Ai është poeti i dashurisë njerëzore dhe paqes.
Baca i nderuar Adem Berisha ka botuar përmbledhjen e bukur me poezi "Krenaria dhe pikëllimi".
Kushtuar vendlidjes së tij të dashur Kosovës dhe mbesës së tij, vogëlushes së artë Diellza e cila për fat të keq ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Bacë Ademi me vargjet e tij e prek lexuesin thellë në zemër, e trishton lexuesin, e gëzon dhe njëkohësisht i jep kurajo për të përballuar vështirësitë e jetës. Kur lexova biografine e tij të shkurtër e kuptova që vetëm vullneti, forca shpirtërore dhe dashuria për jetën të jep mundësinë për të fituar betejat e panumërta dhe shpeshherë të pamëshirshme, fatkeqësisht.! . Ai me familjen e tij ka patur forcë dhe kurajo mahnitëse, madje edhe Zemër fisnike, e madhështore për të fituar betejat e jetës dhe për te qenë përherë Zotni i nderuar, sot edhe krijues i pëlqyer.
Poeti shqiptar nga Republika e Kosovës, xhaxhi Ademi rrëfen këtu me pak rreshta jetën e tij :http://naki.newdiscussion.net/gjuhe-dhe-letersi-shqipe-f28/portreti-i-moderatorit-adem-berisha-t1052.htm
Kombin e bëjnë poetët.
Tage: Letersi Shqipe