Ademi
PROFILI   GALERI   BLOGE   GUESTBOOK   MIQTE   FAVORITET   VIDEO   HOME  
 


RSS
Poezia, të mbjellë dashuri
Shkruar me: 09/23/2008 10:41:59

POEZIA IME

 

Do të doja që poezia ime

e nxjerrë nga thellësitë,

të bëj rrugen e vetë trime

për të pushtuar lartësitë.

 

Si zogu të fluturojë e lirë

e me këngën e vetë në gojë,

askush në misionin e sajë të dlirë

të mos e ndryej, e as të ndalojë.

 

Mos të derdh helm e vrerë

por le të mbjellë dashuri,

ndryshe nuk do të kishte vlerë

dhe nuk do të sillte kënaqësi.

 

Le t’i këndojë të bukurës

kur nuk duket as në horizont,

me krahët e lehtë si të fluturës

le të shetis nëpër botë.

 

Të gjej shumë e shumë të mira

në vete kjo botë që ngërthen,

të iu këndojë fytyrave të dlira

por as të pistat, të qeta mos t’i len.

 

Me tërë forcën le të protestojë

atëherë kur duhet protestuar,

padrejtësitë pa mëshirë t’i luftojë

edhe vetë zoti, pot’i ketë shkaktuar.

 

Përndryshe ajo nuk do të ishte

e bekuara që duhet të jetë,

madhështinë që do të duhej të kishte

e ndryer, nuk do të mund të ketë.

Tage: Fluturo



Bookmark:



Duke pare 1 - 1 nga 1 Komente

09/25/2008 04:20:37

hehe pershendetje xhaxhi adem, me te vertete shume e bukur kjo poezia, si gjithmone qendron ne vendin e pare shpirti yt prej poeti,me veprat e tua ke ndritur te gjitha qeniet njerezore, lum si ne qe kemi nje poet si ty. nuk di cte them sepse me shume se une flet pena dhe fleta jote e bardhe qe e nxin me fjalet me te bukura qe te burojne prej shpirtit tend prej poeti, uroj qe te kesh sa me shume jetegjatesi.por te premtoj qe vepra juaj xhaxhi adem do te kete nje jetegjatesi te perjetshme jo vetem per ne miqte e tu te botes virtuale por nga e gjithe njerezia qe te njeh dhe qe te rrethon, do kisha shu me deshire te ulesha nje here ne tavoline me ju dhe jam e sigurte se nuk do ngopesha vetem duke ju degjuar e jo me te lexoja veprat e tua, ju uroj suksese ne krijimtarine tuaju, te uroj te kesh shendet te plote dhe mbi te gjitha suksese ne familje, te kam shume xhan dhe flm per te gjitha komentet qer me keni loene, ju vleresoj shume. me respekt laura.