Këtë shkrim e kam botuar më parë nëpër faqe të ndryshme. E solla këtu me disa modifikime të reja.
Mund të ndodhi që vardisja e tepruar t’i përngjaj përndjekjes.Thonë se femrat vdesin që tu vardisesh pak.Por duhet zgjedhur vajza me të cilën ja vlen këmbëngulja. Ajo e cila pëlqen që të ndjehet e deshiruar, pasi ka disa raste kur me këmbënguljen e djemve ajo ndihet "viktime" e nje vardisjeje që nuk e dëshiron.
Është mjaft e lodhshme t’i vardisesh dikujt, por lodhja mund të shndërrohet në vuajtje sidomos kur nuk arrihet fitore. Secilit mashkull mund t’i ketë ndodhur t’i vardiset ndonjë femre, ose anasjelltas pa korrur sukses. Meshkujt dihet se janë më të prirur për vardisje ngaqë femrat qëndrojnë zakonisht në pritje. Ajo pret gjatë dhe se ka problem të refuzoj edhe kur digjet nga dëshira. Vetëm se kur vajzës i mbushet mendja t’i vardiset ndonjë djali, atëherë Zoti të ruajt!
Ajo e kërkon me bindje fitoren, të cilën beson se e meriton 100%. Sigurisht që në shumë raste kanë të drejtë të besojnë te fitorja.
Ka edhe njerëz tepër këmbëngulës në vardisjen e tyre, derisa shndërrohen të bezdisshëm për të mos thënë të dhunshëm.
Vardisja këmbëngulëse është e pashmangshme në ca raste kur Suksesi kërkohet me çdo kusht e me gjithë zemër. Por ka raste që u vardisemi të tjerëve kot, sa për qejf, dhe përgjithësisht në këto raste nuk kemi arsye apo dëshirë të këmbëngulim tepër.
Gjithsesi askush nuk vlen aq shumë sa t’i lutesh deri në përgjërim.

Femrat jane disi më të rafinuara në vardisjet ndaj meshkujve, aq sa nuk kuptohet qartë nëse po tallet apo po kërkon njohje.
Ato janë dhe do të jenë përjetësisht të mistershme për meshkujt, dhe ende s’ka filozofira bindëse për të larguar misterin. &nb sp; &nb sp;
Këmbëngulja e tepruar mbetet gjithnje mungesë klasi, dhe gjërat e tepruara s’kanë lezet.
Ndoshta shumë gjëra mund të evitoheshin nëse jemi në gjendje të kuptojmë se deri në çfarë pike ja vlen dhe kemi të drejtë të ngulim këmbë. S’duhet harruar se të tjerët s’na e kanë borxh t’u bredhim nga prapa si hije, apo ti bombardojmë me sms dhe e-mail në forma persekutuese.
Askush nuk ka të drejtë të bezdisi te tjerët deri sa u fillon dhimbje koke.
Është e natyrshme që ta provojmë deri diku, por jo të këmbëngulim pafundësisht.
Po sikur të hapnim sytë dhe të kërkonin njohje me njerëz të tjerë, ndaj të cilëve s’kemi nevojë ta ekzagjerojme me vardisje. Pasi përreth nesh ka shumë vajza e djem qe pranojnë të bëjnë dashuri pa qenë e nevojshme vardisja e gjatë, e lodhshme ose e kot.
E.Selmani
Tage: Shenime