish e gjak shqiptari.

  

Ndalem, mendoj dhe pyes vetën

mbase , nuk jam duke kuptuar ?!

si të tjerët pse të mos e kesh jetën

vallë, edhe  me këtë duhet pajtuar?!

 

Jo, jo! shëmtimin nuk ke për të duruar

e përbindësha nuk do të ketë këtupari,

si vëllezër e motra keni për të bashkëjetuar

Ti, Ibri, Buna dhe Vjosa e Vardari.

 

Dhe, ky vend prapë do të bëhet ILIRI

e me ty më kurrë nuk do të abuzohet,

do të jetosh me dinjitet e krenari

në trojet e tuaja ku lirshëm do të frymohet.

 

Të jetosh i denjë si e gjithë njerëzia

këtu ku me shekuj ke varret e të parëve,

për çka e di kjartë edhe parahistoria

ç’ prej se këtu nuk vinte erë e barbarëve.

 

Në këtë tokë që Zoti e kishte krijuar

e për Zot të sajë vetëm ty caktoi,

këtë tokë të shenjtë e të bekuar

që ndër shekuj me ty bashkëjetoi.

   

Kush misionin e shenjtë nuk ndihmon

që penën e pushkën tok  t’i bashkojë

e At-Mëmëdheut veten nuk i kushton

përjetësisht kjo tokë do të  mallkojë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Tage: I Tëri I Qofsha Falë



Bookmark:



Duke pare 1 - 3 nga 3 Komente

08/17/2008 10:54:00


Kotelja_e_eger wrote:


shume krijim i bukur, kushtuar popullit, lirise, thirrje per bashkim...
me respekt kotelja :)



Kotelja_e_eger,
të falemnderit për komentin dhe vlerësimin tuaj lidhur me poezinë time kushtuar pikërisht POPULLIT QË MË LINDI, poashtu edhe lirisë por gjithësesi edhe një apel qe të mos lihet e heshtuar ideja e bashkimit kombtar të këtij kombi padrejtësisht të coptuar.
Përshendetje nga gjyshi Adem.



08/16/2008 17:41:44

shume krijim i bukur, kushtuar popullit, lirise, thirrje per bashkim...
me respekt kotelja :)



08/16/2008 07:04:35

Shumè patriotik ky krijim xhaxhi Adem!
Bukur dhe me teper ndjenja!

"Jo, jo, përbindësha s'do ketë më këtupari
e kurr më s’do të jem i coptuar,
Ibri e Buna dhe Vjosa e Vardari
si vëllezër e motra kanë për të bashkëjetuar."

Këtu ju shkruani atë që Poeti ka si detyrë madhore. Të frymëzoj popullin per bashkëjetesë dhe bashkim.
Bashkimi i pare i madh midis shqiptareve  u arrit ndërmjet internetit, falë asaj  që unë e quaj Shqipëria Virtuale.

Perqafime për ju xhaxhi Adem
  Erioni